Nuk dihet se për çfarë arsye dhe për ç`motiv, një media e shkruar serbe publikoi fotot e Ramës nudo; pikërisht ato foto që i dhanë atij fitoren spektakolare të zgjedhjeve lokale të 2007, “dhuratë” nga Berisha, ku turpi i të dalit cullak, u konvertua tek votuesi si turp për atë që e përdor cullakërinë e tjetrit për argument. Ato foto e kanë dhënë ç`ishte për të dhënë, nuk ja vlen më të marketohet me to për çfarëdolloj arsye qoftë, aq më tepër që, për njerëzillëk, ata që sot janë në ato foto duke u englendisur me prekjen e kufijve të lirisë së moshës, janë familjarë. Siç u pa e u vërtetua, në politikë nuk patën efekt. Nuk kanë dhënë efekt dhe në çështje private zemre, pasi Rama sot është i martuar e me një tjetër fëmijë. Më të pavlera bëhen dhe nga përdorimi i fundit prej serbëve, që për shumëkënd, janë parë si lidhje e shkurtër mes atyre e Berishës që i nxorri sefte. I vetmi koment për rastin e fundit, është ai se ku ishte dhe se ç`bënte Vuçiçi, kur Rama çullakërohej plazheve të jugut të Francës duke u endur nën qiej iluzionesh se me vullnet individual deti na u bëkërka kos. Ishte në llogoren e parë të genocidit etnik, në mos me pushkë, me fjalë. Prej tij e sishokëve të armëve, shuheshin jetë njerëzish në seri, për t`u gdhendur në murin e historisë si një njollë turpi me silueta kufomash hapërdarë gjithandej në tokën e Bosnjës. E pra, nëse atëmot, Rama kapërcente kufijtë e lirisë duke u dukur paksa i marrë, Vuçiç me shokë, kapërcente kufijtë e marrëzisë duke përfunduar në barbar. Kjo do të thotë që, ekuivalenti i fotove të Ramës nudo në shtypin serb, janë me mira skelete viktimash nga genocidi serb. Diferencën bëjeni vetë./Ermir Hoxha

Enigma e çuarjes së fotove te kjo media sërbe është e thjeshtë të deshifrohet,- ja ka çuar saliu d.m.th ky trapi ynë,nëpërmjet linjës sali- udb-nikoliç-media sërbe? As mos e vini në dyshim? Ndihmë e saliut për kapërcimin e “sikletit Rama” që ka mbërthyer vuçiçin pas takimit!? Por efekti do të jetë i kundërt? Do të tërbohen femrat sërbe nga kollodoku i kryeministrit tonë o Ermir dhe do ta braktisin vuçiçin !???? Tung!
@@@ Enigma e çuarjes së fotove te kjo media sërbe është e thjeshtë të deshifrohet,- ja ka çuar saliu d.m.th ky trapi ynë,nëpërmjet linjës sali- udb-nikoliç-media sërbe? As mos e vini në dyshim? Ndihmë e saliut për kapërcimin e “sikletit Rama” që ka mbërthyer vuçiçin pas takimit!? Por efekti do të jetë i kundërt? Do të tërbohen femrat sërbe nga kollodoku i kryeministrit tonë o Ermir dhe do ta braktisin vuçiçin !???? Tung!