Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, komentoi dje vizitën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd. Kryetari i Kuvendit i ka cilësuar konstruktive dhe normale deklaratat e Ramës gjatë konferencës për shtyp me homologun serb Vuçiç. “Deklaratat mendoj se kanë qenë mjaft konstruktive dhe normale. Përderisa është edhe deputet i Vlorës, po të shikosh vazhdimisht peizazhet e Vlorës, siç po i shohim dhe ne tani, deklaratat janë mjaft normale”, tha Meta.
I pyetur lidhur me deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili i quajti provokuese fjalët e homologut shqiptar, Meta u shpreh se ishte një reagim i momentit. “Mendoj se ishte një reagim i momentit. Rëndësi ka që vizita po ecën shumë mirë”, deklaroi Kryetari i Kuvendit. Kryeparlamentari i bëri këto deklarata gjatë vizitës së ekspozitës me piktura me temë, “Vlora në telajo”, në ambientet e Muzeut Kombëtar. Të pranishëm në këtë aktivitet, ku ishin ekspozuar punët e 60 artistëve të peizazhit vlonjate, ishin të pranishëm edhe ministra, deputetë, përfaqësues të pushtetit vendor, si edhe akademiku kosovar, Rexhep Qosja.

nje bravo e madhe
Rama eshte politikan i kalibrit boteror.Ju te tjeret jeni meskine,me jep kaq ministra,kaq drejtore…pazarxhinj.Te pakten mbeshteteni pa kushte,per hir te interesave kombetare,se qe nga Ismail Qemali,nuk ka pasur Shqiperia nje politikan atdhetar si Rama!