Një sasi e vogël eksplozivi shpërtheu në oborrin e një banese në fshatin Shëmri të Kurbinit, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së martë, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme materiale. Burime nga policia vendore kanë bërë të ditur se banesa është në pronësi të S. Xh., që në ato momente ndodhej brenda me familjen. Policia mendon se ka qenë një sasi e vogël tritoli me fitil zjarrpërcjellës që është hedhur në oborr me qëllim paralajmërimin dhe shantazhin ndaj familjes në fjalë. Po hetohet në disa pista për shkaqet dhe autorët e krimit.
