Daçiç: Marrëdhëniet mes dy shteteve janë më të acaruara

redaktor

Përtej deklaratave të Tiranës zyrtare se vizita e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Serbi shënon një hap të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, krerët e Beogradit theksojnë se kjo vizitë i shërbeu përkeqësimit të këtyre marrëdhënieve.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, duke folur në një emision mëngjesi për televizionin vendas RTS u shpreh dje se vizita e Kryeministrit shqiptar nuk e arriti objektivin e saj për normalizimin e marrëdhënieve, përkundrazi i përkeqësoi ato.

“Vizita e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Beograd nuk e arriti objektivin e saj. Serbia dhe Shqipëria janë në një marrëdhënie më të përkeqësuar se më parë”, u shpreh Daçiç.

Kreu i diplomacisë serbe gjatë intervistës së tij theksoi se kjo situatë ndodhi, sepse Kryeministri Rama ishte i fokusuar në politikat e tij të brendshme, duke kapërcyer interesat e gjera.

“Vizita ishte e organizuar nga të gjitha palët dhe ishte një përgjigje ndaj bashkësisë ndërkombëtare, pasi kjo u vendos në konferencën e Berlinit nën kujdesin e Kancelares Angela Merkel. Por pavarësisht kësaj, kjo vizitë nuk e arriti qëllimin që kishte në vetvete, normalizimin e marrëdhënieve mes vendeve pas kaq dekadash”, tha ai.

Share This Article
3 Comments
  • Po ju serbet vazhdoni te deshmoni qe jeni debilat e ballkanit. Prisni pa flamur duke shkelur protokollet. Dhe as vet nuk i besoni ato qe thoni, eshte vetem per te fituar pik ne politiken e brendshme, dhe per te genjyer veten se po beheni dhe me shum faktor ne politiken e jashtme. Dhe kur thoni qe ky takim i ka perkeqesuar me tej mardheniet kini parasysh se perballe nuk keni shtetin e ri shqiptar te Kosoves, por keni nje shtet anetar te Natos dhe qe po behet pjes e Bashkimit European. Nqs mardheniet sipas jush jane perkeqesuar, besoj nga pikpamja diplomatike eshte nje deshtim i juaji si vend prites.

  • Rusia ja u ka terhequr veshin? E nuk ka politike Ballkani, ka politike boterore.
    Pa e pre kordonin e kerthizes nga nena nuk jeton dot vetem femija.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *