Përplasja e djeshme në Komisionin e Ligjeve mes Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe deputetit Pandeli Majko nxori në sipërfaqe një problem thelbësor që ne si qytetarë të këtij vendi dhe si shtet kemi me sistemin gjyqësor në përgjithësi dhe me prokurorinë në veçanti. Në të vërtetë ky është dhe një nga problemet themelore që ne kemi edhe me BE-në dhe aspiratën tonë integruese në familjen evropiane. Akuzat që deputeti socialist Pandeli Majko i bëri kryeprokurorit ishin të rrepta duke shprehur një mungesë besimi total ndaj vullnetit të Llallës për të luftuar korrupsionin. Ai pati kurajën t’i thotë publikisht dhe zyrtarisht se Kryeprokurori nuk është duke kryer detyrën që i takon në luftën kundër korrupsionit dhe se deklaratat që lëshon herë pas here nuk mund të justifikojnë punën e deritanishme të tij.
Në fakt, Komisioni i Ligjeve është i vetmi institucion ku Kryeprokurori është i detyruar të shkojë dhe të japë llogari. Dhe, ajo që ndodhi dje duket se është vetëm një paradhënie që Komisioni i Ligjeve i dha Kryeprokurorit. Burime brenda atij Komisioni thanë dje për gazetën ‘DITA’ se së afërmi Llalla do të thirret sërish për të raportuar enkas për luftën kundër korrupsionit. Sipas të njëjtit burim, kjo bëhet pasi korrupsioni është problemi gangrenë për të cilin Shqipëria, përkundër nxjerrjes në pah të arritjeve, vazhdon të penalizohet nga institucionet ndërkombëtare dhe partnerët perëndimorë. Dhe duhet thënë se bilanci i Llallës në këtë drejtim është një zero e madhe. Pra, hiç. Me të drejtë Komisioni i ka konsideruar shashka tymuese ato që deklaron kohë pas kohe kohe Llalla. Le të kujtojmë se disa muaj më parë ishte po Llalla që deklaronte se kishte në duar dosje spektakolare që do të tronditnin opinionin dhe do t’i jepnin një shtytje të fuqishme përpara integrimit të vendit në BE. Pritëm e pritëm dhe, më në fund, erdhi një deklaratë tjetër ‘tronditëse’ e tij: do të hetohet një ministër i qeverisë aktuale.
“Kur më gënjen një herë, faji është i yti. Kur më gënjen për herë të dytë, faji është i imi”, thotë populli. Ndërsa Llalla po gënjen disa herë radhazi. Por kjo është më e pakta. Sepse përgjigja e kryeprokurorit ndaj deputetit Majko, të ofron një mesazh shumë herë më të rëndë se një gënjeshtër.
“Nëse mendoni se bëj politikë, ky është problemi juaj”, i tha Llalla deputetit, duke thënë gati troç se aq i bën se ç’mendon mazhoranca. Kjo sfidë e hapur e tij, me mantelin e një institucioni të pavarur dhe me vetëdijen se prekja e prokurorisë do haste në reagime ndërkombëtare, është një arrogancë e pashembullt. E cila për saktësim, nuk ka lidhje fare, madje është e kundërta e përplasjes së paraardhëses së tij Ina Rama me qeverinë Berisha. Ajo kryeprokurore pengohej qëllimisht të punonte për të çuar qeveritarët para drejtësisë, ndërsa Llalla nxitet të punojë nga qeveria, por hedh romuze. A mund të ketë të drejtë Ngjela kur thotë se Llalla kërkon të negociojë me kryeministrin? Nuk është çudi, se në këtë vend ka ndodhur gjithçka. Por do të ishte shumë e rëndë, aq më tepër për këtë qeveri, sikur zyrtari që fjeti mbi dosjet e pasurive në ILDKP dhe që gërhet sot në krye të prokurorisë, ta vërë në pozita “negociuese”.
Dhe për t’u kthyer tek pyetja e Majkos, po, Llalla bën politikë. Edhe kur lëviz, hap dosje majtas e djathtas për “barazpeshë”; rreh me grushta kolegët dhe bën deklarata boshe, duke rrahur në fakt dybekun e politikanit. Kjo, në një kohë kur detyra dhe mandati i tij janë për të vepruar dhe jo folur, për të mbledhur fakte e prova dhe jo për të deklaruar “së shpejti kini për të parë ç’bombë do të plasë”. Ky xhep që ka lënë Berisha në drejtësinë e dreqosur të vendit, është një kosto e madhe që po i kushton shumë qeverisjes. E cila nëse nuk gjen mekanizmat për ta vënë në “pozita pune” prokurorinë ose tek e fundit, për ta shkarkuar, atëherë vërtet ka diçka për të negociuar.
***
Majko-Llallës: Po hetoni apo po bëni politikë?
Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe deputeti socialist Pandeli Majko kanë debatuar mes tyre në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve, ku prokurori i Përgjithshëm ishte thirrur për të raportuar mbi gjetjet e raport-progresit të vitit 2014. Shkak i debatit mes Llallës dhe Majkos u bënë deklarimet e kryeprokurorit të pak ditëve më parë, kur paralajmëroi se organi i akuzës kishte nën hetim ish-ministra dhe ministra. Majko shprehu shqetësimin se Prokuroria vazhdon të influencohet nga politika, ndërsa shtoi se ka zvarritje të çështjeve dhe s’ka transparencë me emërimet.
Përplasja Majko-Llalla
Duke iu drejtuar Kryeprokurorit Llalla, deputeti Majko u shpreh se po e trajton korrupsionin sikur s’ka ndodhur asgjë. Majko i cilësoi deklarimet e Llallës si të nxituara, por kryeprokurori i është përgjigjur se është problem i ligjvënësit nëse është shqetësuar nga deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm. “I nderuar zoti kryeprokuror, në qoftë se ju e konsideroni këtë takim të sotëm si ‘ju bëni sikur flisni dhe ne bëjmë sikur pyesim’, dakord. Por kam përshtypjen se sot keni ardhur të jepni llogari në një ndër institucionet kryesore të Shqipërisë. Ju lutem, historllëqet e përgjithshme nuk bëjnë asnjë gjë në këtë histori. Shqetësimi kryesor është marrëdhënia e korrupsionit në shtetin tonë është e diskretituar dhe ju jeni institucioni përgjegjës. Ju lutem na flisni në mënyrë të qartë kush janë problemet që keni dhe me institucionet e tjera dhe brenda jush. Dyshimi jonë i madh është se ju jeni e njëjta trupë që keni funksionuar dhe më përpara dhe vazhdoni e trajtoni problemin sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë dhe do t’ju zgjidhë problemin shtesa në buxhet, në personel apo njerëzve në IT, ky është problemi i luftës kundër korrupsionit? Apo deklaratat tuaja se do të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme nga ato që do të marrim vesh nga hetimet? Apo nga ato që thoni nëpër media se po hetoni disa ish-ministra dhe ministra? Nuk janë sekrete hetimore këto? Apo po bëni politikë? Ju lutem flisni qartë e hapur para publikut. Kush Janë problemet tuaja, çfarë ndihme doni nga ne? Si do t’i përgjigjemi BE për këto që shkruan këtu dhe jo me llafe të përgjithshme sikur nuk ka ndodhur asnjë gjë. Na hahet të hamë, na rriten thonjtë, t’i presim, thoshte Dritëro Agolli dikur”, u shpreh Majko. Por Kryeprokurori në përgjigjen e tij tha se ka mendim të kundërt nga ai i Majkos. “Lidhur me luftën kundër korrupsionit, është fakt dhe e përsëris vazhdimisht është pengesë, mungesa në stafin e saj. Nuk mundet që me këtë ngarkesë të madhe pune, ky numër i konsiderueshëm prokurorësh të përballojnë këtë sfidë të madhe të shoqërisë shqiptare. Nëse ju jeni i shqetësuar për deklaratat e mia publike, mbetet shqetësimi juaj. Unë e përmend dhe do e përmend vazhdimisht se ne jemi në proces hetimi dhe do vijojmë të hetojmë çdo rast ku kemi dyshime. Rezultat më pas do i nxjerrin hetimet”, u shpreh Llalla. Debatit i është bashkuar edhe kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj i cili ka pyetur Llallën nëse ka persona të korruptuar në Prokurori. “A ka të korruptuar në prokurori, oficer gjyqësorë?”, iu drejtuar Xhafaj Lallës. Kryeprokurori i është përgjigjur duke nënvizuar se ka një masë ndaj një prokurori dhe disa oficerëve. “Ne kemi marrë iniciativën për ndryshime në ligjin për Prokurorinë në Këshillin e Ministrave. Lidhur me Këshillin e Prokurorisë mendoj se do jetë pjesë e ndryshimeve dhe rregullimeve ligjore. Lidhur me hetimet me veprat e korrupsionit, kemi një masë ndaj një prokurori dhe ndaj disa oficerëve”, tha Llalla. Prokurori i Përgjithshëm theksoi se institucioni që drejton ka marrë masa konkrete për luftën kundër krimit të organizuar dhe lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet. Në lidhje me këtë, Llalla tha se janë proceduar penalisht disa gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa shtoi se ka rritje të sekuestrimit të pasurive nga veprimtaritë kriminale. Gjithashtu Llalla tha se janë rritur me 30% procedimet në luftën ndaj krimit.
Deklarata e Llallës në TCH: Janë në hetim ministra dhe ish-ministra
Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla, pas ardhjes nga SHBA deklaroi në “Top Story” më 6 nëntor se zyrtarë të lartë në rang ministrash dhe ish-ministrash po hetohen nga prokuroria.
Llalla në atë emision ka dhënë një deklaratë që disa e konsideruan si ‘deklaratë bombë’. “Kemi dosje të zyrtarëve të lartë në nivel ministrash dhe ish-ministrash. Po hetojmë edhe ministra të qeverisë aktuale. Hetimet kanë lidhje me detyrën dhe një aktivitet aktual për çështje që nuk mund të japim detaje të mëtejshme”, tha ai.
Ngjela quan Llallën “qojle dhe birbo”: I dha mesazh si gjobëvënës Ramës
Avokat Spartak Ngjela para disa ditësh, më 8 nëntor, ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, pas deklaratës së tij, se po hetohen ministra aktualë. Sipas Ngjelës, Llalla po flet si gjobvënës. Ai thotë se Llalla nuk ka asgjë serioze për ato që thotë. Ngjela shprehet se Llalla e ka bërë atë deklaratë për t’i çuar një mesazh kryeministrit Rama për të lidhur një kontratë, ku secili të shohë punën e vet për të abuzuar me shtetin.
“Ç’është ky prokuror i Përgjithshëm i cili, atë që duhet ta ketë, pa dyshim, si një nga ndërmarrjet e veta me sekrete, ia shpalos paraprakisht opinionit publik, kur deklaron botërisht: “Do të arrestohet një ministër i qeverisë aktuale”? Por kështu e fillon ky pohimin, se pastaj prokurori Llalla nis e tjerr fjale boshe se gjoja hetimi qenka ende në fazën e parë dhe nuk dihet se si do të dalë.. Kujt ia thotë ky qojle këto? Me kë tallet ky birbo që ka të paktën dy vjet që bashkëpunon me krimin shtetëror? Por kjo nuk është e thjeshtë. Pse e deklaron këtë sekret botërisht prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë? Sepse kërkon të lidhë kontratën me kryeministrin aktual Rama. Shumë e thjeshtë, sepse kështu ka qenë kontrata prej dekadash: “Ne vjedhim në krahun tonë, dhe ju qeveritarë abuzoni në krahun tuaj”. Dhe kjo është arsyeja e deklarimit prokurorian të Llallës. Nëse ka kapur vërtet ndonjë nga ministrat e Ramës, dhe kjo s’është çudi, sepse në qeverinë e tij janë nja katër të tillë që abuzojnë përditë me korrupsion, atëherë, Rama nuk ka më jetëgjatësi si kryeministër. Por Llallës nuk i intereson kjo, edhe pse ndoshta këtë e do edhe Saliu. Jo. Llalla, derisa e shpall paraprakisht “sekretin” e tij, i thotë indirekt Ramës: Ose hiq dorë nga lufta kundër nesh dhe gjykatës, ose unë të kapa ministrin apo ministrat!”, thotë Ngjela.

Mire mengjesi dita dhe ju lexues te dites. Ju uroj një dit te mbarë.
Ky prokuror BULEVARDI duhet te SHKARKOHET nje ore e me pare dhe duhet cuar para gjyqit per SHPERDORIM DETYRE edhe me shume!
Cfare presin juristet e Rames qe nuk veprojne???
Berisha i nderromnte prokuroret me pretekste qesharake e jo ky birbo,qe e ka QELBUR PROKURORINE kur mban me dhjetra dosje korrupsioni e krimi pa i derguar ne gjykate!!!
“Po nuk u trubullua,nuk kullon!”
” Qe te shkulesh ty “,I thosh Kadareja dje, PP. -nes. “Duhet t’i ngresh e t’i rivrasesh te renet!..”
Qe te shkulesh keta sot,prokuror,gjykat, drejtesia ne pergjithesi,duhet me se s’bene te shkelesh kushtetuten,te thyesh me se s’ben ligjin (!) Jane metastaza te Berishes, ngulur thelle, dhe reformat nuk mund te behen. Qe do te thote, Saliu,apo i biri basha, do vin prap, pa nje pa dy… Per te zezen tone…
“.. S’di se si sot m’u kujtua,
“Miklovani”,gjalmeziu…
Qe pa ligj,u’a hiqte bythen…
Kriminelve,si Saliu.
Sherbetorve, si ky llalla,
si Gjin Gjonet e Nishanit
qelbi gjithandej mbledhur,
mu mbi shpatull te Vatanit.
Ore Llalla e ka mendjen te beje boks me Cim hajdarin (nje koqe kandari edhe ky ne fakt) se nuk ju zgjodh e dashura ne Bordin e Magjistratures! O qeveri, o parlament hiqi keta plehra se nuk ka integrim me keta! Jane krimba, duhet mbyllur kjo epoke e ketyre soj e sorollop pa dinjitet!
llalla eshte i nje kallepi me kapterr jarin. te dy nje nivel medioker kane per shtetin dhe punet qe bejn. keta te dy jan kamikazet e sales. te dy jan ven ne ato poste per te garantu qe sales dhe kalamajve te vet nuk ju hyn gjemb ne kemb. po nuk u pastru drejtesia rama kot sa bon llogje kavaje.
Duke lexuar titullin e shkrimin, thashe se cfare ka bere vaki e cfaje te renda paskej bere Llalla.
Kur i shkova deri ne fund, mora vesh se paskej bere gjemen. Paskej thene se ne hetim eshte nje minister i Rames. A mund te durohet kjo ?
Po sikur ti shkoje ne mend e te rihape dosjet e shumta qe flejne ne prokurori (sipas gojeve te liga de) per 20% e Rames ?
Z.LLALLA,nuk eshte per ate pune.Ka mundesi qe ta rrahi mire DYBEKUN e DHALLËS.Me kete drejtesi te kapur & te korruptuar 99.99% maxhoranca e ka te veshtire te beje shtet,siç pretendon RAMA me te drejt.Kush e pengon RAMEN te heqi Nishanin ,Llallen & Vishon?Kete gje e di & BUFI i pulave & populli po vezhgon…!
Fan Noli por , edhe Ismail Qemali , harxhuan më shumë energji nëpër Evropë se sa me hallet e Shqipërisë brënda vendit . Të njejtin gabim fatal po bën edhe Edi Rama !
Gabimi i Edit bëhet më i rëndë po të kemi parasysh se sot , rreziku më i madh Shqipërisë i vjen nga brenda e jo nga jashtë . Gjarpëri që s’i është shtypur koka , Sali Berisha , po bën tekstualisht atë që bënin paraardhësit e tij , Toptani dhe Zogu !
Fajin e ka Edi Rama !
Llalla , Nishani dhe e gjithë hirra tjetër që , na la peshqesh , armiku i popullit Sali Berisha , duhen përzënë me shkelma nga zyrat e shtetit. Demokracinë duhet ta gëzojë populli , jo banditët !
Edi , dëgjo ç’të thotë Merkel por , më shumë dëgjo atë që të them unë !!!!
Une e rrafa dybekun.Nuk e mendoja kurre se do me dilte nje llalle kaq e mire sa ta pinte ne kupe edhe Saliu edhe piktori.Tere diten pijne dhalle dhe ngelen permbys ne facebook.
eh moj shoqeni,sa te shuaj zjarrin Llalla eshte djegur gjithe mehalla.
Po hyri ne qeveri nuk i ngrihet me ai.
Llalla u be hirre.
Llalla të shkarkohet menjëherë.
Prokurori Llalla eshte pjesë e qelbësirëllëkut që ka lënë Berisha ne sistemin e drejtesise, ku perfshihen Bujar Nishani me nje pjese te KLD-se, prokuroret me ne krye Llallen, pjesa derrmuese e gjyqtareve te Shkalles se pare, te Apelit, te Larte dhe SHISH me ne krye Visho Ajazi-Liken.
Te gjithe keta drejtues institucionesh, nuk jane ne sherbim te vendit dhe popullit por ne
sherbim te padronit te tyre Sali Ram Berisha.
Deklarimi i prokurorit Llalla qe ka nen hetim nje minister aktual dhe ish ministra eshte nje deklarim tejet politik dhe nje fiasko. Nuk ka prokuror ne bote, te beje te tilla deklarata, pa mbaruar hetimi.
Llalla duhet të shkarkohet menjëherë.
Ky Llalla do ta luftoje korrupsionin? Ky qe genjeu paturpesisht ne rastin e zenkes me kolegun e tij, Hajdari? Nuk e kuptoj se cfare morali kane te tilla specie, qe vazhdojne te hedhin shashka ne opinion sikur do bejne namin, ndersa ne fakt bejne “nani”. Vetem qilizma ne prokurori e gjykata do te na beje pune, ndryshe…
Adriatik Llalla eshte i pa afte ose frikacak,por eshte edhe bythe e krye me Sali Berishen dhe i sherben ATIJ ,mbasi saliu e ka ble e ka futur ne xhep.
KY dhe SALIU nuk duan qe Shqiperia te futet ne BE, bile me cdo kusht mundohen ta pengojne..
KESHTU JEMI NE SHQIPTARET.