Pritshmëritë nga vizita e kryeministrit Edi Rama në Beograd, për diplomatin Lisein Bashkurti janë të pakta.
Argumentat ai i peshon në kandarin e historisë mes dy vendeve, por më së shtumi nga klima e krijuar pas incidenteve të dhunshme gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.
Kryeministri shqiptar do të shkelë të hënën Beogradin për herë të parë 68 vite pasi Enver Hoxha u prit në kryeqendrën jugosllave nga Josif Broz Tito.
Diplomati Bashkurti thotë se kreu i qeverisë shqiptare do të duhet t’i kërkojë homologut serb, që Beogradi të paktën të njohë “de facto” Republikën e Kosovës.
Dita e dytë e vizitës në Serbi, do e çojë Edi Ramën në Preshevë.
Analisti Mentor Nazarko, thotë për Dojçe Vellen, se Shqipëria duhet të përkujdeset për këtë minoritet shqiptar.
“Duhet të sigurohet vazhdimësia e asaj popullsie në një territor me rëndësi strategjike. Duhet të behet presion tek Serbia që s’ka alibi pse popullsia shqiptare ka standardet më të ulta të jetesës, krahasuar me pjesën tjetër të Serbisë”, u shpreh ai.

Kotesira te kalbura. Hajde baba te tregoj arart. E kush pa dhe kujt.!!!
Të tre japin ato këshilla që do t’i jepte cdo shqiptar amator në politikë? Nuk thonë asgjë të re? Madje fevziu quan Enver Hoxhën “politikan amator”!? Sa larg politikës je megjithëse i servilosesh 24 orë në ditë mor fevzo? Për kokën tuaj tullace thonë “ç’e do tenxherja kapakun kur s’ka gjë brënda”? Tani do t’a them dhe unë? Tung!
Të tre japin ato këshilla që do t’i jepte cdo shqiptar amator në politikë? Nuk thonë asgjë të re? Madje fevziu quan Enver Hoxhën “politikan amator”!? Sa larg politikës je megjithëse i servilosesh 24 orë në ditë mor fevzo? Për kokën tuaj tullace thonë “ç’e do tenxherja kapakun kur s’ka gjë brënda”? Tani do t’a them dhe unë? Tung!
PRITSHMERITE JANE SHUME TE MEDHA.
NE SERBI JETOJNE 1 MILION NJEREZ ME GJAK SHQIPETAR, NDAJ TE CILEVE SERBIA KA 100 VITE QE APLIKON PROGRAME ASIMILIMI.
EFEKTI ME I VOGEL I KESAJ VIZITE ESHTE SE DO SHERBEJE SI SHKOP NE RROTA PER KETO PROGRAME.
PRANDAJ U PERPOQEN SERBET TA ANULOJNE VIZITEN ME LLOJ LLOJ FORMASH.
PRANDAJ EDHE NIKOLICI NUK DO TA TAKOJE RAMEN, SEPSE NUK ESHTE DAKORT ME KETE VIZITE, PIKERISHT PER KETE ARSYE.
DUHET TE THEKSOHET SE NIKOLIC ESHTE PASARDHES I MILLOSHEVICIT.
TUNG