Tiranë, një i ri plagoset me armë zjarri

anazapta

Një i ri është plagosur mbrëmë në afërsi të Qytetit Studenti. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës te zona e njohur si kompleksi “Grand”. Mësohet se Ervin Gjini, nga Laçi, është  konfliktuar me një person, dyshohet për  radhën e kalimit në rrugë me makinë, ose ndonjë gërvishtje, pasi të dy drejtonin mjetet e tyre. personi tjetër, i cili mbetet ende i paidentifikuar ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Gjinit, duke e lënë të plagosur. Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia po punon për identifikimin e autorit të plagosjes.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *