Komisioni Europian pas njohjes me vendimin e Gjykatës së Tiranës për 21 janarit, i kujtoi Tiranës zyrtare, përcaktimin në progres-raportin e Shqipërisë për këtë çështje.
“Në progres raportin e Shqipërisë bëhet thirrje për të trajtuar këtë çështje përmes një proces gjykimi të besueshëm. Komisioni shënon gjithashtu se ky vendim është subjekt apeli, çdo polarizim i kësaj çështjeje duhet evituar” nënvizoi zëdhënësi i Komisionit Europian, Peter Stano në një komunikim telefonik me ABC News.
Njëkohësisht, sipas tij, Komisioni në qëndrimin e tij ka rikujtuar se “një sistem gjykate i pavarur, i paanshëm dhe i përgjegjshëm, i zoti për të siguruar gjykime të ndershme është një dëshirë e çdo qytetari shqiptar dhe një element thelbësor i shtetit ligjor një parakusht për rrugën drejt integrimit evropian”.
