Pas lajmit se për festivalin e fundvitit, do mund të na (ç)nderojë fenomeni Conchita me ardhjen e saj në Tiranë, vjen dhe lajmi tjetër, ai ardhjes së këngëtares britanike Jessie J, për të kënduar – ose ndryshe performuar (meqë më shumë se për këngë, sot është fjala për shfaqje me përmbajtje gjysëmerotike e gjysëmskizofrenike), jo në festival, por në një koncert me rastin e 70-vjetorit të çlirimit.
Të tillë turlie, vetëm në punët tona e has. Jo Jessie J të vijë, por dhe Madona dora vetë të na urdhëronte për këtë rast, do ishte një idiotësi e papranueshme. Ne po jemi të zënë me gjëmën që na solli Kostandini, ndërkohë që hajvanllëqet vijojnë nonstop, me atentate në nivele kulturore deri në masakrim.
Hajde, përpiquni të gjeni një lidhje mes 70-vjetorit të çlirimit, pas së cilës qëndrojnë beteja, luftra, heronj – ku ajo çfarë kremtohet është kujtimi dhe nderimi për ata njerëz që shkruan një epope – me hitet pa lidhje të Jessie J e kurmin e saj provokues, siç është paraqitur dhe në foton që shoqëron lajmin.
Më shumë se për të kënduar, duket sikur ajo do vijë për të testuar veteranët nëse nën peshën e moshës, mund t`u “ngrihet”… sërish pushka për të qëlluar drejt objektivit-gjoks, sigurisht në kuadër të 70-vjetorit.
Nëse do ish fjala për të na nderuar dikush atë ditë e atë mbrëmje, ndonjë i huaj, artist i madh doemos e me njëfarë lidhjeje me Shqipërinë, ky do ishte Albano Karrizi.
Ka patur babanë ushtar në frontin shqiptar; prej babait, mban emrin e Shqipërisë në kujtim të këtij vendi; si dhe i ka kënduar lirisë si pakkush në fund të viteve `80./E.H

Rilindje: Nga Ciljeta tek Jessie J. Kjo ia kalon Ciljetes se eshte angleze.
E paskan lojtur prej fiqiri E.H. keto pjesemarrje se ai eshte mesuar qe gruan ta shohe te mbuluar koke e kembe e ta konsideroje inferiore ndaj burrit. Edi Rama duhet te beje cmos qe te shpetoje ushtarin E.H. nga kjo menxyre.
Shume dakort me shkrimin,
duket qe Edushi do ta mbuloje m.tin me shurre I themi ne.
Pa kuptim dhe pa asnje lloj pershtatjeje me evenimentin.
Si tyc qe eshte Rama mendon te transformoje lojerat e Facebookut ne evenimentet Qeveritare.
Komplet diletant dhe I papjekur.
Veteranet arriten ne shekullin e B,thes.
Kjo eshte dhurata e Clirimit.
homos-info-hanaliticus ! ti ke te drejte qe pergojos paturpesisht artikull shkruesin EH per njerezit e familjes , a thua kane dhene mendim e tyre familja çfare do thene per keto putanat e sotme te botes , nga reagimi juaj kuptoj se ju si evropian ultraliberal i thekur , familjen ja keni dorezuar me kenaqesi shoqerise se lire nudiste te brezit aktual , ta gezosh kulturen dhe digjenerimin qe shpalos ne mendje e zemer , por mos harro se kultura dhe dinjiteti i shoqerise shendoshe Europiane nuk eshte ajo qe shihni neper ekrane televizioni e kinemaje , familja ende eshte shtylla shoqerore ,
Mergimtari,
Fatkeqesisht ti paske edhe mendjen te merguar larg… shume larg.
Bigotizmi eshte ai qe sjell dhune dhe jo respekti dhe liria qe secili te jetoje jeten e tij seksuale pa u paragjykuar.
Info-analitike ! si shqiptar e ke degjuar shprehjen popullore ; gjella me kripe dhe kripa me karar , une jetoj ne nje kryeqytet te famshem boteror te kultures dhe lirise ne Perendim , ku bashkejeton ka lloj lloj racas e kulturash te nderthurura e ekuilibruarmire , jam kunder ekstremeve , por abuzimi me lirine sjell tronditje ne shoqeri dhe ekstremizem qe eshte fatal per te gjithe . Nuk jam kunder ardhjes se çdo artisti te çdo rryme , por ne rastin konkret drejtuesit idiote te pergatitjes se ceremonise festive te çlirimit apo largimit te pushtuesit ( merre si te duash) mund te festonin me folkun shqiptar dhe me te huaj qe jane ne akor me idene festive .
Po pse more burre, c’te keqe ka qe te vije nje femer nga Anglia dhe te hidhet nje cike para Sulos dhe shokeve te tij. Partizanet trima qe luftuan me arme ne dore nuk paten frike dhe nuk i hengri dot topi i gjermanit dhe jo te kene frike se do ti haje gopi i britanikes. Le te vije mire se te vije. Ne do ta presim ashtu si dime ne!