Letër e nënshkruar,
Gjon Musa
Tashmë vizita e Ramës në Beograd dhe Preshevë, u realizua me sukses. Kryeministri foli qartë dhe prerë se Kosova është shtet i lirë dhe demokratik dhe Serbia duhet të bëjë detyrën, ta njohë Kosovën shtet, kthim prapa nuk ka. Për fatin e keq të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, kësaj vizite historike ju kundërvu opozita PD me një mal shpifje e intriga! Sa e turpshme dhe e pa moralshme, për nji parti që ka udhëhequr vendin për tetë vite.
Pse kjo smirë nga PD? Përgjigjen e jep çdo shqiptar. Kjo opozitë që deri perpara një viti ishte ne pushtet, veç krimit dhe korrupsionit, shqiptarët i nuk njohin tjetër arritje. Ne gjithë historinë e shtetbërjes ne Shqipëri nuk ishte pare një qeverisje e tille. Krime, korrupsion, nepotizëm, skandale, dhe në total ne tetë vite të qeverisjes Berisha vendi u mbyt ne borxhe.
Policia dhe strukturat e saj ishin ne shërbim te oborrit te PD. E padrejtesia kishte dalur sheshit, vota e popullit numërohej nga kryevagabondi i Berishës, Ristani. Dhe na lanë dhuratë Lazaratin, fabrika e milionave qe PD perdorte per të grumbulluar mitingaxhinjtë.
Tani që Rama pa ju dridhur qerpiku zbriti në Beograd, kupola e SHQUP-it ka ra në zi. Shpifjet dhe sharjet sot e kanë nxjerr lakuriq në sy të botes demokratike. E dhimbshme por e vërtetë. Partia Demokratike perkrahese e klaneve të Serbisë. E thanë troç, një opozitë e “rinovuar” me pinjolle te sherbimeve sekrete të Serbisë.
