I nderuar lexues! Nikolla Jorga (1871-1940) ishte historian i njohur rumun, i cili ka dhënë një kontribut të vyer për historinë e popullit shqiptar. Më 1915-1916 botoi në gjuhë të huaja disa vëllime me “Shënime dhe ekstrakte në shërbim të historisë së kryqëzatave të shek.XV” ku jepet një material i pasur dokumentar mbi luftërat antiosmane të shqiptarëve gjatë epokës së Skënderbeut. Në kuadrin e kësaj pune kërkimore, Nikolla Jorga zbuloi më 1915 në bibliotekën Laurentiana të Firences, dokumentin e parë të gjuhës shqipe, “Formulën e pagëzimit”. Në veprën e Jorgës, çështjet e historisë sonë zënë një vend të dukshëm.
