Trupi i pajetë i një 60-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në një kanal në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhurnë fshatin Luz, ku është gjetur i vdekur Tod Preng Deda, 60 vjeç, banues në Spitallë të Durrësit. Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkaqet e vdekjes së tij.
