Nëse gërmojmë, Tirana nuk është pa ide dhe pa zhvillime për sa i përket të rinjve. Ata që duan të bien në sy e të bëjnë diçka, mund ta gjejnë hapësirën e munguar. Madje, mund të bëhen edhe… biznesmenë. Një konkurs që të ofron një mundësi të tillë sapo ka hapur dyert dhe pret aplikimet nga kushdo që ka një ide origjinale për të paraqitur. Ideja duhet të këtë gjithmonë lidhje me teknologjinë.
Startup Weekend është një rast i mirë për të krijuar një skuadër dhe për të ndërtuar një ëndërr në vetëm 54 orë. Ajo çfarë do t’i merrte dikujt një ose më shumë muaj për t’u ndërtuar, mund të bëhet e mundur në një fundjavë falë ndihmës së skuadrës dhe ekspertizës së mentorëve. Ky është viti i tretë që organizohet një konkurs i tillë në Tiranë. Ne takuam një nga organizatorët e këtij aktiviteti, Ergest Nakon, inxhinier informatike dhe i specializuar në fushën e hakerimit etik. Me Nakon folëm më shumë për sigurinë online dhe kujdesin që duhet të këtë kushdo që është përdorues i internetit.
Ergest, gjatë bisedës paraprake që bëmë së bashku na thatë se jeni certifikuar për etikë hakerimi, çfarë do të thotë kjo?
Në 2011, pasi kalova me sukses një testim në Vjenë, u certifikova për njohuritë e mia në fushën e sigurisë dhe aftësitë e mia për të gjetur pikat e dobëta të sistemeve të informacionit në mënyrë etike. Është një certifikatë e njohur në gjithë botën, CEH (Certified Ethical Hacker). Besoj kam qenë një nga të parët që ka marrë këtë certifikatë në Shqipëri. Në thelb certifikata jepet për aftësitë e mia teknike në fushën e sigurisë së informacionit dhe aftësitë e mia për të ‘thyer’ sistemet e ndryshme.
Në këtë botë ku interneti po na pushton gjithmonë e më shumë, sa të sigurt dhe sa të rrezikuar jemi?
Po, është e vërtetë, ne çdo ditë e më shumë bëhemi të varur nga interneti për komunikimin tonë me miqtë, me kolegë, me masat. Nga vetë mënyra sesi interneti funksionon, në çdo moment jemi të rrezikuar që informacioni të cilin ne e transmetojmë, ose e vendosim online të bëhet publik. Jo gjithmonë kjo është në dorën tonë. Në momentin që ne një informacion e vendosim online automatikisht ai nuk na përket më vetëm neve. Një foto e vendosur në Facebook, një e-mail i dërguar nëpërmjet Gmail-it, profili ynë në LinkedIn automatikisht bëhen burim informacioni për kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim.
Por të mos harrojmë që në shumë raste, jemi ne që me neglizhencën dhe shkujdesjen tonë, e bëjmë internetin një rrezik akoma më të madh. Klikimet e ndryshme që mund të bëjmë në link-e të cilat nuk janë të sigurtë, attach-et të ndryshëm që hapim duke mos ditur se ca realisht ata janë, aplikacionet e ndryshme të crack-uara që ne shkarkojmë janë burime infektimi të kompjuterëve tonë e më pas humbje të informacioneve konfidenciale ose personale.

Çfarë rreziqesh na vijnë nga interneti dhe vjedhja e të dhënave tona?
Rreziqet janë nga më të ndryshmet si deformime të informacionit, mos-aksesim në të dhënat tona personale, humbje reputacioni si dhe humbje financiare. Duke marrë një shembull të thjeshtë, nëse ne harrojmë diku adresën tonë të emailit hapur, atëherë çdokush mund të arrijë të aksesojë llogarinë tonë në Facebook, Paypal, etj. Në këtë mënyrë ai ka akses në informacionet tona personale dhe financiare. Personi mundet lehtësisht të keqpërdorë fotografitë tona, ose të dhënat tona financiare në Paypal.
Një pyetje që lind natyrshëm, e kuptojmë kuriozitetin dhe interesin ndaj politikanëve, njerëzve të njohur e të pushtetshëm, po vjedhja e të dhënave të njerëzve të thjeshtë, kujt i duhet?
Në ditët e sotme shumë pak prej nesh nuk kanë kryer një transaksion financiare-online. Dikush ka përdorur kartën e kreditit për të blerë diçka online, dikush mund të ketë të dhënat e llogarisë online, të bankës, etj. Prandaj çdo kush prej nesh është objekt për t’iu vjedhur të dhënat personale.
Na tregoni disa sekrete, se si të mos biem pre e sulmeve në profilet, faqet apo dhe email-et tona?
Nuk ka rregulla të sakta ose të prera për këtë gjë. Faktori më i rëndësishëm është që të jemi të ndërgjegjshëm që të dhënat tona mund të keqpërdoren. Në këtë mënyrë të gjithë fillojmë dhe bëhemi më të përgjegjshëm për mënyrën si i ruajmë këto informacione. Por ka dhe këshilla të cilat na ndihmojnë. Duhet të bëjmë kujdes në faqet e ndryshme, në momentin kur aty kërkohet të vendosim emrin e përdoruesit dhe fjalë kalimin. Këto faqe gjithmonë duhet të përdorin protokolle të sigurta komunikimi. P.sh. kur ne futemi në Facebook, Gmail ose Outlook, duhet të sigurohemi që adresa web fillon me https:// dhe jo me http://. Duhet të sigurohemi që certifikata është e vlefshme dhe adresa që jemi duke naviguar të jetë realisht ajo që duhet. Duhet të shmangim hapjen e objekteve që na vijnë të bashkangjitur në email nga persona që ne nuk i njohim. Ose të mos u përgjigjemi email-eve të ndryshme që na kërkojnë informacione personale. Të vendosim sa më pak informacione personale në forume të ndryshme, rrjete sociale duke u kufizuar vetëm në ato informacione që janë të rëndësishme për qëllimin e kërkuar. N.q.s. nuk duam që një foto e jona personale mos të dalë online, atëherë të sigurohemi që atë asnjëherë mos ta vendosim në një rrjet social.
Thuhet se Google dhe “sivëllezërit” kanë në dorë botën, sa e vërtetë është kjo?
Google dhe kompani të tjera të mëdha kanë në dorë shumë informacione, dhe në një farë mënyre mund të themi që kanë në “dorë” botën. Kjo nuk do përbënte problem në qoftë se përdorimi i tyre do ishte i sqaruar dhe brenda qëllimit. Google dhe sivëllezërit e tij, përdorin këtë informacion për të shpërndarë reklama përdoruesve të shërbimeve falas. Facebook ka shpenzime në vlera 1.8 Bilion $ në tre muaj (Nga raporti zyrtar për tremujorin e 3-të 2014). Dhe përsëri ai ofron shërbim falas. Të ardhurat kryesore të Facebook janë nga reklamat. E njëjta vlen dhe për Google. Çdo ditë ne, përdoruesit e shërbimeve të tyre, i furnizojmë ata me informacione nga më të ndryshmet, duke i bërë ata gjithnjë e më inteligjentë. Kur ne ndajmë një informacion, një gjendje emocionale, përpara se atë ta kemi ndarë me audiencën tonë, atë e kemi shpërndarë me Google, Facebook duke ndihmuar sistemet e tyre të na kuptojnë më mirë. Së fundmi, Google ka pasur disa kritika pasi dyshohet për lexim automatik të postës elektronike në shërbimin falas të Gmail. Google e arsyetoi që skanimi nuk bëhet nga njerëz, por nga sisteme automatike. Pas daljes së skandalit, Google përditësoi kushtet e përdorimit të shërbimit (Term of use) duke e përfshirë dhe këtë. Por shumë nga ne i neglizhojnë dhe nuk i lexojnë kushtet e përdorimit të shërbimeve.
Në këto kushte si duhet të sillemi?
E kemi në dorë të bëjmë balancën midis asaj që ne e pranojmë të mos jetë më personale, dhe asaj çka mund të mos pranojmë. Personalisht, duke përjashtuar Gmail që e përdor shumë, jam shumë i kujdesshëm për mënyrën si i përdor këto shërbime. Përdor rrjetet sociale duke minimizuar të dhënat personale të cilat publikoj në to, ndaj shumë pak informacion me miqtë e mi në to dhe shmang klikimin e linkeve të faqeve ose aplikacioneve të ndryshme që kërkojnë akses në të dhënat e mia.
Përdoruesve u këshilloj të mos përdorin aplikacione në Facebook, të cilat të premtojnë se do të “tregojnë kush ka parë profilin tuaj”. Aplikacione të tilla janë thjesht tentativa për të marrë informacione personale e më pas t’i përdorin për reklama ose keqpërdorin. Funksionalitete te tilla, gjithmonë ofrohen nga vetë rrjeti social (p.sh. Linkedin të ofron të shikosh personat që kanë parë profilin tuaj)
A ka vend për panik?
Pas ngjarjeve të fundit, duke nisur me publikimin e informacioneve nga Edward Snowden për programin e NSA mbi mbledhjen e informacioneve te ndryshme për qytetarët amerikanë dhe jo vetëm, besoj se të gjithë ne duhet te ndërgjegjësohemi për atë çfarë po ndodh. Duhet të kuptojmë rëndësinë e informacionit, të dimë si të mbrojmë atë. Nuk po them qe duhet te mbyllim Facebook-un apo Twitter-in, por ama duhet të kemi kujdes, çfarë shkruajmë, dhe me kë e ndajmë informacionin. Asnjëherë nuk duhet të vendosim informacione personale në këto rrjete; i gjithë informacioni që ne hedhim, edhe pasi e fshimë, jo gjithmonë zhduket 100% nga interneti.
Ju jeni një haker që mund të hyni kudo?
Jo, jam një ekspert në fushën e sigurisë, që çdo ditë mundohem t’i bëj sistemet sa më të sigurta. Teknikisht kam njohuritë e nevojshme për të hyrë në çdo sistem që ka një pikë të dobët. Unë përdor këto njohuri për ta bërë informacionin sa më të sigurt. Nuk më lejohet të veproj në mënyrë jo etike.
Cila është marrëdhënia juaj me njerëzit, a ju pyesin ata si, apo kërkojnë që t’i zbulosh ndonjë password?
Më ka ndodhur shpesh kjo, ku të njohurit e mi më kërkojnë t’u gjej fjalëkalimet e Facebook-ut ose email-it të personave te tjerë. Shumica e rasteve janë të nxitura nga faktor socialë e njerëzorë, si p.sh. xhelozi ose mosbesim. Deri tani nuk më ka ndodh të më kenë thënë për raste përfitimi. Sidoqoftë në të gjitha rastet përgjigja ka qenë shumë e prerë, dhe refuzimi ka qenë opsioni i vetëm për mua. Kur vendos një drejtim të caktuar në jetë, atë të etikës profesionale, nuk ke mundësi të tjera për raste të tilla.
Jeta
Ergest Nako ka studiuar Informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Është diplomuar në 2007. Aktualisht punon si ekspert në menaxhim projektesh të ndryshëm. 31 vjeçari me origjinë nga Vlora vjen nga një eksperiencë 10-vjeçare në fushën e teknologjisë së informacionit, nga të cilat 7 në fushën e sigurisë së informacionit. Gjithashtu është duke organizuar, së bashku me një grup të rinjsh të pasionuar, Startup Weekend Tirana, edicioni i tretë. Ky është një event ndërkombëtar dhe organizohet në 200 vende të tjera në të njëjtat data.
***
Çfarë pritet të ndodh gjatë fundjavës Startup?
Një biznes për 54 orë
Startup Weekend Tirana është pjesë e rrjetit global “Startup Weekend”, themeluar në vitin 2007, në Seattle. Formati është i njëjtë në të gjitha vendet që aplikohet: nis ditën e premte me seanca brainstorming, ku pjesëmarrësit motivohen të shprehin idetë e tyre të biznesit. Pas kësaj krijohen skuadra për të vënë në jetë këto ide biznesi. Gjatë orëve të fundjavës fokusi është mbi implementimin e ideve, testimin e tyre, si dhe ndërtimit të një produkti në miniaturë. Të dielën në darkë, pjesëmarrësit prezantojnë prototipet e tyre përpara një paneli ekspertësh. Në fund ndahen çmimet. Këtë vit sponsorët globalë si Google, Amazon, Up Global ofrojnë çmime shumë tërheqëse për pjesëmarrësit. Eventi është i hapur për sponsorë lokalë, prandaj ftojmë të gjitha ata që ndajnë të njëjtin pasion për teknologjinë e biznesin, për të kontribuar në suksesin e këtij eventi, duke kontaktuar në [email protected] ose http://tirana.up.co. Startup Weekend Tirana këtë vit do të zhvillohet gjatë fundjavës 21-23 nëntor në Ministrinë e Mirëqenies Sociale edhe Rinisë. Ajo çka është speciale për këtë Startup Weekend është fakti se zhvillohet në Javën Globale të Sipërmarrjes. Aneida Bajraktari, Ergest Nako, Marsida Vishkurti, Elio Qoshi dhe Klajdi Turlla janë të rinjtë e pasionuar pas teknologjisë dhe sipërmarrjes që do të sjellin këtë event në Tiranë. Ata shprehen të sigurt se ky event do të kontribuojë në realizimin e ëndrrave të të rinjve shqiptarë.
***
Padronët e vërtetë të botës
Google dhe “sivëllezërit” kanë në dorë botën. Kanë një fuqi prej 2 mijë miliardë dollarë, qindra-miliona klientë, dinë gjithçka për ne dhe mund të ndikojnë në zgjedhjet që bëjmë. Pesë gjigantët amerikanë të Internetit -Amazon, Facebook, Microsoft, Apple dhe Google – janë padronët e vërtetë të botës. Dhe disa kanë nisur të shqetësohen. Dinë gjithçka për ty. Çfarë të pëlqen, atë që shkruan dhe mendon, madje edhe ndjesitë e tua. Çfarë blen, ku shkon çdo ditë dhe në çfarë ore. Kur u bindesh zakoneve të tua dhe të gjithë herët që zgjedh kapriçion për t’i shkelur. Janë kudo. Në shtëpi, në xhep, në makinë. Apple, Amazon, Facebook, Google dhe Microsoft janë sovranët e vërtetë transnacionalë. Fuqi të mëdha globale të epokës së Internetit (të gjitha amerikane) që, tamam si ato të vërtetat, janë gjithmonë në luftë mes tyre. Objekti i konkurrencës jemi ne. Apo 2.8 miliardë personat që, ashtu si ne, çdo ditë lundrojnë në internet dhe kanë një kartë krediti. Secili konkurrent dëshiron të bëhet padron i botës, të ketë sa më shumë ndjekës dixhitalë dhe të eliminojë konkurrencën. Janë sovranë sa diskretë e të heshtur, aq edhe të fuqishëm. Për të fituar besnikërinë e klientëve, ofrohen që të bëhen furnizues globalë të gjithçkaje, produkte, shërbime dhe zgjidhje që përmirësojnë dhe thjeshtësojnë jetën tonë.


SHUME TYM E ASPAK MISH TE PJEKUR
per me shume Ergesti nga Vlora na “keshillon” te mos klikojme ne faet interntiane me “HTTP:// “por vetem ne ato me “HTTPS://” dhe me poshte duke u zhytur ne boten e tij virtuale rekomandon “http://tirana.up.co”.
Rritu edhe pak Ergest se je akoma i vogel dhe ate çerifikaten vjeneze si te atij piktorit mik i Edi Kristaq Rames, perdore per………!
INTERNETI dhe @- PAGESAT : se si të mbrohemi nga mashtrimet
Me poshte jap disa këshilla se si te mbrohemi ne konsumatorët nga mashtrimet gjate perdorimit të mjeteve të reja të pagesës : kartat e kreditit , transferet , e-banking , pagesat me celular,
– e para .
A kemi marrë shpjegimet e duhura se si ti përdorim keto mjete moderne ?
– A i dimë rreziqet kur ne nënshkruajë një kontratë duke përdorur këto mjete të pagesës ?
– A e dimë se , nëse pesojme një mashtrim, banka që na ka ofruar këto mjete te pagesës nuk mban asnje përgjegjësi ?
Kartat e kreditit dhe ATM
Kartat e pagesave janë mjete që na japin mundesine për të blerë mallra dhe shërbime pa përdorur të holla : duke debituar llogarinë tone bankare ( ATM) ose të shtyrë (kartë krediti) . Gjithashtu me keto karta ne mund të tërheqim para nga ATM përmes një kod identifikimi ( PIN) .
Te mirat – Mundësia për të tërhequr para në çdo bankë dhe për të blerë në dyqane me pajisje POS , për kartat e kreditit , si dhe përdorni jashtë vendit, dhe pagesat ne largësi (p.sh. për pazar në internet ) .
Te keqiat – rreziku i klonimit të kartave, i cili realizohet përmes dyfishimit të një kartë pagese nga kriminele që kane për qëllim të abuzojnë, pas leximit të të dhënave.
Si të mbrohemi nga mashtrimet
kartat e kreditit në ATM
1) Gjithmonë mbuloni dorën tuaj, kur ju shkruani kodin .
2 ) Kini kujdes të mos ju shikojne kur ju shkruani kodin.
3) Te jeni te vemendeshem ndaj çdo anomalie në sistemet e kontaktit dhe elektronike të përdorura (p.sh. , keyboard, hapësira në të cilën rrëshqet kartë magnetike ) .
4 ) Koha me e mirë për të shkuar në ATM eshte në orët e hapjes së bankës: në rast të dështimit apo dyshimi ju mund të pyesni punonjësit e bankës .
5) Kontrolloni ekstratet tuaja bankare dhe lëvizjet qe keni bere çdo javë .
Pas pagesës POS
1) Është e këshillueshme të rregullohet kufiri i shpenzimeve mujore të kartës në minimum për të kufizuar dëmin në rastin e klonimit .
2 ) Kontrolloni ekstraktin e kartës çdo javë .
3 ) Nëse është e nevojshme, kerkoni ne bankën tuaj te njoftoheni me SMS pas çdo perdorimi te kartave.
4 ) Eshte i rekomanduar përdorimi i kartave te kreditit te rimbushura.
Në rast të klonimit
Menjëherë kerkoni te bllokohet karta duke bere ankesë ne organet e policise !
E- BANKING
Tregu bankar në shtëpi është në rritje: në Shqiperi sipas te dhenave te Bankes se Fullanit ka mbi 30.000 llogari te kualifikuara për të punuar nëpërmjet internetit, te cilat i japin mundësi perdoruesve që të kontrollojne llogarite dhe lëvizjet e bera ne k/k, të bëjnë transferta bankare dhe inkasojne para.
Te mirat – shpenzime të reduktuara dhe lehtësinë në konsultimin e tyre.
Te keqiat – rreziqe në rritje në mashtrimet telematike, me vjedhjen e fjalëkalimet dhe kodet sekrete (te famëkeqet ” phishing “) .
Si duhet te mbrohemi nga mashtrimet
1) Duhet te installojme dhe të mbajmë të përditësuar sistemin operativ dhe programet e sigurisë ( antivirus dhe antispyware ), duke kryerjen skansione periodike dhe duhet te mbrojme trafikun në dhe jashtë e kompjuterit me filtrimin e të dhënave duke perdorur software ( firewall ) .
2) Kur jemi duke shfletuar Internetin, eshte e mira qe te installojmë programe vetëm kur mund të kontrollojme origjinën e tyre.
3) Duhet të verifikojmë vërtetësinë e lidhjes me bankën, duke kontrolluar emrin në shiritin e navigimit.
4) Rregullisht duhet te kontrollojme lëvizjet ne llogarinë bankare për të siguruar që transaksionet janë raportuar me korrektese perfshire edhe ato ato të kryera jashte internetit.
5) Duhet ti kushtojme vëmendje çdo anomalie në krahasim me mënyrën e zakonshme në të cilën jemi mesuar për të rregjistruar të dhënat personale në faqen tone të internet bankes.
6) Eshte e mira ti jepet prioritet llogarive online me fjalëkalim One Time ( OTP ), qe behet me një instrument ne madhësinë e një USB-key, që në çdo shtypje te një butoni tregon një kod çdo here të ndryshem për të përdorur si një konfirmim fjalëkalim të veprimeve te urdheruara.
phishing
Phishing është një mashtrim kompjuteri qe bëhet nga dërgimi i @-mailit te rreme me dergues ne dukje reale, me faqe te rreme interneti që lidhin banken, posten, PayPalin, Ebayn me adrese interneti te klonuar . Kriminelet kane për qëllim vjedhjen e të dhënave konfidenciale për qëllime të paligjshme, të tilla si të dhënat e llogarise bankare, shendetesore, personale etj
Si mund te mbrohemi nga mashtrimet
1 ) Te mos klikojme në lidhjet e përmbajtura në @-mailin e dyshimtë që mund të çojë në faqe te rreme, shumë të ngjashme me origjinalin.
2 ) Të jemi te kujdesshëm për çdo kërkesë për të dhëna që lidhen me kartat e pagesave bankare , kodet e aksesit në shtëpi ose informatat tjera personale: – banka kurrë nuk kërkon këto informacione nëpërmjet @-mailit !
3) Të jemi te kujdesshëm pas çdo mesazhi (e-mail , faqet e internetit , kontaktet, mesazheve të menjëhershme , chat dhoma ose peer-to- peer ), me ftesa për të shkarkuar programe ose dokumente të cilat janë me origjinë të panjohur .
4) Kur kemi dyshim se një email mund të jete phishing, në mënyrë origjinale , të qartë dhe ende absolutisht nuk duhet te klikojme në linkun !
Dhe ja dy programe falas qe nuk duhet ti mungojne asnje shqiptari qe perdor kompjuterin:
Zone Alarm dhe PeerBlock 1.0 (r484), natyrisht e firewallin e Microsoft-it.
Jane programe te thjeshte, te programueshem, me axhiornim automatik, nuk rendojne perdorimin e microcipit dhe jane tmerri i hackerave edhe atyre me te sofistikuar.
interesante kjo :/
Global kredive financiare , LLC ,
Sheshi 33 St James ,
Londër SW1Y 4JS .
Mbretëria e Bashkuar.
Dear Sir / Madam ,
Kjo është për të reklamuar për ju se Global kredive financiare , LLC është duke i dhënë jashtë hua me një normë interesi prej 2.5% , pa kolateral dhe pa tela, Kredi personale , Kredi Debt Consolidation , Kapitali , Kredi Biznesi , Kredi Edukimi, dhe Home Loan .
A keni qenë kthyer poshtë nga banka juaj ? A keni kredi e keqe ? A keni faturat e papaguara ? A jeni në borxhe ? A keni nevojë për të ngritur një biznes ? nëse jeni të interesuar në ofertën tonë na kontaktoni ASAP në e-mailin tim : [email protected]
Faleminderit
Z. Alfred Benedict
Përfaqësuesi klient .