Tirana, memorial për amerikanët e luftës

redaktor

Titulli i mësipërm është në fakt një kërkesë e Komitetit të Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë në SHBA, të cilët ka shumë vite që po punojnë për të zbardhur kontributin e panjohur të ushtarakëve amerikanë që dhanë jetën gjatë Luftës II Botërore. Gjatë këtyre 20 viteve të fundit ka dhjetëra botime që nëpërmjet fakteve, dokumenteve etj, evidentojnë rolin e madh të dhjetëra ushtarakëve amerikanë në çlirimin e Shqipërisë. Në vijim të këtyre përpjekjeve, gjatë këtij viti, Komiteti i Veteranëve Shqiptaro-Amerikane me qendër në Boston, zhvilloi nje aktivitet të rëndësishëm në qytetin e Korçës. Për hir të koherencës e rëndësisë që ka ky aktivitet në këtë 70 vjetor të çlirimit të vendit, po e risjell në vëmendje të lexuesve. Më 8 maj 2014, në një nga rrugët kryesore të qytetit të Korçës u zhvillua ceremonia e përurimit të memorialit kushtuar 25 ushtarakëve të SHBA, pjesë e regjimentit OSS, (Zyra e Shërbimeve Strategjike), shumica me origjinë shqiptare, që me veprimet e tyre në front dhe prapavijë të nazifashistëve lehtësuan veprimet e brigadave partizane e nacionaliste gjatë aksioneve të tyre jo vetëm në Shqipëri, por gjithë Ballkanin. Gjatë kësaj ceremonie mbresëlënëse ambasadori Arvizu u shpreh: “Ndjehem i përulur dhe i privilegjuar që përfaqësoj SHBA në këtë ceremoni të inaugurimit të këtij memoriali… Ne sot i detyrohemi me mirënjohje të thellë atyre që kanë luftuar, atyre që mbijetuar dhe veçanërisht atyre që dhanë jetën e tyre në luftë…Njerëzit që ne nderojmë sot kanë pasur prejardhje të ndryshme, por kishin një gjë të përbashkët, ishin burra dhe gra që punuan për paqen, me shpresën për të nxjerrë lirinë në dritë. Sot ne qëndrojmë së bashku, amerikanë dhe shqiptarë si aleatë të NATO-s, si miq e vëllezër, për të përkujtuar e nderuar sakrificën dhe kujtimin e atyre që luftuan trimërisht në emër të lirisë…”.

Ndërkohë zoti Ronald Nasson, Kryetari i shoqatës së Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë, theksoi se sot nderohen sakrificat e bijve të shqiponjave. Gazetari dhe shkrimtari i njohur Peter Lucas kërkoi një nderim dhe vlerësim të mëtejshëm të sakrificës e veprës së këtyre ushtarëve. Theksoj se librin e Lukasit për Operacionet e OSS gjatë Luftës e kanë bërë pjesë të bibliotekës shumë shqiptarë. Ish presidenti Alfred Moisiu, pjesmarrës në këtë përurim kërkoi nderimin e kontributit të këtyre ushtarëve, kontribut që pak njihet në Shqipëri, sepse regjimi komunist e fshehu qëllimisht… Gjatë kohës së monizmit, psh. vihej në dukje kontributi i sovjetikëve të cilët përfaqësoheshin vetëm nga dy persona në Helmës, në mesin e 1944-ës, që nuk dhanë asnjë kontribut në luftë. Roli i tyre ishte zbulim në interes të Ushtrisë së Kuqe dhe mbështetës për marrjen e pushtetit nga Partia Komuniste pas luftës. Këto janë faktet, tha Moisiu. Në vijim ai theksoi se pa SHBA, kombi shqiptar nuk do të ishte sot në këto pozita. “Ndoshta ne nuk do të ishim sot këtu nëse më 1919 presidenti Uillson nuk do t’i vinte fre kryqëzatës për copëtimin e Shqipërisë, ashtu si 90 vjet më vonë, në vitin 1999 presidenti Klinton do të udhëhiqte përpjekjet e NATO-s për t’i dhënë lirinë gjysmës tjetër të këtij kombi. Dhe në këto 23 vite të tranzicionit kanë qenë amerikanët që kanë qenë më pranë kombit shqiptar. Prandaj shqiptarët thonë se e kemi për zemër Amerikën”, u shpreh ish-presidenti.

Gjatë kontakteve të mia me zotin Ronald Nasson, ai më ka shprehur idenë se një memorial përkujtimor për kontributin e ushtarakëve amerikanë duhet ngritur dhe në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë, sepse i takon, ashtu siç është ngritur dhe për ushtarakët e vendeve të tjera. Për kontributin dhe simbolikën që përcjell aktiviteti i ushtarakëve të SHBA gjatë Luftës, patjetër që një memorial i tillë i bën nder Tiranës dhe Shqipërisë Nga sa kam studiuar si ish-ushtarak, operacionet e OSS kanë qenë tepër efektive e racionalë, dhe në konceptin taktiko-operativ kanë ndikuar direkt në suksesin e betejave të njësive e formacioneve anti-naziste, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Ballkan. Nazistët nuk luftoheshin vetëm me pushkë.

Ka ardhur koha të vemë pikën mbi “i” në këtë 70 vjetor, t’i japim Cezarit atë që i takon! Deri në vitin 1946, sa ja kishte nevojën regjimi komunist nuk i ndau aleatët, pavarësisht preferencës sllave. Për hir të së vërtetës kemi ngritur buste e përmendore me meritë e pa meritë, vend e pavend, e jo për këta djem të përtej oqeanit, vepra e të cilëve është e pastër në dritë të diellit. Për këtë duhet që dikush në Shqipëri në rrugë institucionale, ta marrë iniciativën, me qëllim vënien e drejtësisë historike në vend. Argumentet janë bindës e s’kanë nevojë për komente.

Sigurisht që në përgatitjen e anës dokumentare të memorialit duhet një bashkërendim i Shoqatave të Veteranëve të Luftës Antifashiste, Veteranëve Ushtarakë, Komitetit të Veteranëve Shqiptaro-Amerikanë, Komisionit pranë Qeverisë për festimet e 70 vjetorit të çlirimit dhe Këshillit Bashkiak e Bashkisë të Tiranës. Mund të shfrytëzohet praktika që u përdor nga pushteti vendor e qendror i Korçës. Memoriali, natyrisht duhet të ketë përmasa më të mëdha se ai i ngritur në këtë qytet. Më gëzoi një fakt. Gjatë një vizite që bëra në qytetin e Korçës këto ditë e pashë dhe gjendjen e memorialit. Ishte mjaft domethënëse sjellja e qytetarëve të këtushëm, ashtu si mbanin pastër qytetin, mbanin pastër dhe memorialin. Madje kishte disa qytetarë që kujdeseshin për të. Si ish-ushtarak u ndjeva mirë për këtë akt fisnik e human të banorëve të këtij qyteti.

 

Share This Article
7 Comments
  • NJE MEMORIAL I VONUAR, POR JO I HARRUAR

    Pershendetje Korces Intelektuale dhe korcareve qe jane patriote dhe demokrate te hershem te Shqypnise Evropiane. Pershendetje edhe autorit te ketij shkrimi te bukur ne Dita, qe ka dale si nje PERLE e vertete ne sfondin komunist te politikes dallkauke shqyptare, qe kerkon te festoje 29 nentorin e ZI jugosllav, duke mohuar VEPREN e patrioteve dhe nacionalisteve shqyptare ne krye me Abaz Kupin me ndihmen e jashtezakonshme te Anglise dhe SHBA, qe LANC-i kriminal i Enver Hoxhes i masakroi dhe i vrau me pabesi pederasti ne Kanlin e Korfuzit.

    NDERUAR QOFTE KUJTIMI I TYRE!

  • SHKRIMTARJA AMERIKANE CATE LINEBERRY TREGON “SHPËTIMIN SEKRET” NË SHQIPËRI

    *Shkrimtarja amerikane, Cate Lineberry: “The Secret Rescue (“Shpëtimi Sekret”)-është jo vetëm historia e një udhëtimi të guximshëm e kurajos drejt së panjohurës, por edhe topografia e shpirtit, heroizmit, bujarisë dhe guximit të pashoq të shqiptarëve./
    *Intervistë me autoren amerikane të librit “The secret Rescue”(Shpëtimi Sekret”) – Cate Lineberry/
    Bisedoi & Perktheu ne Shqip
    RAIMONDA MOISIU/
    “ The Secret Rescue”-(Shpëtimi Sekret”)- është libri i parë i shkrimtares së mirënjohur amerikane, Cate Lineberry. Autorja rrëfen një histori të rrallë dhe të patreguar më parë, të një skuadroni amerikan, me mision ndihme mjekësore, i përbërë nga doktorë dhe infermierë amerikanë. Ishin nisur për në Bari të Italisë, por që për shkak të kohës së keqe me stuhi, aksidentalisht ulin avionin e tyre në territorrin shqiptar të pushtuar nga nazizmi gjerman gjatë Luftës Së Dytë Botërore. Libri është kanditat për Edgar Award dhe vlerësuar një nga librat Bestseller të Facts Crime & #1 Wall Street Journal. Ky libër në mënyrë të habitshme e të jashtëzakonëshme, rrëfen një nga ngjarjet më të rralla historike dhe të mrekullueshme gjatë Luftës së Dytë Botërore, të lënë qëllimisht në harresë nga protagonistët e mbijetuar të ngjarjes. Tridhjetë amerikanë, duke përfshirë trembëdhjetë infermiere femra, zbarkojnë në Shqipërinë e pushtuar nga Nazistët dhe nën kontrollin e oficerëve anglezë, të Inteligjent Servis-it Britanik. Detajet e izolimit total të tyre,mbetën rrëfenja personale të kufizuara për dekada të tëra, dhe ngjarja e plotë kurrë nuk u rrëfye deri më tani. Në nëntor të vitit 1943-e, njëzet e gjashtë amerikanë të Ushtrisë dhe Forcave Ajrore Amerikane, mes tyre mjekë dhe infermierë, në një avion transporti ushtarak, u nisën drejt vijës së frontit të luftës, në Bari të Italisë, për të marrë ushtarët e plagosur e të sëmurë në luftë. Papritmas, avioni kapet nga një stuhi e fortë me borë, shi, bubullima e vetëtima, duke e nxjerrë kështu jashtë kursit të fluturimit, dhe e hedh drejt orbitës së aeroplanëve luftarakë gjermanë. Pa radio marrëse dhe busull, ekuipazhi u detyrua të ulej në një terren të egër dhe të panjohur-në Shqipëri. Nën brutalitetin e pushtimit nazist gjerman, ky vend i varfër ishte në kaos dhe rrezik, por ata luftuan vetëm me një pushkë krahut, për muaj të tërë dhe në një luftë të gjatë, që të mbijetonin dhe të shpëtonin nga rreziku nazist. Në mesin e acarit të dimrit, ekuipazhi mjekësor amerikan u përball me rreziqe dhe kërcënime për jetën, nga sulmet vdekjeprurësë të nazistëve gjermanë, uria, sëmundjet, dhe nën terrorin psikollogjik të vazhdueshme, -frikës të kapjes nga nazistët. Gjithmonë në lëvizje, amerikanët u ndihmuan dhe u strehuan nga njerëzit e thjeshtë, fshatarët dhe partizanët shqiptarë, të cilët ndanin së bashku edhe atë pak ushqim që kishin në vatër, dhe rrezikuan jetën e tyre, deri në vdekje, për t’i ndihmuar e mbrojtur ata.Shpresa e vetme e ekuipazhit amerikan për t’i nxjerrë nga Shqipëria, ishte besimi që ata kishin ndaj oficerëve që punonin për organizatat klandestine britanike dhe amerikane.Vajza dhe mbesa e dy infermiereve amerikane,autorja amerikane Cate Lineberry, pikërisht mbesa e infermieres së mbijetuar amerikane Helen Porter nga shteti Utah,- na rrëfen historinë e rrallë brengosëse e të mbijetuarve të aksidentit ajror në vitin 1943 –e, në Shqipërinë e pushtuar nga forcat naziste. Frika dhe ankthi për të mos rrezikuar jetët e atyre partizanëve dhe fshatarëe shqiptarë që i ndihmuan, i strehuan, dhe i ushqyen,- i detyroi të mbijetuarit për të mbajtur të fshehtë këtë histori për vite të tëra. Fshehtësia i këtij shpëtimi, ishte për të mbrojtur popullin- partizanët dhe fshatarët shqiptarë, të cilët kishin ndihmuar ekuipazhin e infermierëve dhe të mjekëve amerikanë së bashku me mjetet e arratisjes të aviatorëve, -me një heroizëm, bujari e kurajo të pashoq.Pas luftës, Enver Hoxha u bë diktatori i Shqipërisë dhe të mbijetuarit amerikanë ishin të shqetësuar për fatin dhe jetën e atyrë njerëzve të mirë shqiptarë, që iu shpëtuan jetën. Për këtë arësye, ata, – të mbijetuarit -kurrë nuk i përmendën emrat e tyre. Madje të mbijetuarit amerikanë vonë mësuan se një nga partizanët që indihmoi ata, Kostaq Stefa u burgos menjëherë pas luftës dhe u ekzekutua përfundimisht. Në këtë intervistë, autorja Cate Lineberry na tregon “Pse-të” që e inkurajuan dhe ngazëllyen atë, për të shkruar këtë histori të parrëfyer më parë, të atyre njerezve të thjeshtë amerikanë dhe shqiptarë në të përditshmen njerëzore, të cilët i bënë ballë sfidave të tëjskajshëme, në kohën më të errët të nazizmit, në historinë e botës. Çdo gjë në libër është e vërtetë, fakte që janë sjellë me anë të intervistave, ditarëve personale, raporteve zyrtare dhe artikuj gazetash.
    -Znj. Cate, sapo keni nxjerrë nga botimi, librin tuaj të parë “The Secret Rescue”. Ishte vërtet krenari dhe admirim i vecantë, kur mësova se ju aty, keni rrëfyer një histori të patreguar më parë, për heroizmin, kurajon, guximin dhe bujarinë e popullit tim shqiptar. Libri juaj dëshmon një histori të vërtetë. A është ky libër i bazuar në fakte reale dhe ngjarje të vërtetë?

