Vargjet e Arben Dukës

anazapta

E kupton o popull,
Puna ku ka shkuar…

Këtë turp e prisnim,
Po jo gjer këtu,
Të gjithë Shqipërisë,
Një bombë sot ju vu!

Gjykatë e Tiranës,
Nxin e nxin si zgjyrë,
Një vulë të re turpi,
Gdhendi në fytyrë!

Të katër dëshmorët,
U rivranë sërish,
Se të gjithë gjykatat,
Emrin kanë Berishë!

Se të gjithë gjykatësit,
Emrin kanë Berishë,
Ujku i tërbuar,
Ka pjellë plot kulishë!

Sot nuk u rivra,
Vetëm drejtësia,
Po u hodh në erë,
E gjithë Shqipëria!

E gjithë Shqipëria,
Sot nga turpi nxin,
Nga plagët e reja,
Qan e ulërin!

E kupton o popull,
Puna ku ka shkuar,
Na drejton Berisha,
Me dyfek në duar!

Me dyfek në duar,
Si qeni tërbohet,
Shkel mbi gjak shqiptari,
Me vrasjet krenohet!

Me vrasjet krenohet,
Se është kriminel,
Ky plak i pacipë,
Në ekrane del!

Në ekrane del,
Sot q’u bë masakra,
Tallet me gjithë vendin,
Flet për presh e lakra!

Ky turp nuk rrëfehet,
More ditëzinj,
Gjykatat e bishës,
Si tumor malinj!

Si tumor malinj,
E gjithë drejtësia,
Çdo ditë në fashizëm,
Po shket Shqipëria!

Qeveria vret,
Gjykata s’dënon,
O popull i shkretë,
Vallë si duron?

Vallë si duron,
Ti këta vampira,
Që në këmbë e duar,
Na hodhën zinxhira!

Gjykata s’dënon,
Qeveria vret,
Kjo gjë nuk ka ndodhur,
As dhe në mesjetë!

Është kohë për revoltë,
S’është koha për fjalë,
Gjykatat me krimin,
Me kohë janë bërë palë!

E gjithë jeta jonë,
Sot në çark u kap,
Po të gjithë një ditë,
Do japin hesap!

Do japin hesap,
Me Bishën në ballë,
Të gjitha hesapet,
Lahen në të gjallë!

Share This Article
6 Comments
  • I dashur Arben ! Me vjen, keq po une konstatoj se puna ka shkuar dhe me keq, dhe temerresisht shoh se do shkoj edhe me keq…Kjo nuk ishte nje rrufe ne qiell te kalter, qe ne te bejme te habiturin. Ka rrufe e bubullima te pafundeme ne keto vite e mbi te gjitha “cunami 1997” e “termeti gerdec”… Deshperimisht nuk pajtohem me epilogun e poezise tende… megjithese laik i bindur, s’me mbetet vec te them : ” Zoti e shpetofte Shqiperine e shqipetaret, se nuk shoh tjeter shpetimetar !”… Pershendetje !

  • ”Është kohë për revoltë,
    S’është koha për fjalë,”

    Shume domethenese keto vargje, por na ka prere ne bese jo PS, por Edi Rama qe pas atij vendimi te turpshem i ben karshillik shqiptareve duke deklaruar “pas 23 qershorit ai do mbetet thjesht nje kryetar opozite” dmth denimi tij e burg jo qe sbehet fjale, por do e lejojne te kete pushtet politik edhe te shijoj pasurine e vene mbi gjakun e shqiptarit te thjeshte, te varfer e te ndershem. Turp!

  • Ne se Edi Rama vepron ashtu siç thuhet ketu ne kete forum me mire te mos e marre fare pushtetin se po veproi keshtu del hapur se pushtetin e ka marre per vete dhe jo per popullin,ju thekesoj se une kam shume shpres tek Edi Rama dhe kete do ta kem sa ta vertetoj me vepra.

  • FATKEQESI E MADHE PER PER TE GJITHE SHQIPTARET QE JETOJME DITET E ERETA TE PADREJTESISE.GJITANDEJ NDIGJON:”pse kjo eshte drejtesia ne demokraci?”THAME SE SHPETUAM NGA DIKTATURA E EGER POR RAME NE NJE DIKTATURE EDHE ME TE EGER.DHE KJO SEPSE:”Idet e njerezve te mencur hapin rrugen e
    ndryshimit;Luften per te aritur ndryshimin e bejne trimat;Por frytet e kesaj lufte i gezojne ” “h a j n a t “.NE KEDTE FAZE JEMI.

  • I dashur Arben Duka. Birbil je, po a nuk te duket se Ministri i Drejtesise nje palaço, qe deklaron para perfundimit te apelit, drejtesine e vendimit. Ku ndodh kjo mor burre…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *