Berlini nuk do të jetë i kënaqur me grindjet e dy kryeministrave në Beograd, por ndodhi si pasojë e humbjes së rastit të krijuar nga dialogu Kosovë-Serbi, që Beogradi të shtyhet drejt ndërmarrjes së hapave që do ta njihnin realitetin në Kosovë.
Kështu thotë në Berlin, analisti gjerman, Bodo Weber, nga Këshilli për Politikë të Demokratizimit.
Duke komentuar për “Kohën Ditore” zhvillimet gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd, Weber tha se deklarimi i Ramës rreth pavarësisë së Kosovës është thjesht një numërim i fakteve tashmë të njohura.
Sipas tij, Berlini duhet të mendojë kur do t’i thotë Beogradit se është koha për të njohur Kosovën.

Une mendoj se eshe nje projekt i Berlinit dhe BE-se qe te behet sa me pare njohja e Kosoves nga Beogradi. Mendoj se Serbia nuk ka alternative tjeter. Ena e saj ekonomike do ta detyroje qeverine serbe te shofi kjarte se e ardhmja e Serbise eshte alternativa europjane dhe jo ruse.
Berlini pa diskutim por edhe tè tjeret nga B E ta thone fjalen e tyre,por serbèt e duan me detyrim percaktim si loje shahu.