Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, thotë se nuk sheh ndonjë gjë të keqe që Shqipëria me Kosovën kanë lidhje.
Por, sipas tij, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, Edi Rama, ka dalë në pah se “historia e Shqipërisë së Madhe nuk është vetëm ankthi jonë, por ndoshta ëndrra e dikujt.”
Deklarata e tij është bërë gjatë vënies së kurorës me lule në monumentin e çlirimtarëve të Luftës së Parë Botërore.
Vuçiç u tha gazetarëve, se Serbia do të ndjekë politikën e bisedës dhe jo politikën e dhunës, raporton Telegrafi.
“Unë mendoj se është mirë që kemi biseduar. Ajo që ne e shohim si të keqe, është se dikush erdhi me një plan të përgatitur që të krijojë skandal.
Por, unë mendoj se ne ju përgjigjëm me maturi, në mënyrë adekuate dhe mjaft të qartë, për të ruajtur krenarinë dhe dinjitetin e popullit e vendit tim“, tha Vuçiç.
Vuçiç ka njoftuar se kryeministri i Shqipërisë do të shkojë sërish në dhjetor në Beograd për samitin kinezo-rajonal, ku do të jenë pjesëmarrës edhe 15 kryeministra të tjerë./b.l

Vuçiç,kèlyshi i millosheviçit kèshtu do tè fliste edhe sikur Z Rama te mos kishte folur fare.Ç duhet tè themi ne shqiptarè t pèr tè qè ai ishte nè stadium kur 30 mije uligan bènin thirrje raciste, a ishte edhe ai pjesètar me ta? Po ai ishte me ta sepse nuk mori masa por i mbèshteti.Organizimet famkeqe i pregatisin vetè pèr tu a hedhur miqève,Historia e tyre ka qènè dhe mbetet dashakeqe ndaj shqiptarève.Z.Rama tregoi se shqipèria ka burra shteti pèr tu a thènè nè sy dhe tè barabarte ne ballafaqime ndèrkombètare.Bravo z. Rama,.!