Hapet gara për vendet e reja të punës në arsim. Mësuesit e profileve të ndryshme që janë në kërkim të një vendi pune mund të aplikojnë në portalin online, që është bërë i aksesueshëm gjatë pasdites së djeshme. Autoritetet e arsimit sqarojnë se për fazën e parë aplikimet do të zhvillohen online në portalin zyrtar, www.mesues.arsimi.gov.al, deri në datën 27 nëntor.
Duke specifikuar të dhënat e tyre profesionale mësuesit që bëhen pjesë e kësaj skeme, pas datës 1 dhjetor do t’i nënshtrohen një testimi kombëtar, ku më pas do të fitojnë vendin e punës mësuesit që kanë rezultatet më të larta në provim, si dhe kanë bërë përzgjedhjen e duhur të preferencave mbi lëndën dhe shkollën ku duan të punësohen. Sipas ekspertëve të arsimit duhet bërë shumë kujdes gjatë fazës së aplikimit, e cila lejohet vetëm një herë, dhe nëse të dhënat konfirmohen nuk mund të bëhen më ndryshime në të.
Pas plotësimit të eksperiencës profesionale mësuesit do të listojnë edhe tre preferenca, ku të përcaktojnë mundësitë e largimit nga vendbanimi i tyre për të dhënë mësim.
Gjatë prezantimit të kësaj nisme, Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla inkurajoi të gjithë ata mësues të cilët do shprehin dëshirën për të punuar në zona të largëta nga vendbanimi i tyre, ku janë identifikuar mungesa, ku tha se kjo kategori mësuesish do të mbështet nga qeveria shqiptare me një projekt të veçantë ndihme.
Nëpërmjet portalit “Mësues për Shqipërinë” do të publikohen për çdo Drejtori Rajonale jo vetëm kërkesa të punësimit për çdo kurrikul, por edhe statistika të rezultateve të arritura të rankuara në bazë të pikëve të përfituara në testimin përkatës. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar procedurën e plotë se si do të veprohet gjatë aplikimit online, si dhe fushat ku duhet të bëni kujdes për të mos rrezikuar djegien e aplikimit të bërë. Procesi i testimit të aplikantëve në sistemin arsimor parauniversitar do të drejtohet nga MAS dhe do të organizohet e administrohet nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA) dhe DAR, si dhe do të monitorohet nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
Procedura se si do aplikohet
Për të aplikuar çdo mësues duhet të hyjë në faqen zyrtare online të Ministrisë së Arsimit. Portali Mësues për Shqipërinë është tashmë i linkuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si dhe në faqet zyrtare të çdo drejtorie arsimore në linkun përkatës www.mesues.arsimi.gov.al.
Për të kryer regjistrimin tuaj plotësimi i të gjitha fushave është i detyrueshëm. Fillimisht ju duhet të plotësoni në faqen e hapur të dhënat përkatëse që kanë të bëjnë me: “Emër, atësi, mbiemër, numrin personal të letërnjoftimit tuaj, i cili ndodhet poshtë në të djathtë të letërnjoftimit”. Më pas do të shfaqet një kalendar ku duhet të zgjidhni datëlindjen tuaj.
Shkruani Vendlindjen tuaj duke ju referuar të dhënave dhe formatit të kartës suaj të identitetit (letërnjoftimit). Nga lista përkatëse e shfaqur duhet të zgjidhni vendbanimin tuaj aktual dhe ta plotësoni. Më pas zgjidhni dokumentin, kartën tuaj të identitetit të skanuar që do ngarkoni në sistem në formatin”doc, doce, jug, pdf”, duke shtypur butonin “Choose File”.
Pasi ta keni zgjedhur do ju shfaqet dokumenti i ngarkuar. Në fazën e mëtejshme duhet të plotësoni numrin tuaj të telefonit, të shkruani adresën tuaj të saktë të e-mail-it, për t’u informuar për çdo vijim të mëtejshëm të procedurave që do të ndiqen.
Faza e aplikimit online vijon më tej me zgjedhjen e nivelit tuaj arsimor të përfunduar që shfaqet në listë konkretisht: “Bachelor, Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve të Bukura, DIND (Diplomë e Integruar e Nivelit të Dy”. Më tej do të përzgjidhni institucionin e arsimit të lartë ku keni kryer studimet nga lista e shfaqur e universiteteve. Plotësoni duke shkruar titullin e Diplomës, e cila është e cituar në diplomën tuaj. Hapi tjetër vijon me plotësimin e vitit të përfundimit të studimeve, mesataren e studimeve tuaja të shprehur numër me dy presje dhjetore.
Ngarkoni në sistem diplomën universitare të skanuar duke zgjidhur (choose file) dokumentin që do të ngarkoni, sipas formatit të përcaktuar. Pasi ta keni zgjedhur do ju shfaqet dokumenti i ngarkuar. Plotësoni vitet e punës suaj si mësues në listën e shfaqur, konkretisht sipas ndarjes: , kur nuk ka, kur keni 1-3 vite pune, 3-5 vite punë, 5-10 vite, ose më shumë.
Zgjidhni kategorinë e kualifikimit tuaj si mësues nga lista që do ju shfaqet. Plotësoni duke shkruar trajnimet, kualifikimet, si dhe zhvillimin profesional tuajin duke përmendur çertifikimet që zotëroni. Më tej do detajohen edhe gjuhët e huaja që zotëroni, dhe njohuritë kompjuterike. Në pikën 19 të aplikimit duhet të specifikoni drejtorinë e arsimit ku dëshironi të punësoheni të listuara sipas ndarjes dhe preferencën tuaj, e cila mund të jetë preferencë e parë, dytë, si dhe preferencë e tretë.
Po gjatë kësaj faze përcaktohet edhe drejtoria ku do të jepni provimin, duke përzgjehdur më pas edhe profilin e testit për të cilin aplikoni, sipas listës së shpallur referuar udhëzimit përkatës për “Organizimin e testimit të aplikantëve në mësuesi”. Ky aplikim do të jetë pjesë e dosjes suaj personale.
Si mund të aplikoj për të marrë pjesë në Nismën “Mësues për Shqipërinë”?
Çdo i interesuar për të aplikuar në portal duhet të aplikojë në faqen zyrtare www.mesues.arsimi.gov.al. Afatet e aplikimit janë nga data 12-27 nëntor 2014.
A është e nevojshme të dorëzoj dokumente të printuara përpara testimit? Ku?
Nuk është i nevojshëm dorëzimi i dokumenteve në ketë fazë. Aplikimi është vetëdeklarim, dhe në momentin e ofrimit të vendit të punës, me paraqitjen e dokumentacionit origjinal, çdo deklarim i rremë, apo i ndryshëm nga formati, do të bëjë s’kualifikim të menjëhershëm të kandidatit.
Kush ka të drejtë të aplikojë?
- Çdo individ i cili ka përfunduar studimet e larta në profilet e mësuesisë në institucionet e arsimit të lartë brenda vendit ose jashtë. Për individët që kanë përfunduar studimet e tyre jashtë kërkohet ekuivalentimi i diplomës në përputhje me dispozitat ligjore.
- Çdo individ punëkërkues në zonën ku banon ose që shpreh interesin e tij për të kontribuar si vullnetar në zona të tjera të vendit.
- Çdo individ i cili aktualisht është në marrëdhënie pune provizore si mësues me kontratë.
Kur dhe si do të shpallen datat e provimeve?
Në periudhën 27 nëntor deri në 1 dhjetor do të publikohen në portal, lista e individëve që do të marrin pjesë në testim, kalendari i testimeve për secilën drejtori arsimore në vend, ambientet e testimeve, si dhe llojet e testeve që do të kryhen.
Kur dhe si do të shpallen vendet vakante në arsim?
Shpallja e vendeve vakante për çdo shkollë të arsimit parauniversitar do të bëhet publike pas datës 20 nëntor. Ministria e Arsimit ka vendosur që të zbardhë vendet vakante në portal pas kësaj date.
Çfarë nevojitet për të pasur një formular të plotësuar saktë?
Çdo i interesuar duhet të ngarkojë gjatë plotësimit të formularit dy dokumente: “Diploma universitare e nivelit më të lartë në profilin përkatës të mësuesisë, si dhe dokumenti identifikues, që mund të jetë Karta e identitetit ose pasaporta personale. Një individ që dëshiron të aplikojë duhet të tregojë kujdes në plotësimin e këtij formulari pasi nuk ka të drejtë ta përsërisë atë pas konfirmimit të aplikimit
Sa herë është e mundur që të aplikohet në portal?
Ju duhet të aplikoni vetëm një herë. Duhet të tregoheni të kujdesshëm në plotësimin e fushave. Pas konfirmimit nuk keni më mundësi të bëni ndryshime.
Kur do te fillojë testimi?
Testimi do të fillojë pas datës 1 dhjetor. Kalendari I testimeve sipas profileve dhe Drejtorive Arsimore Rajonale do të bëhet publik në ambientet e portalit. Procesi i testimit për fazën e parë do të zhvillohet njëherësh në të gjitha drejtoritë arsimore në vend.
Ku do të behet testimi dhe a mund të ndryshohet zona e testimit pavarësisht vendbanimit?
Testimi do të behet në ambientet e përcaktuara nga Drejtoritë Rajonale, të cilat do të jenë të publikuara në ambientet e portalit. Gjatë plotësimit të formularit ju mund të zgjidhni vetë Drejtorinë Arsimore ku doni të zhvilloni testimin. Kandidatë për t’u testuar do të jenë të gjithë aplikantët që kanë diplomë mësuesie sipas dispozitave në fuqi.
A duhet të dorëzohet dosja e aplikimit në Drejtorinë arsimore?
Po dosja duhet të dorëzohet pas afishimit të kandidateve dhe forma e aplikimit në portal duhet të jetë pjesë e dosjes
Për çfarë do të testohen mësuesit aplikues?
Testimi i të gjithë kandidatëve për testim do të jetë në përputhje me profilin e tyre. Orientimet në lidhje me testimet sipas profileve do të behën publike në ambientet e këtij portali. Rezultatet e testimit do të behën publike në ambientet e portalit. Gjithashtu afatet e këtyre rezultateve do të jenë në përputhje me rregulloren e procesit të testimit dhe do të behën publike në portal. Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e tyre për çdo DAR/ZA dhe referuar profilit sipas preferencës së parë të zgjedhur
Ç‘nënkupton sistemi i preferencës së zgjedhur?
Preferenca nënkupton dëshirën dhe mundësinë e individit për t’u angazhuar si mësues jo vetëm në vendbanimin e tij, por edhe në zona të tjera. Aplikuesit kanë deri në tre mundësi të gjenerojnë informacion në lidhje me preferencën e tyre.
Cili është probabiliteti i punësimit pas përfundimit të testimit?
Kjo do të varet nga preferenca e zgjedhur dhe vendet e shpallura vakante për çdo Drejtori dhe Zyrë Rajonale (DAR/ZA).

Pse s’u be kjo para fillimit te vitit te ri shkollor por u mbushen shkollat me miq,militante dhe me korrupsion dhe na del tani ne mes te vitit ky testim.Do ishte e drejte qe dhe mesuesit qe u emeruan ne fillim te vitit t’i nenshtrohen testit.Jam i bindur se edhe testimi do jete nje farse si konkurset qe u bene per drejtoret e DRA-ve.Perderisa aplikanti ka nje diplome,nje liste notash,eksperience pune(vitet e punes),kualifikimet e duhura s’ka nevoje te behet testimi.Eshte me e veshtire te korruptohet gjithe sistemi i shkruar me siper,se po te jete per nje testim (pra vetem nje hallke) atje behet cfare t’ju doje qejfi organizatoreve.
Jam mesuese e gjuhes shqipe dhe e leximit letrar punoj si mesuese qysh prej 35 vitesh.
Kam deshire te sistemohem ne ndonje shkolle shteterore ne qarkun e Tiranes.
Per momentin punoj si mesuese e gjuhes shqipe ne nje shkolle private , jam e sistemuar mire por largesia me detyron qe une te largohem nga shkolle per pamundesi per arsye te moshes.
faleminderit
mesuese
Enrieta
Po mesuesit qe kan mare provimin e shteti pse duhet ta japin kete provim? Provimi i shtetit ishte nje provim shume i veshtire dhe jam e bindur qe shumica e mesuesve qe aktualisht jane ne pune po ta japin kete provimin do rezultojne ngeles. Edhe sa provime do kalojme qe te hyme ne pune? Besoj se ky provim do jete formal
Elena, une mendoj se ky konkurrim do te behet vetem nese te licensuarit qe presin te punesohen do te jene me shume ne numer se vendet vakante te shpallura pas dates 20 nentor. Atehere mund te regjistrohesh brenda nje jave.
– sa pyetje do te kete provimi? ne cfare fushe do te jene pyetjet?
Po licensat e provimit te shtetit qe dham ne Korrik,kur do te dergohen neper drejtorite arsimore perkatese ? Ai eshte dokument personal,paguam lek,u sflitem per te mesuar,dhe tani na percjellin duke na thene do e merrni vitin tjeter!!! Cfare do te thote kjo? Ne kemi paguar per ate dokument,nuk mendoj se eshte drejte te mbahemi peng ne kete forme! Sa per riprovimin nuk di c’te them…Do ishte mire te futeshin ne te dhe mesuesit qe u emeruan ne fillim te vitit shkollor! (persona keta,pa stash,pa provim shteti,dhe me boshlleqe te medha formimi personal)
flm!
A eshte e domosdoshme te kesh filluar apo mbaruar Masterin per te mare pjese ne provimin e licenses ?
Nuk e di a hyjn ne pun keto comentte…po dua te them ne ca provimi te hyj un kur kam marre te dy kategorit per cikel te ulet e kam 14 vjet pune sivprovizote sa ne nje shkoll ne tjeyren te shkidres kur jan punesuar ne dar shkoder sa e sa mesues qe nuk ian as gjysmen e experiencesvtime….
Dhe kjo provim do jet nje sorollatje e radhes burokratike per tu justifikuar qe jan ne po mundohemi te “bejm shtet” po ju nuk kuptoni.Pra kjo “rilindje”ka nje legjislacjon pastandart ku rregullat e testimit dhe rekrutimit ndryshohen sipas qejfit
Pse nuk hapet portali?Dhe pse eshte vene si kusht qe kemi vetem nje mundesi regjistrimi…?Mendoj e gjithe kjo behet per te penalizuar sa me shume mesues qe kerkojne te punesohen.Kjo nuk eshte e drejte.Regjistrimi duhet bere me shkrim prane Drejtorive Arsimore dhe duhet te na tregojne si te regjistrohemi pa u penalizuar.
Po me psikologet cfare do behet zonja ministre sepse asnje iniciative nuk eshte mare deri tani me kete fushe edhe pse eshte shume e domosdoshme per femijet,duhet te shtohet numri I tyre dhe te behet licensimi
po ne qe mbaruam studimet ne 2008 dhe jemi paisur me diplome 4 vjecare por ne fakt 3 vite studimi beme me nje ngjeshje programi 12 provime e siper ne semester pra ishim nje eksperiment dhe kemi 6 vjet qe presim per nje vend pune si mesues a do te futemi ne provim?
Un kam mbaruar shkollen e Mesme Pedagigjike ne Kukes dhe ku kam punuar si mesuese e Cu per 8-vite pa nderprerje ne nje fshat po te ketij qyteti dhe gjate kesaj periudhe kam mbaruar shkollen e larte per Psikollogji dhe tani jam pa pune. Per cfar duhet te regjistrohem per te dhene test pasi dje qe desha te regjistrohem nuk ishte lenda ime tek lendet qe ju keni perzgjedhu z,Ministre? Cfar duhet te bej? Flm z,Minisre.
po ne qe jemi te licensuar pak jemi lodhur der me tani duhet te bejm testime serish?
Jam mesuese ”Cikli i Ulet” kam 3 vite pune ,kam mbaruar bachelorin master shkencore por akoma nuk kam bere mbrojtjen e saje kam te drejte te aplikoj te provimet sepse mund te penalizohem me heqje nga puna .
Jam aktualisht mesues i lendes fizike. E them aktualisht pasi edhe pse kemi mbaruar masterin nuk kemi siguri ne pune. Provimi i shtetit eshte nje provim shpejtesie, e thene ndryshe koha eshte percaktuese nese e mer provimin dhe jo dija. Testi perbehet nga 50 pyetje dhe keta pyetje duhen tju jepen pergjigjjet brenda 1minute e 20 sekonda per cdo pyetje.
Te me argumentoje Akp apo ekspertet e hartimit te testit se cili fizikant ne Shqiperi por jo vetem, ka mundesi te zgjidhe nje probleme fizike per 1 minute e 20 sekonda dhe une momentalisht largohem pergjithmone nga arsimi. Minimalisht nje probleme don kohen prej 3 minutash, gjithsesi sdo ishte aspak e udhes qe te thehen studentet ne kete provim per shkak te kohes, por per shkak te mosdijes PO. Faleminderit
Nese konkurset do te zhvillohen brenda DAR te rretheve ku punojne mesuesit, patjeter qe edhe mesuesit me te paafte do te dalin shume mire. Drejtoret e DAR do ta gjeje rrugen per ti ndihmuar ato, per te justifikuar marrjen apo mbajtjen ne pune te tyre. Shkoni e testoni nxenesit qe u kane dhene mesim me vite keta mesues dhe binduni qe nxenesit nuk dijne asgje, e ata mesues nuk e meritojne qe te punojne me ne arsim. Kjo ne rrethin e Kukesit eshte me e theksuar.
Ky provim eshte per te hedhur hi syve se ne pune jane njerez jo pa provimin e shtetit por edhe pa kryer akoma universitetin , ndersa ne qe jemi me te gjitha dokumentacionet nuk hyjme ne pune , ju dhjefsha shtetin
Zoti Edi Rama ju nuk keni besim ne universitetet shqiptare,perderisa nje mesues eshte pajisur me tgjitha diplomat perkatese,Provimin e shtetit pse duhet prap te konkurojm,ku aktualisht ndodhen pseudo-mesues pa diploma masteri,ky eshte nje paradoks i madh,mbylli universitetet hap konkurse.
O pushta ju pushtetaret .Jemi te pajisur me licence per profesionin ju na tregoni testime,stop testimeve te kota per te licensuarit,provim i marr me merit,online.
po ne qe nuk e kemi ditur, dhe nuk jemi regjistruar, tani eshte mbyllur si do te behet?
Ne portal nuk ka asnje informacion ne lidhje me listen e individeve per testim qe kane aplikuar madje portali nuk hapet prej disa ditesh. A ka ndonje menyre per te shikuar liste-n ?
Po mire si do i behet tani qe nje pjese e madhe e pune kerkuesve nuk kane aplikuar, do rrime te ngrohemi ne diell ne,ku do shkojme ne tani te perplasemi per pune sipas jush? Ju shikoni ata mesues qe sot jane ne pune dhe rrine dredhin zinxhirin ter diten vetem per mesues nuk jane ata, na jepni ndonje informacion se cfare duhe te te bejme se jemi shume konfuz…………………………………………………………
Un nuk e dija per regjistrimet I plotesoj te gjitha kriteret e nevojshme dhe do te doja ti nenshtrohem provimit si mund Tia bej a kam me shprese flm
une e kam bere aplikimin dhe emri im nuk figuron ne listen e te perzgjedhurve.Ju lutem me ndihmoni dua te futem dhe une ne provim pasi i plotesoj te gjitha kriteret per te qene mesues.flm.
Une e bera aplikimin online dhe kur u interesove per emrin pashe se emri im nuk figuronte ne listen e te perzgjedhurve.Ju lutem me ndihmoni se dua edhe une te marr pjese ne provim pasi iplotesoj te gjitha kriteret per te qene mesuese. Ju faleminderit per mirekuptimin
Pershendetje !
Une jam regjistruar tek portali ,e kam dhe emrin ne liste ,por na kerkohet formati i printuar i aplikimit online per testim; ,por une nuk e kam, si do procedojme ,ku mund ta gjejme, ju lutem ktheni pergjigje
Edhe une kete problem kam.Ju lutem nje pergjigje!
Emri im eshte ne liste ,por a eshte e domosdoshme dorezimi i dokumentave. Po kerkoj per formularin e plotsuar online po spo e gjej.
Po ndonje shprese per ne qe sjemi rregjistruar? Do marim ndonje pergjigje se cfare duhet te bejme?
Pershendetje. Po per ne qe skemi mundur te regjistrohemi si veprohet? a ka ndonje mundesi tjeter per ne? Une e kam mbaruar masterin dhe kriteret qe ju kerkoni une i plotesoj. Cfare duhet te bej une tani?
As une nuk kam mundur te rregjistrohem,cmund te bej? Kam mbaruar per psikologji, ne 2008
Me pas mbarova MSC per perkatsi gjinore dhe zhvillim
Kam punuar neper instuticione te ndryshme me koh te pjesshme, tani jam e pa pune
Tani kam nevoj me shume se kurr , kam edhe nje femij 2-vjece .
Po me mësuesit të cilët kanë mbaruar të mesmen pedagogjike dega edukatore, si dhe edukatoret që kanë mbaruar gjimnazin dhe vazhdojnë të qëndrojnë në punë pa u shqetësuar fare se kanë mbrojtjen e dr. të shkollës. Kurse të tjerët me diploma universitare në xhep sorollaten rrugëve, si duhet të veproni në këtë rast?
Ku mund te aplikojme per te konkuruar sespse adresa qe keni paraqitur nuk eshte me funksionale . Ju lutem me jepni nje orjenitim! Faleminderit !
A do te kete nje faze te dyte testimi….apo pjesa tjeter e te rinjeve do te duhet ti mbajne diplomat ne xhep..
Pershendetje doja te dija se si behen regjiatrimet ke
Ky konkurs ,pasi ne te parin nuk mora pjerse
Dhe a ka konkurim tjeter .
Kam mbaruar arsimin e larte
Dega cikeli i ulet
Parashkollor.
Erodona Ujkaj.
30.01.1990
Universiteti:Luigj Gurakuqi SHkoder
Dega: parashkollore.
Viti akademik 2018-2012
Persh! Dua te di si behen regjistrimet per aplikim,per aplikin,dega histori-gjeigrafi.
Laura jaupi
19.03.1974
Dega: histori-gjeografi
Viti i diplomimit :1995
Vite pune:17-vjet.
Me 2 kualifikime
Jam diplomuar ne degen gjuhe-letersi shqipe ,gjate viteve te vazhdimit te shkolles qe jetoja ne Shqiperi , por me tej per shkak dhe te kohes se viteve ’90, vendosa te shkoj dhe me tej .
Vazhdova studimet dhe u diplomova ne degen Psikologji ne univeristetin e San Rafaeles , katedra Milano dhe me tej master pas ut ne Athine
Kam ushtruar profesinin tim per disa vjet rresht dhe aktualisht jam ne Shqiperi prej vitesh ku gjendem i papune
Kam pervoje pune mbi 20 vjet si punonjes-social prane qendrave te femijeve me zhvillim te vonuar
Zoteroj me certifikate dhe flas shume mire gjuhet ; italish , greqisht , anglisht ! I arratisur prej jetes ,ndiej qe u harrova dhe nga shteti shqiptar qe me tere keto diploma universitare në xhep jam krejtesisht i papune dhe me tim ate pensionist qe me mban mua pasi dhe bashkeshortja ime me shkolle te larte infermieri eshte e pa pune !
Pres ne mirekuptimin tuaj dhe ne se me keni lexuar sa do pak te me jepni nje orjenitim! Faleminderit !
me dergoni pyetjet e licenses