Për burrat e shtetit dhe për Aleksandrin

redaktor

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

 

Fole, i dashur Arvizu……. Aleksandër. Me këtë emër lidhen shumë ngjarje në gadishullin e lulëzuar të Europës juglindore, siç shkruante Konica i madh. Burra të mëdhenj në shekuj, perandorë e mbretër, princa e kryeministra. Pushtues të popujve të tjera vazhdues të emrit të Aleksandrit të madh, ka dhe në Europë e deri në Amerikën tënde të dashur. Por a kanë qenë burra shteti?! Edhe mundet, po emrin ua kanë vënë për të nderuar Aleksandrin.

Edi Rama i papërgatitur dhe rastësisht iu drejtua Kryeministrit Serb: Dëgjo Aleksandër… Fjalë ngrohtësie njerëzore që do të thotë, “dëgjo, o njeri jo i rënë nga qielli Aleksandër. Ne kemi një armik të përbashkët…”. Tani unë të pyes ty Aleksandër Arvizu: Mos ka lindur ose po rilind një burrë shteti qofte edhe piktor? Mirë është të ketë burra dhe gra shteti, por pranoje që je shpejtuar kur ke cilësuar figura të tjera burrë shteti. Zoti Arvizu, tani që kalove kanionet e Skraparit, i pe zgjedhjet e Tiranes, zgjedhjet e 23 qershorit, gropën ekonomike ku na futën, fol o Aleksandër Arvizu… a je gabuar me burrat e shtetit?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *