Kush ishte Iljaz Pashë Dibra?

redaktor

I dashur lexues! Iljaz Dibra (Qoku) ishte figurë e njohur e Lidhjes shqiptare të Prizrenit. U bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në luftën e Gjoricës (1844) kundër Hajredin Pashës, që kërkonte të zbatonte reformat e Tanzimatit në verilindjen shqiptare. Më 1861 udhëhoqi forcat dibrane kundër përpjekjeve malazeze për të shtënë në dorë viset e Shkodrës. Është nga nismëtarët e Lidhjes së Prizrenit. Kryesoi më 10 qershor 1878 Kuvendin e Përgjithshëm që solli themelimin e Lidhjes dhe u zgjodh kryetari i saj. Kryesoi në nëntor të atij viti edhe Kuvendin e Dibrës që i kërkonte Stambollit vilajetin autonom shqiptar, dhe ishte një nga 14 anëtarët e delegacionit që do t’i paraqiste sulltanit kërkesën e autonomisë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *