Rivitalizimi i qendrës historike të Beratit ka tërhequr vëmendjen e Komisionit Europian. Ky i fundit ka akorduar 1,7 milionë euro për ruajtjen e zonës karakteristike të qytetit dhe në fillim të vitit të ardhshëm do të nisin punimet. Kryetari i bashkisë Fadil Nasufi, shpreson që përmes këtij projekti të rritet numri i vizitorëve, kryesisht fokusi është në lagjen “Kala”. Punimet e financuara nga KE do të përfshijnë rehabilitim dhe rivitalizimin e pikës jugore “Tabia” në kala, sistemimin e shkarkimit të ujërave nga kalaja dhe rehabilitimin e rrugës hyrëse.
