Çfarë ndodhi me Vuçiçin

redaktor

Ajo që ndodhi gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd ishte diçka e padëshiruar, por e pritshme. E pritshme, duke pasur parasysh historinë e marrëdhënieve midis dy popujve, atij shqiptar dhe serb, si dhe mentalitetin e udhëheqësve serbë. Personalisht, unë nuk i konsideroj si heroizëm ato që tha kryeministri ynë, por i konsideroj si një qëndrim serioz, dinjitoz dhe atdhetar. Rama bëri detyrën. Ai tha vetëm të vërteta dhe asgjë më shumë.

68 vjet më parë një tjetër kryeministër shqiptar, Enver Hoxha, i pati kërkuar shtetit të ish-Jugosllavisë kthimin e Kosovës Shqipërisë. Megjithëse kjo kërkesë ishte më e avancuar se ajo e Ramës për të njohur Kosovën shtet të pavarur, nuk pati shkaktuar kaq nervozizëm dhe reagime aspak të denja si këto të tanishmet. Me sa duket, udhëheqësin e atëhershëm, Josif B. Tito, duke qenë kroat, nuk e hante shumë meraku pse humbte Kosovën. I mjaftonte gjithë Jugosllavia.

Ajo që më bëri përshtypje ishte reagimi i udhëheqësve serbë dhe veçanërisht i kryeministrit Vuçiç. Në vend që ta kalonte dhe të reagonte në mënyrë diplomatike, ai humbi qetësinë dhe reagoi në mënyrë skandaloze, duke dëshmuar se nuk ka ndonjë dallim të madh me klasën e vjetër politike serbe. Vuçiç dhe gjithë politikanët e tjerë serbë e dinë se Kosova nuk do të bëhet më pjesë e Serbisë, mirëpo impulset e reagimit ua jep edukimi që kanë marrë për disa breza lidhur me çështjet kombëtare dhe popujt dhe etnitë që i rrethojnë. Gjithashtu, reagimi iu nevoitet edhe për faktin se serbët që ndiqnin konferencën e shtypit do të shkojnë një ditë në kutitë e votimit. Dhe, Vuçiç nuk ka ndërmend të heqë dorë nga politika sepse është ende i ri. Me Vuçiçin dhe disa udhëheqës serbë ndodh si me atë burrin që martohet me një vajzë me shkuesi dhe pa dëshirën e vajzës. Dhe vjen një ditë që gruas i krijohen rrethanat që ta braktisë burrin, të cilin s’e kishte dashur kurrë. Burri e di se s’do ta ketë më atë grua dhe, megjithëse i mërzitur, nuk reagon keq kur ia thonë të tjerët, por inatoset kur këtë ia thotë vëllai i ish-gruas. E konsideron si poshtërim dhe provokim. Por, besoj se me kalimin e kohës edhe serbëve do iu kalojë ky hidhërim dhe do të binden se do të jenë më mirë dhe më të qetë pa “gruan e grabitur”.

Share This Article
2 Comments
  • Une qe jam kalitur me mentalitet serb,aspak nuk eshte keshtu,te ishte nje kamer e fshehte dhe te tregonte darken e perbashket tedy qeverive,te jesh i sigurt se darka ka qen relax,buzeqesheje e tere ati shou per shtyp,rama ka qen dhe me i qete ne darke,rama nuk ka komleksin e te pa drejtit,rama eshte nete drejten e zotit,dhe kshtu i jep perparesi edhe ne bisede normale po te jete edhe bisede darke,kurese,jam i sigurte se vuqiqat,dacicat,pas kamerave,nuk jan ata fashist qe paraqiten,por jan cinik qe qirren para nje njeriu qe kur ka te drejte ja ,futin pordhes me cinizem dhe shakan.se na nuk jemi siq eshte opinioni,por qti besh kshtu ne jemi si popull.kjo tregon shum mir qka thote kshilltari edit ,xeni,daqiqi ja kris dhe kenges.

  • Llogje Kavaje shkruan e komenton ky zoteria qe e njohka shume ”mire”Serbine” dhe menta-
    litetin serb ….. Emrin e mbiemrin na e paska Rahman Kosova ! O tempora , o mores !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *