Izraeli vret liderin e Hamasit

redaktor

Organizata Hamas lajmëroi se lideri i njërit prej grupeve të armatosura të tij mbeti i vrarë nga një sulm ajror i avionëve ushtarakë izraelitë në Rripin e Gazas.

Dëshmitarët nga vendngjarja thanë për BBC se makina e Ahmed Said Khalil al-Jabari u qëllua nga një raketë në kohën kur po udhëtonte në qytetin e Gazas.

Izraeli fajëson al-Jabarin për të gjitha sulmet terroriste të ndëmarra kundër qytetarëve dhe interesave të tij në dhjetë-vjeçarin e fundit.

Hamasi ka reaguar pas vrasjes se Ahmed Said Khalil al-Jabari. Zëdhënësi i grupit palestinez që qeveris Rripin e Gazas e cilësoi vrasjen e tij një “akt pabesie me pasoja të mëdha për Izraelin”.

E menjëherë pas kësaj deklarate në Gaza janë dëgjuar të tjera shpërthime të fuqishme që për momentin nuk dihet nëse janë pasojë e veprimeve luftarake të ushtrisë izraelite apo “hakmarrje” e Hamasit për vrasjen e liderit të saj ushtarak.

Përshkallëzimi i dhunës rrit frikën për luftë në rajon, ndërsa situata mbetet tejet e tensionuar mes palëve.

Jabari është i pari udhëheqës i lartë i Hamasit i vrarë nga forcat izraelite në këto katër vjet. Aksioni izraelit pasoi deklaratët e politikanëve dhe udhëheqësve të lartë ushtarakë në Tel Aviv lëshuar së fundmi ku thonin se po marrin seriozisht në konsideratë vrasjen e krerëve të Hamasit që operojnë në Gaza pas rritjes së bombardimeve me raketa nga ky territor drejt qyteteve izraelite.

Që nga e shtuna katër civilë dhe tre militantë palestinezë, përfshirë këtu edhe Jabarin, janë viktimat e bombardimeve izraelite në territoret palestineze.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *