Pullë postare në nder të Emirit të Kuvajtit, Meta: Mishërim i miqësisë

Dita

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në aktivitetin e zhvilluar në Ambasadën e Shtetit të Kuvajtit me rastin e emetimit të Pullës Postare për nder të Emirit të Shtetit të Kuvajtit Madhërisë së Tij, Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.

Në fjalën përshëndetëse, Meta u shpreh se emetimi i pullave shqiptare me temë, “Emiri i Shtetit të Kuvajtit, marrëdhëniet Shqipëri-Kuvajt”, është i pari emision pullash në Shqipëri për nder të një personaliteti botëror në detyrë që bëhet për të vlerësuar kontributet e jashtëzakonshme të Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajti Sheikh Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah në botë dhe në veçanti për të shprehur mirënjohjen për rolin e tij të veçantën në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kuvajtit, një miqësi tashmë e konsoliduar midis dy popujve tanë. Meta deklaroi se ky vendim reflekton vlerësimin për rolin domethënës dhe fisnik ndërkombëtar të Emirit të Kuvajtit përmes veprave të tij humanitare dhe bamirëse, ndihmesës dhe kontributeve ndaj kombeve dhe popujve që vuajnë nga luftërat dhe katastrofat kombëtare.

Kryetari i Kuvendit theksoi se emetimi i kësaj serie pullash të veçanta, jo vetëm që nderon bujarinë, urtësinë, dhe arritjet e jashtëzakonshme të Madhërisë së Tij, Emirit të Kuvajtit, por simbolizon gjithashtu miqësinë e sinqertë që ekziston midis dy popujve tanë e cila do të forcohet edhe më tej përmes konkretizimit të projekteve dypalëshe dhe investimeve kuvajtiane në Shqipëri në të ardhmen.

Share This Article
1 Comment
  • Cfare politike beni ju or Meta? Politka e gjunjezimit perpara lekeve te perçeve arabe injorante qe rane ne nafte nga gamilet e shkretetires .TURP ! JU nuk perfaqesoni shqiptaret , ju perfaqesoni hajdutllekun haptazi …Mir ti qe fshiheshe mbas Berishes dhe tani mbas Rames , po si e lejon Rama politiken e qylit arab qe e ka bishtin mbrapa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *