Vargjet e Arben Dukës

anazapta

Armiqtë e Popullit!

(Pjesa e parë)

Na duket kjo shprehje,
Si një lashtësi,
Po armiqtë e popullit,
Janë në qeveri!

Janë në qeveri,
Armiq të betuar,
Jetën dhe Atdheun,
Krejt e kanë shkretuar!

Portat e vatanit,
Me rrënjë i kanë shqyer,
Këtu vjen gjithë bota,
Vetëm për të dhier!

Erdhi ACR-ja,
Domethënë e sollën,
E për të miliarda,
Malet tona pollën!

Kurvë e Austrisë,
Iku – na la pendët,
Po dhe Kurva jonë,
Dot s’i tundi këmbët!

As që pordhi fare,
Për shtet e kontratë,
S’pagoi asnjë cent,
Jo e jo kamatë!

U dend me flori,
Mbi sy vu kapellon,
Shqipërinë e bëri,
Njëlloj si bordellon!

Qeveri e zezë,
Nuk tha asnjë fjalë,
Si një qen i rrahur,
Me bishtin në shalë!

Këtu ACR-ja,
Bëri kusari,
Se ishte me plehrat,
Në ortakëri!

Se ishte me plehrat,
Në ortakëri,
Kjo është turp i turpit,
Nuk është qeveri!

Kjo është turp i turpit,
S’ka në botë të dytë,
Shqipërisë ia treti,
Gjithë pasuritë!

Atë sqep të gjatë,
T’ia presim lejlekut,
Malet ia dha kurvës,
Detin ia dha grekut!

Detin me gjithë naftë,
Peshqesh mori greku,
Dhe një Mut të Madh,
Na bëri dhe Çeku!

Na bëri dhe çeku,
Domethënë CEZ-i,
Në majën e plehut,
Kakarit këndezi!

Vijon nesër

Share This Article
3 Comments
    • Fol o Arben Duk, fol se vetem ti mund ti thuash gjerat shkurt e sakllam. Te lumte, por edhe saliu as e luan fare, por edhe Rama me shoke as e tundin dot nga vendi sepse ka Saliu nje qehja qe quhet Ilir meta qe eshte si Cerberi mitologjik

  • Agron DUka per deputet!!!!! Ne bulqiz e duam! O Edi Rama na e vej ne per deputet se esht njeri i mir e mendon seriozisht per ne minatoret e familjet tona

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *