Dita që do mbahet mend gjatë

redaktor

Nga dita e parë e vizitës së shumëpritur dhe të shumëpërfolur të kryeministrit shqiptar, Edi Rama në kryeqytetin serb, Beograd, shumë gjëra do të mbahen mend gjatë, dhe vetë kjo ditë e 10 nëntorit do të ketë një vend të veçantë edhe në marrëdhëniet mes dy shteteve. Sado që kjo e fundit sot për sot duket si një paradoks politik, fakti që dy liderë, drejtues të ekzekutivit, nga dy shtete që mes njëri-tjetrit kanë një mëri shekullore, mund të bisedojnë, të nënshkruajnë marrëveshje dhe të hedhin në opinion mendime të kundërta për çështje nga më të rëndësishmet, do të dëshmojë shumë shpejt se edhe pas fytyrës së ngrysur që shefit të qeverisë serbe, mund të pritet një ndryshim. Por më shumë se për tri marrëveshje të nënshkruara, të cilat janë një praktikë normale mes vendeve fqinje, edhe kur ato gjenden në një situatë absurde, dita e 10 nëntorit do të mbahet mend gjatë për fjalimin e shefit të qeverisë shqiptare në pallatin “Serbia”, vendi ku dikur ishte qendra nga e cila dilnin dhjetëra urdhra të përgjakshëm ndaj vitalitetit dhe qëndresës në Kosovë, po edhe ku Shqipëria trajtohej si një armik i gjithkundshëm. Absurdi kishte shkuar aq larg, sa një drejtues i rëndësishëm politik i kohës, Dushan Ristiç do të thërriste me të madhe pas demonstratave të vitit 1981 se, “kurrfarë librash nuk na duhen nga Shqipëria”.

Fjala e Edi Ramës në konferencën e përbashkët për shtyp, siç është e natyrshme, ka ngjallur reagime të gjithanshme, pro e kundër. Mendjet e qeta në Beograd, shumë të pakta, e kanë trajtuar atë si një e drejtë e kujtdo për të thënë një mendim zyrtar, aq më shumë nga një shtet që e ka njohur i pari një realitet të ri historik. Mendjet e nxehta në Beograd, më të shumtë, e kanë quajtur provokim, goditje pas shpine, “dron” politik. Në Shqipëri, sidomos në Kosovë, reagimi ka qenë krejt ndryshe. Më të shumtët e kanë pritur me ndjenjë entuziazmi, më të paktët e kanë trajtuar si një goditje pas shpine, aspak diplomatike, për të ardhur tek halucinacionet politike të Berishës, i cili më shumë u trazua se u shfaq një e vërtetë politike nga kundërshtari i tij politik, se sa për të vërtetën e një fakti.

Ndoshta është momenti i parë që të trajtojmë disa rrjedhime që mund të jenë pas fjalimit të Edi Ramës.

Mjeshtër i fjalës, ai përcolli fillimisht, përmes Beogradit mesazhin e tij për në Bruksel. Më shumë se sa t’i fliste shefit serb të qeverisë, ai i foli qeverisë europiane. Mesazhi ishte i dyfishtë: Ne ju duam, ne jemi nisur drejt jush, ne nuk mund të bëjmë pa praninë tuaj dhe eksperiencën tuaj, por edhe Ju, sidoqoftë, nuk mund të bëni pa Ballkanin. Ballkani e sheh të ardhmen tek ju, por edhe shtrirja juaj e ardhshme duhet të jetë Ballkani. Në këtë logjikë ai vazhdoi edhe më tej, duke bërë si pa dashur një paralele mes atyre që duhet ta kenë rrugën e hapur më shpejt drejt Bashkimit Europian, dhe të atyre që kanë ende rrugë për të bërë. Fjalimi i tij, tejet elokuent, logjik dhe emancipues dëshmoi se në Shqipëri ka një frymë të re perceptimi të rrugës së përbashkët ballkanike, por edhe të asaj që vetë shqiptarët mund të marrin përsipër. Pas saj ai i la rrugën e hapur kolegut të tij serb: Ashtu si mund të mendohej, shefi i qeverisë serbe dëshmoi se shteti i tij ka ende shumë rrugë për të bërë. Reagimi i tij foshnjarak, inatçor dhe sjellja e një politikani zemërak, sa që harron edhe vetë detyrimin e mikpritjes, më shumë se për gjithë të tjerët tregoi se statura politike e shefit të qeverisë ka mbetur ende në fundin e shekullit të shkuar dhe se, do i duhet shumë kohë për të ecur në shekullin e ri. Sidoqoftë, Brukseli mori dy mesazhe njëkohësisht nga fjalimi i kryeministrit Rama, dhe besoj se këto mesazhe do të jenë për një kohë të gjatë në fokusin e tij.

A duhej Rama të fliste për Kosovën në një takim bilateral, kur për më tepër tashmë ekziston shteti i Kosovës dhe ka zërin e tij në botën diplomatike? Të flasësh për Kosovën nuk është njëlloj si të flasësh në emër të Kosovës. Janë dy gjëra të ndryshme, por jo të kundërta. Edi Rama e kishte detyrimin të fliste për Kosovën. Jo me ton paternalist, se ajo kohë ka ikur bashkë me Berishën; jo si mësimdhënës, jo si shtetari i të gjithë kombit. Por duhej të fliste si shefi i një qeverie që ka kudo bashkëkombasit e vet, të cilët, edhe pse të ndarë në shtete të ndryshme, kanë lidhjet e tyre me shtetin burimor. Nëse Edi Rama nuk do të fliste për Kosovën, ai nuk do të kishte të drejtë as të fliste për rajonin, as të shkonte në Kosovën Lindore. Edi Rama nuk e bëri këtë për të fituar ndjenjat e shqiptarëve në Kosovë. Ngjarjet e kohëve të fundit janë dëshmi se gjërat po ndryshojnë me shpejtësi në mentalitetin e shqiptarëve të Kosovës lidhur me personalitetet dhe staturat politike në Shqipëri. Megjithatë, pas këtij fjalimi, rejtingu i tij politik u rrit marramendshëm shpejt dhe kundërshtarët e tij politikë në Prishtinë u gjendën të befasuar. Por kjo atje mund të krijojë një gjendje të re politike: Që shtetin shqiptar të mos e shohin më në parcela partiake, si deri tani , por si një mendim i tërë politik në dobi të shtetit të ri të Kosovës.

A ishte nacionaliste deklarata e Edi Ramës? Nuk ishte dhe nuk kishte asnjë të drejtë të bënte deklarata nacionaliste, aq më tepër kur ishte mik, i ftuar dhe i pritur përmes njëmijë e një skafandrave, më e rrezikshmja prej të cilave ishte ajo që vinte nga politika ruse në Serbi. Deklarata e Edi Ramës ishte e gjitha në kufijtë e normalitetit dhe e njohur në praktikën e diplomacisë ndërkombëtare. Burra shteti, shumë më të rëndësishëm se të sotmit, përfaqësues të vendeve të mëdha, për probleme që nuk kanë qenë një mendje, nuk i kanë thënë pas kulisave, nuk i kanë përhapur përmes mediave apo mercenarëve politikë, por drejtpërsëdrejti. Politika e territ, përmes këtij fjalimi, mendoj se ka goditjen e saj. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë shqiptare nuk kërkoi ndryshimin e kufijve, nuk solli ëndërrimin e një Shqipërie të madhe, nuk u tha serbëve se kur formohej Lidhja Shqiptare e Prizrenit, njëra ndër thirrjet e saj të para ishte, “Çohuni burra, se shkjau na e mori Nishin”. Asgjë nga këto nuk ndodhi. Ai dëshmoi se kishte ende gjëra për t’u fashitur mes dy vendeve, të cilat, më shumë se sa shtetin shqiptar, rëndojnë në mentalitetin dhe filozofinë e shtetit serb.

A ishte e nevojshme një deklaratë e tillë, kur për më shumë edhe vetë serbët e dinë se Kosova është shpallur e pavarur, se e kanë njohur 108 shtete të botës, nga më të fuqishmet e deri tek ato që me zor gjenden në hartat e kontinenteve; se ka marrë një miratim nga Gjykata Ndërkombëtare, etj. Pikëpamjet e ndryshme themelore, nuk mund të fshihen pas sofizmës politike se, “edhe ata e dinë këtë”. Politika serbe di shumë gjëra, di se çfarë ka bërë dhe se kujt duhet t’i kërkojë të falur, por nuk dëgjon nga ai vesh. Theksimi i të vërtetave, jo si mburrje, jo si provokim, por si një thirrje për të njohur një realitet, që vetë shtetin serb fillon ta çlirojë nga deliri nacionalist, është i rëndësishëm dhe i njohur në praktikën ndërkombëtare. Kur kancelari gjerman Kohl dhe presidenti francez Miteran, u takuan me njëri-tjetrin për një detantë themelore në marrëdhëniet mes dy shteteve, ata nuk e patën drojën të theksonin problemet që ekzistonin, por njëkohësisht kishin edhe burrërinë t’i pranonin si të zgjidhshme. Shembulli i liderëve të tillë, edhe në këtë trevë të mbingarkuar emocionalisht, është kurdoherë i dobishëm.

A ishte provokim? Gjëja e parë që i shkoi ndër mend shefit të qeverisë serbe ishte fjala “provokim”. Jam i bindur se ai e ka pritur këtë nënvizim të fjalës së Edi Ramës, kur për më tepër, takimi i tyre kokë më kokë, zgjati dy herë më shumë nga sa ishte parashikuar, pikërisht për mendësitë e ndryshme në çështjen e shtetit të Kosovës. Heqja e kufjeve të përkthimit ishte dëshmi se ai e dinte se çfarë do të vinte më pas, ashtu si e dinte edhe se çfarë do të thoshte. Provokim. Pas tij, një kor i tërë i mediave serbe është mbushur me termin provokim, për të shkuar edhe më tej se kaq. Ndërkohë askush nuk e sqaron pse ishte provokim. Kë provokoi? Një e vërtetë historike, e shpallur kudo, edhe në pallatin “Serbia”, pa ngarkesa emocionale nacionaliste, nuk përbën asnjë provokim. Sikur Kosova të mos ishte e pavarur dhe sikur Kosovën të mos e kishte njohur de fakto edhe vetë qeveria e Serbisë (bisedimet dy palëshe janë dëshmi e kësaj njohjeje), mund të quhej provokim. Në bisedimet në Bruksel, ku më ka ndodhur të jem i pranishëm, shpeshherë ish shefi i qeverisë serbe i drejtohej homologut të tij Thaçi, përmes thënies “zoti kryeministër i Kosovës” dhe nganjëherë, duke harruar atë që mbante pas vetes, thoshte edhe, “shteti juaj nuk i përmbahet konkluzave që kemi parashikuar në marrëveshjet e përbashkëta”. Politika serbe ende nuk është çliruar nga sindroma e provokimit, kudo që e mendon se është ai. Ky nuk është faji dhe as perceptimi i Edi Ramës.

A është poshtëruar Serbia? Media serbe e nënvizoi këtë “poshtërim” që erdhi, sipas saj, nga fjalimi i shefit të qeverisë shqiptare. Ka pasur kohë të mjaftueshme kur shteti serb duhej të ndjehej i poshtëruar, por ky nuk është momenti që të kthehemi në këto çaste. Edhe tani, për vetë mentalitetin dhe filozofinë politike që e përcjell atë, ai e ka brenda vetes idenë e poshtërimit. Konfiguracioni politik i shtetit serb nuk është diçka për t’u mburrur, dhe as për t’u marrë shembull. Mendoj se një shtet modern, jo meskin, që ka në parimet e tij bazë të drejtën e mendimit ndryshe dhe jo uniformitetin; që është nisur drejt civilizimit dhe jo drejt mentalitetit të ndryshkur pansllav; që e trajton mendimin e ndryshëm si vlerë dhe jo si fyerje, duhet të dijë edhe se fjala e një shefi të qeverisë së një vendi fqinj nuk mund të censurohet prej tyre dhe as nuk mund të merret si poshtërim. Sepse Edi Rama nuk u tha atyre se vlerat e civilizuara nuk vijnë përmes huliganizmit, çka herë pas here sundon në mendimin politik serb. Nuk e trajtoi popullin dhe shtetin serb si një raja panrus dhe nuk kishte asnjë të drejtë ta trajtonte ashtu. Por e gjithë kjo do të ketë një të mirë të ardhshme: Politika serbe do të fillojë të mësohet me mendimin e ndryshëm, ta dëgjojë dhe ta respektojë. Fakti se shefi i qeverisë shqiptare u garantoi se mendimi i tyre për Kosovën, sado që është i kundërt me mendimin tonë, do të dëgjohet me vëmendje edhe në mesin e Tiranës dhe askush nuk do të ndjehet i fyer apo i poshtëruar. Sepse në fund të fundit, asgjë nuk ishte e fshehtë apo e paditur.

Statura politike e Edi Ramës pas datës 10 nëntor, cila do të jetë, ka humbur apo ka fituar, është rritur apo është rrudhur, ka mbetur ajo vetëm në kufijtë e Shqipërisë londineze apo edhe më gjerë? Eshtë mirëpritur e mirëkuptuar në perëndim apo tam-tamet serbe, si në rastin e “dronit” do të përpiqen ta shurdhojnë atë?

Ajo që ishte për t’u bërë dhe që ishte për t’u thënë, është bërë dhe është thënë. Në fakt, nga dita e sotme, statura politike e Ramës, do apo nuk do ai, do të ketë një përmasë dyfish të rritur. Ajo po rritet ndjeshëm në të gjitha viset e banuara me shqiptarë, jo si shenjë nacionalizmi, por si një lajmës për të thënë një të vërtetë, e më shumë se kaq, për të mbrojtur një të vërtetë. Figura karizmatike të lëvizjeve politike në Kosovë, Maqedoni, përtej kufijve, nuk u bënë thjesht entuziastë nga fakti se e gjithë kjo u tha në pallatin “Serbia” në Beograd, por sepse u tha me dinjitetin e duhur dhe u mbrojt po ashtu. Nga ana tjetër, mesazhet e përcjellë nga shefi i qeverisë shqiptare drejt kancelarive ndërkombëtare, me elokuencë dhe pa kurrizulje është i mirëpritur, sepse, në fund të fundit, vetë Europa e ka fituar dinjitetin e saj përmes të së vërtetës dhe jo fshehjes së saj.

Në fund të fundit, ishte një ditë që do të mbahet mend gjatë dhe shumë më e rëndësishme se sa nenet që përmbajnë tri marrëveshje të nënshkruara.

Share This Article
14 Comments
  • Sa te kam kritikuar dhe share aq te mira qofshin , por me ate qe bere dje ne mes te Beogradit ti shumezon me zero te gjitha gabimet apo kritikat e mia ndaj teje . Kjo nuk do te thote se nuk do kem kritika ndaj teje ,por nga sot qendrimet e mia ndaj teje ndryshojn komplet . Zoti ta boft hallall dhe Respekte , Respekte , Respekte

    • Ka bërë atë që duhet të bënte e të bëjë një kryeministër shqiptar. Thjesht një gjë normale; diçka që e ka detyrim kushtetues. U gëzuam e u kënaqëm për diçka normale, e cila gabimisht na duket madhështore, pasi ishim mësuar me Zogun që i shiti Shën-Naumin Beogradit, me Enverin që ia shiti Beogradit të gjithë Shqipërinë (ky është i paarritshëm) dhe me Salushin, që i shiti Beogradit naftë sa për të vrarë jo vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe të tjerët, ndaj na duket se është bërë diçka e madhe, nga fakti që Rama u “shiti pordhë” e u la “mutin” tek pragu haleve serbe.
      Megjithatë, edhe fakti që këtej e tutje 10 dhjetori do bëjë që shqiptarët të mos shihen më ashtu siç i kanë njohur më parë, duke u përcaktuar sipas sjelljeve të shtetarëve të tyre tradhtarë, por të marrin vesh që ne nuk e rruajmë për askënd, jo më për sllavo-gabelët serbë, apo për konet e tyre të vetëquajture maqedone, që kuisin aq pak sa as veshin nuk ta lodhin…

      • Pellazg, legenet per furca kan debules te madhe,njeshin e bejne
        nje qind.
        Eshte detyre e te gjith patrioteve te ruaj vleren e kombit te tij.
        Une ne kete mes shikoj detyren qe duhet te kryej nje krietar i nje
        populli dhe jo dita qe duhet te mbahet ne kujtese si dite e shenjte,
        kur ky ka bene detyren qe i eshte ngarkuar.
        Legenet nuk e kuptojne detyren e dhene si duhet te kryet.
        Detyra bhet o me hir o me pahir karshi atdheut.

  • Dy genjeshta qe jan perdorur ne dy kohe te ndryshme.E para ne komunizem dhe e dyta ne pluarizem. Ne komunizem te gjithe te sapo liruarit thonin.Une per vete e kam kaluar shume mire ushtrin kam bere qef.Te tjert kan hequr te zezat e ullirit.Kurse ne pluarizem ata qe thon.Ne fillim isha me PD po tani,jam bere me kundershtaret e mije me PS.Ka njeri qe i beson te tilla rrena me bishte.Ndoshta kan votuar fillimisht nga friga se mos hakmerren me cfar i kan bere kti populli.Me spiunlleqet e tyre duke cuar ne burgje per nje fjale goje krejt te vertet.Po ka edhe nje ndyshim tesh ka edhe femra qe cfaqin te tilla rrena.
    .

    • O vucidolasi Mark Uk, te jesh i bindur se shqiptaret asnjehere nuk kane votuar Saliun edhe ne vitin 91-92, votuan per PD, jo per Saliun, por per te shembur komunizmin, por kur PD u mbush me sojin e ish spiuneve te sigurimit, natyrishr qe skishte me vend per demokratet, mbeten ne ate parti vetem hafijet e ish sigurimit.

  • sa frike kame nga pabesia dhe kure kujtoi ate qe ka thene muc nano qe deputetet dhe qeverine e bejne armiqte e shqiperise kame vertete shume frike dhe tmeroheme nga pabesia dhe keto qe shofime jane mashtrime se politiken na e bejene ata qe paguhene nga serbia nga greqia nga italia pa haraure prapambetjene turke qe kane frike te kundershtojne se vene pere leshe sa frike dhe tmere qe thurene ndaje shqiperis dhe shqiptareve prandaje duhee te jemi vigjilente gje qe nuke po e shofe shohe veteme servilizeme duhete kujdes se diku gatuhene keto poshtersira kunder shqiperis dhe greku italiani e turku jane me serbine jo me shqiptarine shto dhe amerikene qe na do shume qe na bene 120 km autostrade pere 3 miliarde dollare jemi te pafate si ajo puna e gjermanise qe u mblodhene u dhane 12 miliarde dhe shqiperise i dhnane pere 7 vite 600 milione keshtu na duane me 5 euro dita e punes dhe me fasonete qe paguajne grate me 150 euro ne muaje kure ne gjermani i mere ne dite kujdes ka shqipatre te luftojne kete pabesi te ndaloi vjedhjene e naftes te mineraleve te cdo pasurie kombetare qe ketu fillone shqiptarizmi jo aty te ajo vajtja ne serbi

  • Bedri! Nuk e di ne do e lexosh kete Koment: Por e gjithe ajo ishte nje “Film” I lujatur Bukur nga te Dy si Rama “Patriot Shqiptar” dhe Vucic is “Patriot Serb” me Regji te Gjermanes Merkel per ti hedhur Hi ne Sy Opinionit Publik si andej edhe kendej dhe ne te njejten kohe per te Realizuar ne Fshehtesi Planin “Gjerman” prej 12 milliard Euro per nje Integrim me Vlera ne BE si pjese e Familjes………………..Sepse me lufte nuk ka njeri Fitim dhe kete e dine mire te gjithe Palet. Hajde Bejme Biznes atehere.

  • Rama na nderoi te gjitheve,& PD-istet,qe kjo vizit e sukseseshme e tij u verbon syt,pasi jane keqdashes te Rames & te shqiperise,urrejtje e misheruar nga Saliu.

  • Shkrimi i zotit Bedri Islami me pelqeu shume dhe dukej, qysh ne fillim per mua (jam i ri ne forum ) se ai ka stilin e nje gazetari me eksperience. Mund ta kem gabim por une mendoj se :
    – Siç duket nga BE eshte caktuar Gjermania qe te kujdeset drejtperdrejte per Ballkanin Perendimor.
    – Mos valle ngjarjet ne Ukraine i beri shume me te ndjeshem amerikanet dhe europjane per Ballkanin Perendimor dhe sidomos Serbine ?
    – Dihet historikisht se Rusia ka qene gjithmone perkrahesi dhe mbeshtetja e Serbise ne planin nderkombetar dhe si rezultat i kesaj Serbia, ne kundershtim me Shqiperine, ka dy alternativa : alternativen ruse dhe alternativen europjane. Ky fakt beri qe BE para nje viti i dha Serbise statusin e kandidatit per ne BE pa i vene kushte paraprake sic i vuri Shqiperise. Kuptohet, qe kjo u be per ti thene rinise dhe popullit serb se europjanet jane te interesuar qe edhe Serbia te vendosi per alternativen europjane.
    – Eshte e kjarte si drita e diellit se takimi ne Beograd ishte vendosur nga Merkeli.
    – Mendoj, se vajtja e Edit ne Berograd eshte nje vazhdim i strategjise se Obames, i cili mendon me te drejte se neve nuk duhet te mbetemi te burgosurit e se kaluares, te takohemi me njeri tjetrin, me qellim qe te njohim me mire njeri tjetrin, pra te njohim interesat e njeri tjetrit dhe te shofim se ku keto interesa takohen. Mbi kete baze te takimit te interesave te vazhdojme me durim punen per te perfituar nga njeri tjetri ne baze te interesit reciprok. Interesat, miq, interesat dhe jo bla bla blate diplomatike kane rendesi. Thaceri i Anglise ka thene :” Baza e funksjonimit te nje miqesie midis dy shteteve eshte interesi. Nuk ka miqesi te perjeteshme por interesa te perjeteshme.”
    – Edi beri shume mire qe shkoi ne Beograd, sepse ai keshtu mbeshteti projektin amerikano-eurpjan per Ballkanin Perendimor nga njera ane dhe nga ana tjeter Edi e ka te qarte se neve kemi VETEM alternativen europjane ne se duam te hecim perpara.
    – Une nuk e di ne se Edi nuk ka biseduar me pare me ambasadorin amerikan ose gjerman ne Tirane, per deklaraten shume te drejte ne lidhje me Kosoven. Ai tha nje te vertete qe e di gjithe bota dhe beri mire.
    – Me pelqeu shume deklarata, qe beri Edi ne Presheve ku, si nje visionar i vertete, qetesoi sadopak gjakrat serbe, duke thene perseri nje te vertete se : “Ne nuk e duam Shqiperine e madhe, por nje Europe per te gjtihe shqiptaret.”
    – Sidoqofte, per mua Edi eshte Pena me e forte e publicistikes aktuale shqiptare dhe ai beri gabim qe u fut ne politike. Kryeministra mund te behen me dhjetra, ndersa Pena e Edit eshte vetem nje.

  • Analize brilante!
    Gjithecka e qarte dhe e kuptueshme per cilin do, qe e llogarit veten i/e denje per te qene pjese e ketij mediumi.
    Fatkeqesi per disa anonimë, qe me penen e tyre e ndotin kete mjedis me barbarizma, me fyerje, me fjalë rrugacerore, me logjike primitive e ç’të them?!
    Menyra e komunikimit, produkti qe hidhet perpara ekranit per te tjeret dhe mendimet qe shpalosen, jane pasqyra teresisht e individit, pasqyre e botes se tij shpirterore, e kultures dhe edukimit, e mjedisit, ne te cilin jeton e punon ky individ, dhe kurresesi nuk pasqyron boten shpirterore e kulturen e shqiptareve kudo qe jane…
    Nuk ia vlen te zgjatem me tej per kete teme, por fromuloj falenderimet e mia personale per z. Bedri Islami, dhe me qe behet fjale ne kete analize per daten 10… 10 eshte edhe nota!
    Me z. Rama ndihet krenar çdo shqiptar dhe pse jo edhe cdo banor i Ballkanit.

  • Po i rrisni mendjen sikur cfar beri.Ja beri nje vizite sic e beri komunisti Enver Hoxha.Beri nje vizite djali i nje komunisti qe i jati ka qene deri ne tribunat ma te larta te komunizmit.Ma rendesi ka pas vizita e presidentit te SHBA ne Shqiperi.Tani komunistet do i nxierrin kang sic e nxorren Enverit mbas vizites bne Moske.ne vitin 1960.Enveri foli ne Moske.
    Hrushovit ja be te qarte.Ne me ty s jemi dakort.Kur nuk dine te rrish kur te shkosh per mik,del i pa perciellur si Rama.Me thuani nje te tille ngjarje ne gjith boten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *