Elbasan, Tahiri dhe Didi inspektim surprizë në drejtorinë e policisë

redaktor

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, kanë inspektuar ditën e djeshme në mënyrë surprizë dhe të pa lajmëruar më parë, Drejtorinë e Policisë së Elbasanit. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Neritan Nallbati, e ka njohur ministrin Tahiri dhe Didin me punën e policisë së këtij qyteti përgjatë këtij viti, problematikat që hasen dhe shifrat kundër goditjes së krimit dhe trafiqeve. Burime nga ministria thanë se vizita të tilla do të bëhen edhe në drejtoritë e tjera në qarqe apo në komisariate.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *