I ftuar në emisionin “360 Gradë” të gazetarit Artur Zheji në “News24”, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dënon vendimin e Gjykatës së Tiranës që shpalli të pafajshëm gardistët e akuzuar për ngjarjet e 21 janarit. Sipas Ramës, protestuesit u pushkatuan para Kryeministrisë, nërsa gjykata liroi vrasësit.
Përse shqiptarët duhet t’iu votojnë në qershor 2013 si kandidat për kryeministër?
Pa ju dhënë konsideratë të përgjithshme. Sot shqiptarët kanë arsye madhore për të votuar me 23 qershor, për ti dhënë fund rrënimit të drejtësisë, si nocion dhe sistem. Sot ne duhet të ndihemi të gjithë të turpëruar si shoqëri për shkak të asaj që ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, e mbulon me trup vendin tonë në sytë e botës. Vrasësit e 21 janarit janë shpallur të pafajshëm. Unë besoj se nuk ka shqiptar që nuk reflekton për të ardhmen e këtij vendit, në rast se do të rrisë fëmijë në këtë vend.
Ka një dilemë, institucionet shqiptare do të mbrohen apo të rrënohen. Bëri mirë kryeministri Nano që u largua në 14 shtator apo kryeministri Berisha që qëndroi në 21 janar.
Nuk ka paralele mes 14 shtatorit dhe 21 janarit. Ne 14 shtator kërkohej koka e kryeministrit shqiptar. Në 21 janar njerëzit ishin të shumtë në numër dhe të paarmatosur. Në 21 janar protestuesit u vranë kur po ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar në bulevardin kryesor të kryeqytetit, pa asnjë lloj pozicioni apo armatimi që mund të kërcënonte.
Si e shpjegoni ndërhyrjen, ambasada amerikene sot u tregua e ashper. Ishin kaq pak te dhunshme?
Protesta e 21 Janarit ishte protestë që do përdorja fjalët e Sarkozisë, që degjeneron në një moment të caktuar në një reagim me gurë ndaj policisë, e cila e provokoi turmën, por ajo që është e papranueshme është që shteti të nxjerrë armët dhe të qëllojë ndaj qytetarëve.
4 të vrarët e 21 janarit, janë një dhimbje e madhe kombëtare, jo vetëm e militantëve apo simpatizantëve të PS-së. A mund të themi se u simbolizua ajo lufta e të varfërve. Nuk duket sikur është një ndeshje midis dy përfaqësuesve të popullit në emër të pushtetit?
Këtu nuk bëhet fjalë për të mbajtur asnjë lloj krahu, në asnjë anë të barrikadës. Këtu bëhet fjalë për të mbajtur një qëndrim ndaj pushkatimit të njerëzve të pafajshëm nga shteti. Ai ishte një ekzekutim i ftohtë i njerëzve të pafajshëm në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik edhe nga pikëpamja e goditjes me gurë. Sot ka pasur një përqafim të vrasësve të drejtësisë dhe vrasësve të demonstruesve në 21 janar.
Sot dolën familjarët dhe kërkuan vetëgjyqësi dhe hakmarrje ndaj kryeministrit, nuk është pak si ti hedhësh benzinë zjarrit? Eshtë kjo politika e zotit Rama?
Politika që mjaftohet me dhimbjen dhe nuk kërkon drejtësi nuk është as politikë dhe as e re. Organet e drejtësisë ekzekutojnë drejtësinë për të vulosur vjedhjen e zgjedhjeve, për ti dalë krah familjes së kryeministrit që i ka hapur luftë opozitës me demek në emër të drejtësisë. Sot ekzekutuan drejtësinë për të pafajësuar killerat e 21 janarit.
Nese do duam te djegim presidencën nuk duhet ta mbrojë njeri?
Kjo nuk është më nëqoftëse, kjo është me fakt, nuk ka pasur përpjekje as për të pushtuar dhe zaptuar kryeministrinë. Dhe sot janë dënuar mbi 100 e ca protestues që kanë kapërcyer kufirin e të drejtës së tyre dhe kanë marrë përgjegjësi personale. Janë thirrur në hetim 3 deputetë të opozitës dhe u lanë të lirë killerat. Dhe urdhëruesit e tyre nuk janë thirrur. Ish-ministri i kohës, tani kryetar i bashkisë dhe kryeministri i vendit nuk janë thirrur. Nuk ka tronditur vetëm opinioni publik, por dhe partnerin më të madhtë këtij vendi, që e kanë nënvizuar me shkrim deklaratën. Fakti është fakt
Do ta përdorni si kalë beteje ngjarjen?
Këtu nuk ka lidhje me kalë beteje. Ju siguroj që unë sot nuk jam i befasuar, nuk kam asnjë emocion.
Nuk ka vendim për deputetet, apo personazhet e tjerë?
Nuk kam qenë as dakord dhe as i gatshëm që të pranoj ndonjë grup me axhendë tjetër. Kam parë një demostratë e cila është provokuar nga policia dhe pas provokimit është ngjallur një reagim.
Nëse do rrethoheshit ju në postin e kryeministrit, si do reagonit. Do respektonit ligjin?
Mos bëjmë spekulime. Ligji është iq artë. Kur unë te jem kryeministër ligji do respektohet pike për pike. Ligji e ndalon përdorimin e armëve të zjarrit jashtë territorit të kryeministrisë. Nuk mund të qëllohet me armë zjarri populli.
Gardisti ka detyrë ta mbrojë institucionet?
Patjetër. Nëse thua protestë e ashpër nuk ke thëne asgjë. Nuk ekziston të qëllosh njerëz. Flitet për protestues të paarmatosur, Janë bërë hetime dhe nuk është gjetur asnjë protestues me armë, ndërkohë që janë shkrehur mijëra fishekë. Unë di që detyra e kryeministrit dhe e qeverisë dhe cdo institucioni, është përcaktuar nga ligji.
Ju keni dënuar largimin e Nanos në 1998?
Nuk është e vërtetë dhe nuk ka paralele të mundshme mes 14 shtatorit dhe 21 Janarit. 14 shtatori ishte yrysh barbar për ti marrë jetën kryeministrit të asaj kohë, sot jemi në kushte të tjera.
Taksa progresive?
Është debat që e ka hapur kryeministri jonë. Ne dua tqë bëj të qartë flasim për vlerën progresivitetin në një sistem të ndershëm bëhet fjalë për sistem taksimi që mund të artikulohet në shumë forma. Aspak në formën më klasike.
Si të përllogaritet mosmarrja e frymës së të pasurve?
Ka forma të termit të ndershëm të taksimit. Taksa e sheshtë është grabitje e më të varfërve
Pse?
Kur taksa e sheshtë u vendos në 2007 ne kishim kontribut për buxhetin e këtij shteti që vite 70% nga kompanisë dhe 30% nga populli. Sot është e kundërta. Pjesën më të madhe të barrës, nuk e mbajnë kompanitë, por populli.
Nuk ju duket arsyetim populist?
Ajo shkollë e mendimit liberal që e hymnizon taksën e sheshtë është shkollë periferike dhe margjinale. Nëse liberalët kanë simbol ai është Ronald Regan. Sigurisht diskutimi zhvillohet sesa shtrihet progresiviteti. Por, që mësuesi të paguajë më shumë taksa sesa ministri i Arsimit kjo është e padrejtë.
Por sipërmarrësit do hapin vende pune? Nuk do rëndohet biznesi?
Është taksim imoral. Në 2007 kur u vendos taksa e sheshtë u rrit 10 herë taksa për infermierët, mësuesit dhe policinë dhe u ul për kryeministrin. Unë besoj se taksa paguesi më i madh nga të gjithë ata që përfitojnë nga buxheti i shtetit është kryeministri. Ajo që ne duhet të bëjmë është që vetëm me rikonfigurimin e sistemit të taksimit do i japin në fund të vitit një mësuesi një rrogë më shumë. Tek kompanitë si ka mundësi që një dyqan buke që i kanë listat e borxheve të njerëzve nën banka dhe nuk i merr me, rreth 150 milion euro….
Ku i merrni këto shifra?
Bazohen në kalkulime të sakta. E rëndësishme është kjo që këta paguajnë më shumë taksa sot se sa një fabrikë çimentojë, hotel “Sheratoni”. Në raport me vitin 2005, sot nuk ka më shumë transparencë po të shikojmë se që nga kasat fiskale dhe deri tek procesi i marrëdhënieve mes shtetit dhe kompanive, situata nuk është përmirësuar por është përkeqësuar. Ka një mit tjetër që taksa e sheshtë do mundësojë rritjen e investimeve, do hapen vende të reja pune. Me sistemin e taksës së sheshtë nuk kemi më shumë vende pune.
Nuk jemi në krize, vendi ka një stabilitet ekonomik të caktuar.
Nga viti 2009 deri në 2012 na mungojnë 51 mije vende pune të humbura, bazuar në statistikat zyrtare. Kur vjen puna tek kriza, kur varfëria prek palcën nuk ka më krizë, është agoni. Ekonomia jonë është në agoni. Arka e shtetit nuk përballon dot më funksionimin normalisht të shtetit. Shtyrja e rrogave, që justifikohet se institucionet nuk po bëjnë punën e tyre, është shenjë e kësaj agonie.
Zoti Rama kthehemi tek taksa progresive. Ne gjithmonë kemi probleme, por nuk jemi në panik ekonomik. Ndoshta është perceptimi im.
Ne të dy mund të mos ndjejmë, por ajo që ndjen sot shqiptari i thjeshtë që jeton me një rrogë apo ndihmë ekonomike është pasiguri përballë fundit të muajit. Të mos flasim për pensionistet dhe biznesin e vogël.
Ju thoni që do ta hiqni taksën për biznesin e vogël. Nëse bëjmë një referendum për taksat është i sigurt, të gjithë jemi kundër taksave. A e ktheni dot në realitet ekonomik apo jo?
Unë jam pro taksave, i konsideroj kontributin patriotik për secilin. Taksat janë gjeneratori i rritjes së cilësisë së shërbimeve që shteti dhe institucionet japin falë kontributit të tyre. Ne themi të ndërtojmë një sistem taksimi të ndershëm.
Çfarë është e ndershme, një gjë që funksionon, apo një gjë që del në sytë e publikut si një utopi dhe pastaj del në të kundërtën e vet. Ndaj të njëjtin mendim me ju përsa i përket etikës së taksës progresive. Por në vende të caktuara ka dështuar, pasi ka krijuar kushte dhe klimë të tillë që kapitalet e mëdha nuk investohen në vend por dërgohen në vende me kosto më të lirë punëtore. A nuk mendoni se do të shtohet koeficienti i korruptueshmërisë së drejtorisë së tatim-taksave? Si do ta mbani këtë sistem?
Ne asnjë vend nuk kam dëgjuar asnjë që krizën ta lidhim me vlerën e progresivitetit të sistemit të taksimit. Nuk jemi në dilemën njëra apo tjetra. Dilemat janë brenda këtij sistemi të ndershëm taksimi në çfarë diagrame do artikulojmë barrën fiskale.
Si do kenë më tepër supë shqiptarët me qeverisjen tuaj?
Ne do lehtësojmë barrën fiskale për shtresën e mesme. Mësuesi nuk do paguajnë më më shumë taksa se ministri i Arsimit, sic ndodh sot. Paguan sot më shumë taksa një ushqimore se një fabrikë çimento. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një diskutim tjetër. Sot sipërmarrësit e kanë të vështirë të shfaqen në publik se goditen menjëherë. Tek arka gjysëm boshe që shteti i ka borxh sipërmarrëseve, që do u lajmë ne. Dhe për shkak të hakmarrjes në mënyrë kritike të qeverisë.
Si do ja lani ju me taksën progresive borxhin sipërmarrësve?
Unë besoj se këndvështrimi juaj për taksën e sheshtë është tërësisht i mbrapshtë. Do krijojmë sistem komunikimi me sipërmarrjen transparent. Zgjedhja që ofrojmë është të ndajmë më mirë barrën që të kemi një shtet që i shërben të gjithëve. Në rast se ne do kërkojmë më shumë kontribute do e bëjmë në proces duke i garantuar më shumë shërbime.
Kush e bën në familjen tuaj pazarin?
Nuk jam marrë asnjëherë me bilancin ekonomik. Unë di që të gjitha janë shtrenjtuar me herë që e kanë bërë të papërballueshme jetën e zakonshme. Historia e familjes time është më e lehtë, por është dramatike për familjet e zakonshme.
Po kjo ishte lojaaaaaa!
Keto dite vrasesit do te largohen ne drejtim te paditur mundesisht ne Amerike sepse atje kane edhe gjeneral Luanin,keshtu qe mund te krijojne atje Shtabin e Pegjithshem..
Nejse,pasi te jene rehatuar trimat e Saliut&Arvziut gjykata e Apelit do ti denoje ata per shperdorim detyre ne mungese….
Pra me rrove te rrova Brisku i berberit..
Kjo eshte edhe direktiva e Fyles …qe mishi te piqet e helli te mos digjet..!
Rama nuk merret pushteti me perralla.
Vrasesit u liruan thoni, por shpetuat dhe ju qe i derguat ata fukarenj.
Udheheqesi prin, kurse ti prisje ne kafe te merrej kryeministria.
Pse duhet te vdisnin ata burra per karrigen tende.
Kjo eshte evropa qe na premton duke kaluar nga revolucioni, dhuna.
Ja po vjen qershori, fitoji zgjedhjet me alternative.
Nuk na ke thene pse do jesh me i mire ti, qe kundershton cdo gje.
Premtoni sikur do sillni mireqenien e Gjermanise.
Si do i hapesh keto vende pune a sna thua.
Investitoret duan partnere qe tu besojne. Sa terhoqe kur ishe ne bashki.
Cfare ofron vec deshires per post.
Flet me shume per marrje taksash dhe ke harruar se me pare duhen mundesi punesimi.
Fatkeqesisht ske punuar asnje dite si privat, atehere do e beje dallimin e taksave.
Je mesuar te marresh vetem zarfa te pataksueshem.
Te shkretet ne qe ska as kush e le pushtetin dhe as kush e merr.
Gjermanin ta ka sjell sala me zhozin ty tomorro, sta premto Edi Gjermanin as ty e as te tjerve, Edi thot qe do hapen vene pune dhe po pate byth puno dhe kto venet e punes hapen, kur taksat, si shkaterrojne bizneset, por i ndihmojn.
Ti dhe ca si pina jote ke ndermend me majt salen, votoje dhe mos na BOJ LOJNA FJALESH.