“Vlora në telajo” quhet ekspozita që u çel mbrëmjen e së hënës në ambientet e MHK-së. E ideuar nga deputeti i qarkut të Vlorës, Fatmir Toçi, në bashkëpunim me Institutin e Librit dhe Promocionit si dhe Botimet “Toena”, kjo ekspozitë sjell në përbërje të saj 160 tablo të realizuara nga 60 artistë. Në ceremoninë e hapjes së saj morën pjesë shumë personalitete të vendit, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja Eglantina Gjermeni, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani etj. Për vlerat e kësaj ekspozite folën akademiku i njohur Rexhep Qosja, nëndrejtori i MHK, Dorjan Koçi, kuratori i ekspozitës, Helidon Haliti dhe ministrja Gjermeni. “5 kolonitë e piktorëve nga Orikumi, Himara etj, prodhuan 600 piktura të cilat u përzgjodhën nga komisioni i përfaqësuar nga kuratori Haliti dhe sollën edhe në Tiranë një ekspozitë, e cila do të shtegtojë edhe jashtë vendit”, u shpreh Irena Toçi në fjalën e saj. Ndërkohë që akademiku Rexhep Qosja në fjalën e tij theksoi se “Kjo koloni e piktorëve, vjen si një monografi e artit pamor. Një punë e veçantë e cila vjen si pjesë e festimeve të 70-vjetorit të çlirimit, tregon se piktura është arti sipëror dhe një institucion i rëndësishëm artistik”, u shpreh Qosja. Ngjyrat e jugut që vijnë në këtë ekspozitë, janë si një shëtitje nëpër Shqipëri, sipas kuratorit Haliti, i cili ka ftuar të gjithë banorët e kryeqytetit dhe jo vetëm, për ta vizituar ekspozitën e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 20 nëntor./E.R






Ju pergezoj per kete inisiative te shkelqyer!
o injorant po si nukkeni vendosur pikturat e Nestor Jonuzit dhe Skender kamberit ne kete portal?