Një spiun në Gjykatë informoi ish-drejtorin e Lojërave të Fatit

redaktor

Një spiun në Gjykatën e Tiranës dyshohet se ka ndihmuar ish-drejtorin e Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave, aktualisht nëndrejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, që të arratiset para se policia t’i shkonte në banesë për ta prangosur.

Besnik Çobaj figuron prej një jave i shpallur në kërkim, ndërsa mendohet se qëndron i fshehur tek ndonjë prej të afërmve të tij, ose të ketë dalë ilegalisht jashtë vendit, pasi sipas sistemit TIMS nuk ka kaluar nëpërmjet pikave kufitare.

Çobaj është denoncuar nga Ministria e Financave vitin e kaluar për shkak të skandalit me pikat e lojërave të fatit pa licencë, duke i shkaktuar dëm ekonomik arkës së shtetit me 250 milionë lekë të reja shmangie nga taksat dhe tatimet për makineritë.

Javën e kaluar, Prokuroria e Tiranës ka bërë kërkesë në Gjykatën e Tiranës për masë sigurie “arrest në burg” në fshehtësi të plotë, siç e kërkojnë procedurat, por kur uniformat blu shkuan të ekzekutonin masën e aprovuar, zyrtari nuk gjendej në banesë.

Lajmi është mbajtur sekret deri ditën e djeshme, pasi policia prej një jave nuk e gjente dot. Por dyshohet se Çobaj ka marrë informacion nga brenda Gjykatës së Tiranës. Sepse në dijeni të lajmit për masën “arrest me burg” kanë qenë vetëm gjyqtari i çështjes dhe prokurori.

Masa në fshehtësi
Që prej të shtunës së kaluar, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorit të Njësisë Task-Force, Dritan Rreshka dhe ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë ndaj ish-drejtorit të Lojërave të Fatit, Besnik Çobaj.

Megjithëse duhet të ishte në detyrën që mban si nëndrejtor i UKT-së, Çobaj nuk gjendet as në zyrë dhe as në shtëpi. Policia dhe Prokuroria dyshojnë se dhënia e vendimit është dekonspiruar nga brenda Gjykatës së Tiranës. Dhe kjo ka ndodhur ditën që është dërguar kërkesa për “arrest me burg”. Ende nuk dihet se kush mund të jetë ky informator, por në dijeni kanë qenë vetëm prokurori dhe gjyqtari. Prokuroria ka nisur verifikime për rrjedhjen e informacionit paralelisht me atë të hetimeve për rastin.

Nga këqyrja që prokurorët dhe policia kanë bërë në sistemin TIMS rezulton se Çobaj, i dyshuar për “shpërdorim detyre”, nuk ka dalë jashtë vendit, por ndodhet në Shqipëri. Gjithsesi nuk përjashtohet edhe mundësia që ai të ketë ikur ilegalisht nga vendi, me dokumente false ose në rrugë tokësore nga kufiri. Por një tjetër fakt është se menjëherë pas masës së sigurisë ai është përfaqësuar nga një avokat, ndërsa vetë nuk gjendej. Avokati ka bërë apelimin e masës në mungesë në Gjykatën e Apelit.

Dosja hetimore
Prokurori Dritan Rreshka kishte nisur hetimet për ish-drejtorin Çobaj në muajin nëntor 2013, pas kallëzimi të Ministrisë së Financave. Kallëzimi ka lidhje me valën e operacionit policor “Fundi i Marrëzisë”, për lojërat e fatit dhe Çobaj dyshohet të mos ketë marrë masa për konfiskimin e automateve elektronike dhe pajisjeve të tjera të lojërave të fatit, të cilat janë konstatuar të pa licencuara nga kontrollet e kryera nga po ky institucion.

Dëmi ekonomik i shkaktuar përllogaritet në 250 milionë lekë të reja në arkën e shtetit. Dhe sipas hetimeve rezulton se pavarësisht se ka bërë kontrolle në Tiranë, Shkodër dhe rrethe të tjera, Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që varej nga Çobaj, nuk ka marrë masa. Kurse nga kontrolli i mëvonshëm në shtator rezultoi se 140 automate elektronike ishin të paregjistruara në mbi 70 subjekte të pa licencuara.

 

Share This Article
8 Comments
  • Burgu eshte shume pak per kete pervers fshati. Ridvan Bolja minister e emeroi Drejtor te Drejtoria e Parandalimit te Pastrimit te Parave duke hequr nje profesionist te zotin dhe duke emeruar kete debil qe fshihej skutave te Brukselit qe nga 1997 kur eshte arratisur.Gjobvenes i peshtire i bankave te bivelit te dyte. Mbasi e beri lesh arapi Bode-ja e emeroi N/Drejtor te Pergj te Tatimeve ku kerkonte mijera Euro ne kembim te nje vendi pune apo falje gjobash qe ne vend te shkonin ne buxhet shkonin te xhepat e ketij fossili. Dhe ne fund e emeroi Drejtor te Lojrave te Fatit ku bente seksesin e Zen Berishes duke lejuar lulezimin e qindra shoqerive fantazme qe nuk paguanin nje qindarke buxhetit te shtetit por parate kanalizoheshin te xhepat e Zenit dhe ketij kokpalarit nga katundet e Lezhes.
    Ky pervers duhet kapur me cdo kusht dhe te kaloje para drejtesise.

  • mos eshte i vellai i Ramiz Cobes se nje surrat paskan.E me ti lumte dhe PD ne shkoder se ckryetar zgjodhi ta perfaqesoje ,po si duket qenkan mesuar me hajni,ashtu si mori dhe votat dhe po e degradon edhe te djathten ne shkoder

      • Ramiz Coba,aktualisht kryetar i P.D Shkoder,ish oficer i sigurimit shtetit deri ne vitin1991 ne Shkoder e Durres,duke pasur bashkepuntore( Hafije) ne ShkoderJozefina Topallin dhe ne Durres Gjergj Ljezhen,ne kohen e Saliut pare ishte oficer i ShIU-t ne Ministrine e Brendeshme,n/drejtor,zvendes i Gjergj Ljezhes,Ne Saliun e dyte Jozi e beri deputet te Shkodres,ku rregulloj me fare e fis te vetin e te gruas ne tatime,dogana ,ku kishte leke e gjobevenie.Katundar nga Bregu I Bunes qe e beri Partija me leke.

  • spiuni eshte fatri islamaj dhe besnikun e ka fshehur vellai fatbardhi ne bodrumet e ukt ose e ka marre ne shtepi vartesja e tij z. hoxha kjo ka bere nje rruge e dy pune

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *