Shqipëri-Serbi, më 2 dhjetor vendimi i Apelit të UEFA-s. Shpresa te Gjykata

Dita

Organizmi më i lartë i futbollit europian UEFA, i ka dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, sot më datën 11 nëntor, njoftimin se Komisioni i Apelit në lidhje ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri, do të mblidhet më datë 2 dhjetor 2014.

Ditë më parë, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë UEFA, ka dhënë vendimin e tij në lidhje me këtë ndeshje. Ky vendim i argumentuar, ka mbërritur ditën e premte pasdite në Tiranë.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet tre studiove ligjore (shqiptare, zvicerane dhe angleze) që e përfaqësojnë do të kërkojë ndryshimin e vendimit të shkallës së parë në mbledhjen e Komisionin e Apelit, që do të zhvillohet më datë 2 dhjetor në Nion të Zvicrës.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *