Vijojnë operacionet kundër klandestinëve në qarkun e Gjirokastrës. Arrestohet në flagrancë një shtetas nga Sudani, i cili ishte udhërrëfyesi i emigrantëve të paligjshëm. Sektori Kundër Trafiqeve njoftoi dje ndalimin e Mohammad Ahmad, 30 vjeç, i cili u kap në fushën e Arshilengos, duke shoqëruar 10 klandestinë nga Siria, duke i ndihmuar për t’i shpëtuar policisë. Mësohet se 30-vjeçari është kapur disa herë më parë nga policia dhe është kujtuar klandestin, por dje është provuar se trafikonte me qëllime përfitimi.
