A ka pasur qytet me emrin Spinaricë?

redaktor

I nderuar lexues! Spinarica ka qenë qytet mesjetar me rëndësi në bregdetin e Adriatikut, buzë kanalit të lagunës së Nartës. Emri ruhet ende në emrin e fshatit Zvërnec të Vlorës, ku në një ishull gjendet edhe sot një kishë e stilit bizantin. Spinarica kaloi nga sundimi i Bizantit nën Venedikun, hohenshtaufët, anzhuinët dhe ishte më në fund pjesë e despotatit të Vlorës. Spinarica pati një veprimtari të gjallë tregtare veçanërisht që nga gjysma e dytë e shek.XIV. Ajo tregtonte sidomos me drithëra, kripë, hekur, sende ushqimore, drurë, mëndafsh, sende luksi. Roli i saj tregtar ra në fund të shek.XIV. Pas pushtimit osman më 1417, Spinarica nuk përmendet më si qytet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *