Nga një konferencë e zakonshme për shtyp mes dy krerëve të qeverive, takimi Rama-Vuçiç është kthyer në një shkëmbim replikash dhe qëndrimesh të kundërta për sa i përket çështjes së Kosovës.
“Provokimi” dhe irritimi
“Për Kosovën kemi dy qëndrime krejt të ndryshme, por realiteti është një dhe krejt i pandryshueshëm. Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe europian. Ajo duhet respektuar dhe duhet bërë pjesë, ashtu siç po bëhet e integrimit europian, si dhe euroatlantik dhe siç e kam theksuar në samitin e fundit të NATO-s, dua ta përsëris hapur dhe sinqerisht: Njohja e Kosovës nga vende europiane që ende nuk e njohin atë, është në rradhë të parë një çështje sigurie europiane”, tha Rama. Kjo deklaratë ka bërë që të irritohet kryeministri serb Alexander Vuçiç. “Dua të them se nuk kam pritur provokime nga zoti Rama dhe nuk kam pritur që do të flasë për Kosovën dhe Metohinë. Nuk do ta lejoj askënd që të nënçmojë Serbinë në Beograd. Kosova është pjesë e Serbisë dhe nuk ka pasur asnjëherë lidhje me Shqipërinë. Më vjen keq që zoti Rama ka shfrytëzuar rastin që të flasë në lidhje me këtë temë, pavarësisht se nuk jemi marrë vesh më parë”, tha Vuçiç.
Ftesa
Pas këmbënguljes së gazetarëve, nga kryeministri Rama u tha se mund të ketë një vizitë të kryeministrit serb vitin e ardhshëm në Tiranë. “Aleksandër, ju siguroj se në Tiranë ne nuk do të ndihemi të provokuar nëse ju do të keni përsëri të njëjtin qëndrim lidhur me Kosovën, por do të ndihemi thjesht të keqardhur, sepse është një realitet i njohur botërisht nga më shumë se gjysma e Kombeve të Bashkuara dhe është një realitet që sa më shpejt ta njohin, aq më shpejt mund të lëvizim përpara në të gjitha drejtimet dhe kuptimet. E përsëris, që mikpritja jo vetëm do të jetë reciproke, por ju siguroj se ju do të ndjeheni shumë mirë në Tiranë dhe në asnjë mënyrë, asnjë fjalë e thënë prej jush, nuk do të konsiderohet provokim, pavarësisht se mund të jetë tërësisht e ndryshme nga çfarë ne do të prisnim, për një temë apo një temë tjetër”, tha Rama. “Përsa i përket integritetit territorial të Serbisë, kjo nuk do të cënohet prej askujt. Na takon që ne t’i respektojmë këta njerëz dhe ku i kemi gabimet në ndërtimëet e shkollave dhe spitalet dhe se çfarë mund të bëjmë për qytetarët tanë”, tha nga ana e tij Vuçiç.

SUKSES ESHTE VETE VIZITA.
NE SERBI JETOJNE 1 MILION NJEREZ ME GJAK SHQIPETAR, NDAJ TE CILEVE SHTETI SERB KA 100 VITE QE ZBATON PROGRAME ASIMILIMI DHE JA KA ARRITUR DERI NE NJE FARE MASE.
CDO AFRIM I SHQIPERISE ME SERBINE, DO TE CONTE NE MINIMIN E KETYRE PROGRAMEVE DHE TEK KETA NJEREZ DO TE ZGJOHEJ NDERGJEGJA KOMBETARE.
KJO ESHTE ARSYEJA QE SERBET DERI NE MOMENTIN E FUNDIT DONIN QE VIZITA TE MOS KRYHEJ DHE EDHE PASI U KRYE NUK RESHTEN SE MINUARI KETE VIZITE.
KJO VLEN PER 40% TE POPULLSISE SE SERBISE QE NUK JANE SERBE.
VETE SERBIA ESHTE SHTET ARTIFICIAL I NGRITUR PAS LUFTES I-RE BOTERORE NGA RUSIA, DUKE MARRE TERRITORE NGA PERANDORIA OSMANE DHE AUSTRO-HUNGAREZE.
PREJ ASAJ KOHE SERBIA VETEM ESHTE PERPJEKUR TE PERZERE DHE ASIMILOJE POPULLSITE E KETYRE TERRITOREVE QE NUK ISHIN SERBE.
KESHTU SHPJEGOHEN REAGIMET “E PAPJEKURA” TE POLITIKANEVE SERBE ME QELLIMIN E VETEM, ANULIMIN E VIZITES.
SE MOS KUJTONI SE JANE VERTETE AQ DEBILA SA TE BEJNE NGA ATO VEPRIME FEMIJENORE.
JO ORE JO, KANE INTERESA TE MEDHA DHE ATO PO U MINOHEN.
ERDHI KOHA E SHQIPETARIT O NJEREZ.5
Personalisht ndihem i lumtur per kryeministrin tone ne lidhje me viziten ne Beograd dhe ate cfare tha ne konferencen per shtyp para te ftuarve e gazetareve zoti Rama.
Vucic tregoi se ate qe nuk e shprehu dot me fjale e ndyu me veprime jo diplomatike por amatoreske te nje kryeministri te vendit prites, qe nuk pozoi dhe nuk i dha doren ne fund te konferences per shtyp, qellimi ishte per ta fyer Ramen , por ai harroi se e lartesoi edhe me shume.
Me lind e drejta te pyes zotin Bumci, a perfaqesoi Rama te gjithe shqiptaret ne Beograd ?
Kjo marre shkas nga nje koment i tij i dy diteve me pare se Rama nuk perfaqeson te gjithe shqiptaret.
Bravo, Bravo, Bravooooo Z. Rama.
Shqiperia vetem me nje kryeminister largpames dhe politikan si ti mund te jete pjese e Bashkimit Europian.
BRAVOOO
Médiat serbe duhet te punojne per ndryshimin e mentaliteteve dhe disniveleve te aktoreve :politike dhe popularité,per te lehtesuar pritshmerite.
jepi edo kater gjashte ….domino