    Përgjigje:- Ka qenë një dëshirë dhe përkushtim i kënaqshëm absolut, njëkohësisht edhe nderim për të rrëfyer këtë histori të parrëfyer më parë, të atyre njerezve të thjeshtë amerikanë dhe shqiptarë në të përditshmen njerëzore, të cilët i bënë ballë sfidave të tëjskajshëme, në kohën më të errët të nazizmit në historinë e botës. Çdo gjë në libër është e vërtetë fakte që janë sjellë me anë të intervistave, ditarëve personale, raporteve zyrtare dhe artikuj gazetash.

    -Cfarë hulumtimesh keni bërë dhe cfarë ishte me vlerë në lidhje me këtë eksperiencë mbresëlënëse për ju?

    Përgjigje: Kam shpenzuar shumë kohë duke hulumtuar, që të sigurohesha, dhe për të pasur sa më shumë të qe e mundur materiale dhe fakte reale, për ta rrëfyer sa më mirë jetëshkrimin e kësaj ngjarje. Kam qëndruar rreth dy javë në Shqipëri duke ndjekur hartën dhe ecur në ato vende, shtigje e male ku pati ecur edhe grupi i infermierëve. Kam bërë kërkime dhe hulumtime në arkivat e SHBA-s, Angli, dhe Gjermani. Intervistova të mbijetuarin amerikan, të fundit që është ende gjallë nga grupi i atyre të 30-ve, të cilët ishin në aeroplanin që u rrëzua në Shqipëri.Kam parë e lexuar dokumente të rëndësishme ushtarake, imazhet dhe mbresat nga të mbijetuarit e tjerë, por që tani disa prej tyre kanë vdekur, dhe kam intervistuar me sa kam mundur të gjej, anëtarë të familjeve që kanë të bëjnë me këtë ngjarje të patreguar dhe të mbajtur sekret për një kohë relativisht të gjatë.

    -Nga ku i keni marrë subjektet? Ishte e vështirë për të arritur në ato gjëra që ju shkruani në lidhje me to? Që ku fillon ky libër?

    Përgjigje: Në lidhje me historinë jam njohur përmes një shkrimi historik në një gazete lokale. Teksa e lexoja shkrimin, mu ngjall kureshtja të dija më shumë për këtë histori, veçanërisht për stafin mjekësor infermierët dhe mjekët amerikanë të përfshirë në të, por në mënyrë të posacme për popullin shqiptar, ata fshatarë dhe partizanë luftëtarë të thjeshtë shqiptarë, që rrezikuan gjithçka për t’i ndihmuar këto gra dhe burra amerikanë. Libri fillon në kohën kur infermierët dhe mjekët amerikanë janë me një mision ndihme mjekësore përtej Atlantikut, për të ndihmuar në evakuimin e ushtarëve të plagosur dhe të sëmurë në Mesdhe. Gjysma e skuadronit që ishin në një avion, synonin të mbërrinin në Bari të Italisë, por shpejt e kuptojnë, që janë përfshirë nga një kohë e keqe me shtrëngata të forta atmosferike, me erërat e forta, shi, bubullima, vetëtima, dhe avioni i tyre pa e ditur kaloi detin Adriatik dhe aksidentalisht bie në territorin shqiptar, pikërisht në një hapësirë të ngushtë ku kishte avionë luftarakë gjermanë,prapavijat naziste, por pilotët amerikanë përfundimisht mundën të gjejnë një të carë mes maleve dhe bien në një vendbanim të panjohur –në Shqipëri- por që shumica e tyre nuk kishin aspak njohuri rreth atij vendi.

    -A keni pasur miq të tjerë, që ju dhanë idenë për rrëfimin, “The Secret Rescue” ?

    Disa të afërm të familjes sime jua dhashë të lexonin dorëshkrimin, para se t’ja dërgoja atë redaktorit dhe u konsultova edhe me disa ekspertë, rreth disa paragrafeve, vetëm e vetëm për tu bindur në saktësinë e tyre.
    -Libri “The Secret Rescue” ka një strukturë veçanërisht interesante. Si e keni realizuar atë?

    Përgjigje: Dëshiroja që audienca e lexuesve të kuptojë e bësojë sa më mirë rrëfimin e ngjarjes, se si këta burra dhe gra amerikane, e gjetën veten në prapavijat e armikut. E fillova duke mbledhur informacione rreth historive personale të jetës së tyre,pregatitjet dhe trainimin e tyre, para se ata të niseshin me mision ndihme mjekësore në Bari të Italisë dhe deri në momentin që ata bënë uljen emergjente në Shqipëri. Dhe ky është një rrëfim dhe sa më shumë që rrëfehet bëhet më bindës, kur ata takohen befas me partizanët dhe fshatarët shqiptarë, të cilët ju ofrojnë ndihmë, ndërsa edhe vetë ata përballeshin me mësymjet e gjermanëve nazistë, kohën e keqe me stuhi bore, dhe rreziqet e tjera që ju kanoseshin, përgjatë udhëtimit të tyre, jashtëzakonisht të papritur. Sikundër shprehet shpesh Harold Hayes, një nga të mbijetuarit e kësaj ngjarje, i mbetur ende gjallë deri më sot, -që amerikanët nuk do të kishin mbijetuar pa ndihmën, kurajon dhe heroizmin e popullit shqiptar.

    -Cilat ishin impresionet tuaja të para? Si keni arritur të realizoni botimin e tij?

    Përgjigje: -Unë isha tejet e ngazëllyer nga fakti, që gjeta një histori të tillë interesante nga Lufta e Dytë Botërore, histori, që gati ishte harruar për vite të tëra. Agjenti im ju ofroi librin tim disa shtëpive botuese, dhe unë kam qenë vërtet me fat, që bashkëpunova me Little, Brown, një shtëpi botuese e mrekullueshme dhe mbështetëse dashamirëse e një sërë autorësh amerikanë me emër. Mbasi mbarova hulumtimet e mija dhe shkrova librin për më shumë se një vit, më pas ia nisa redaktorit tim në Little, Brown, John Parsley.

    -A keni menduar ndonjëherë për ta shkruar skenar filmi? Dhe a do të jeni në gjendje ta shkruani atë ?

    Përgjigje: -Mendoj se kjo histori kaq intriguese do të dalë një film i mrekullueshëm. Me shpresë që Hollywood-i ta marrë në konsideratë dhe biem dakord.

    -Nëse kjo do të ndodhë, si do të ndiheni ju, në rast se “ The Secret Rescue” që ju keni shkruar, bëhet film, por dikush tjetër do të jetë regjisori i saj. A do ta mendoni se kjo do të jetë ende krijim i juaj?

    Përgjigje: Do të jetë një vlerësim dhe nderim i madh, që ky libër të bëhet një film sepse shumë e më shumë njerëz do të mësojnë dhe njohin këtë histori të rrallë dhe se si amerikanët dhe shqiptarët, njerës të thjeshtë e të zakonshëm, treguan trimërinë, bujarinë dhe guximin e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, për miqësinë e hershme të dy popujve që ka qenë prezente, që në atë kohë. Që do të thotë se filmi është një medium krejtësisht i ndryshëm, kështuqë unë i mirëpres që skenari i filmit të jetë disi ndryshe nga libri, rëndësi ka të bëhet një film për këtë ngjarje të rrallë.

    -A mund t’na tregoni kush është shkrimtarja Cate Lineberry? Ku jetoni?Kur keni menduar për herë të parë, t’i përkushtoheni artit të të shkruarit?

    Përgjigje: Kohët e fundit kam lëvizur përsëri në Raleigh, North Carolina, me burrin tim, pasi jetuam e punuam për 18 vjet në Uashington, DC. Para se të shkruaja librin, kam punuar në revistën National Geographic dhe revista Smithsonian, ku unë kam qenë në gjendje për të ndjekur pasionin tim për të mësuar në lidhje me kulturën dhe historinë. Unë gjithmonë i kam dashur të dyja; letërsine artistike, dhe letërsinë historike të bazuar në fakte, ngjarje reale dhe njerëz reale, si biografinë apo historinë e tyre. Kam marrë “Master” per letersine nga Universiteti John Hopkins.

    -Besoj se kjo zgjuarsi vjen nga diku në gen….A ka qenë ndonjë nga prindërit të cilët kanë shkruar? Kush ju ka inkurajuar të shkruani?

    Përgjigje: Nëna ime ka punuar infermiere për 46 vjet dhe baba im ka qenë neurolog. Të dy janë shkrimtarë të mëdhenj dhe më kanë inkurajuar gjithmonë të bëj atë që unë dua. Jam shumë me fat në këtë drejtim.

    -Pse shkruani? Të shkruarit ishte instinkt i brendshëm apo ju e ndjenit se duhet të shkruani?

    Përgjigje: -Të shkruarit më lejon mua për të shprehur vetveten dhe të shkruarit histori të vërteta, më lejon mua të mësoj më shumë gjëra, ndërsa unë jam duke studiuar apo bërë hulumtime. Më ngazëllejnë dhe shtojnë kurreshtjen vecmas nga historia dhe tregimet e njerëzve pak të njohur, por të cilët kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme. Kështu që kjo është një dhuratë, që ja vlen për t’i përkushtuar kohë nga koha ime.

    -Na tregoni diçka rreth librave të tjerë që keni shkruar. Çfarë po shkruani për momentin?

    Përgjigje: “The Secret Rescue” (“Shpëtimi Sekret”) është libri im i parë.Aktualisht jam duke shkruar librin e dytë me ngjarje të vërteta historike, gati njësoj si i pari-Nonfiction.

    -Një mesazh për komunitetin e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë…

    Përgjigje: Fusha e botimit është një bisnes e rreptë, i rregjur dhe fitimprurës, që nuk lëshon pe, por askush nga ne nuk duhet të ndalet se shkruari e rrëfyeri ngjarjet dhe mbresat, historitë e jetës, që janë aq të rëndësishme për ne.
    Bisedoi: Raimonda MOISIU
    SHBA

    • Lutem per gazeten DITA me nderim te jashtezakonshem te na tregoni se ku mund ta blejme kete liber historik ne e-bay ose me ndonje menyre tjeter porosie me ane te internetit.

      me raspekt:
      nastradini

  • Haha. Mu kujtua debati i nje veterani ne nje takim per varret e te vrareve ne Shqiperi.
    Po largohej nga takimi dhe – i thane-pse po iken ?
    Cfare te bej ketu-u tha ai…
    Une mora pushken e dola malit per Atdhe-ku e dija une qe armiku ishte me ne………
    Shume varre ne Shqiperi……….gjynaf.
    Prandaj spo ecim sic duhet…..

  • Ah sa i ka share dikur Amerikanet ky shkrimtari, pale ish partizanet veterane, si thoshin ? Imperialistet Anglo-Amerikane, benin sikur na ndihmonin ne lufte dhe ne te vertete na sabotonin na hidhnin kepuce vetem te nje kembe. ah, njerez pa karakter, i shane per 55 vjet e tani i lepijne b……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *