Siç njoftohet nga media, ajo vajza e plagosur në kokë nga një bashkëmoshatar që i iku truri nga sevdaja për të, ka vendosur t`ia dhurojë zemrën “atentatorit”: do fejohen! Ngjarja ndodhi muaj më parë në shkollën e mesme të Gjormit në Vlorë; dhe veçse në Labëri, histori të tilla ku nga brutaliteti lind dashuria, zor se has.
Por frika është se ky preçedent do prodhojë një standard të ri në shprehjen e dashurisë këtyre anëve: jo me fjalë, jo me poezi, jo me lule, por me plumba!
Një histori paksa e ngjashme, por me tjetër fund, ka ndodhur vite më parë në një qytet tjetër shqiptar. Një vajzë në lule të moshës, simpatike, e hajthme, tejet serioze dhe rezatuese e një personaliteti të veçantë për moshën, provokon rëndë dëshirat e një djali nga fshati, krejt të rëndomtë, për t`u martuar me të.
Ndërkohë, veç cilësive të mësipërme, vajza studionte dhe për muzikë, ndërsa posedonte dhe piano në shtëpi. Nga ana tjetër, djali posedonte disa dynym hardhi rrushi, ca pak tokë të mbjellë me drith, pemishte të ndryshme, si dhe ca kokë bagëti që ia kullosnin prindërit.
Ai nuk i fliste, por me anë të një thike i përcillte mesazhe me gjuhë gjestikulative se nëse nuk do i dorëzohej, do kishte fatin e një…bagëtie! E pabesueshme por ndodhi! Vajza e pianos, përfundoi gruaja e tij, por me një jetë si bagëti e mes bagëtish në fshat, nga sjellja e keqe e të shoqit.
Mbas pak vitesh, vendosi t`i largohej “kthetrave” të tij, duke thënë se tashmë, jeta e saj vlente më tepër për të shkruar një libër me titull: ‘Këshillë për vajzat që mos martohen me fshatarë gdhë’.
Se mos na shkruan dhe e plagosura e Gjormit ndonjë libër pas disa vitesh! Pavarsisht kësaj, nuk ka rast tjetër ku realiteti të ofrojë një mishërim kaq real të shprehjes – për koiçidencë me tingëllim dialektor lab: “Të dua moj qëne! Të dua mor zagar!”/Ermir Hoxha

Po ikni me gjithe keta dy cope idiotesh.
Pse thua dy more Miku dhe nuk thua tre.Mbase i ka ngel korcani brenda dhe e detyron ta marrij per burre.
Injoranca nuk njeh kufij ka thene njeri……..
Te trashegohen me nje korroboç mashkull , Lilo labja u fejua e martesen duhet ta beje sa te mbaroje ushtria e dhenderrushit per perdorim arme si snaiperist me pasoje asgjesimin ne koke te Berezhnjevices .
Ermir Hoxha, nuk e di pse , por sa here hap nje artikull te shkruajtur nga dora jote, nuk arrij dot kurre ta lexoj deri ne fund.
Edhe kete here me ndodhi e njejta gje. Por kete here dua te te shkruaj e te te them cfare mendoj, pasi ke prekur nje teme shume delikate te cilen nuk ke aftesine dhe botekuptimin e duhur per ta trajtuar. Atehere te pakten duhet te kesh inteligjencen per te mos shkruajtur mbi kete teme!
Shprehja jote “veçse në Labëri, histori të tilla ku nga brutaliteti lind dashuria, zor se has” nuk eshte absolutisht korrekte. Jo Ermir, nuk ndodh vetem ne Laberi, por ndodh ne te gjithe Shqiperine, e kryesisht ndodh shume shpesh neper fshatra (aty ku mungon rendi) qe femrat detyrohen nga frika per jeten e tyre dhe te afermve te tyre (e te jesh i sigurte se nuk dashurohen) qe te lidhen e te martohen me njerezit qe i kercenojne. Jetojme ne nje shoqeri ku eshte tashme e provuar se femrat nuk mund ti besojne policise, apo rendit. Shume femra jane dhunuar dhe rrembyer. Kur femrat jane treguar “kokeforta” ato jane vrare. Dhe ti si gazetar duhet ta dish kete.
17-vjecarja qe i shkoi njehere shume prane vdekjes , ndjehet me e sigurte duke u fejuar sesa duke e refuzuar djalin qe desh i morri jeten njehere.
Ironia jote me vajzen e traumatizuar 17-vjecare ne fund te artikullit eshte jashtezakonisht acaruese! Perse nuk e analizon ti ate cfare ndodh me nje njeri qe i ka shkuar aq prane vdekjes? A e di ti se cfare traume eshte duke kaluar ajo vajze? A e di ti nese ajo vajze arrin te fleje e qete naten? A e di ti nese vajza eshte trajtuar nga ndonje psikolog i specjalizuar pas asaj ngjarje? A e di ti cfare presioni mund te ndjeje ajo vajze ne fshatin e saj te vogel, kur familjaret e djalit ndoshta bejne fajtore pikerisht vajzen prej faktit qe djali i tyre ndodhet ne burg?
Jo Ermir “gazetari”, ti si pergjigjesh dot asnjeres prej ketyre pyetjeve sepse ti kete lajm e ke degjuar pervete neper gazeta dhe as nuk e ke marre mundimin te besh detyren tende si gazetar e te shkosh fshatin e quajtur Gjorm per te marre informacione te cilat do te te lejonin ta kuptoje me ndryshe kete situate! Ermir, te lutem mos shkruaj me per keto tema, sepse ti si gazetar realisht nuk je i pjekur mjaftueshem per te trajtuar tema te tilla socjale.
Gazeta Dita, dyshoj fort qe ju kete komentin tim nuk do ta publikoni. Realisht nuk me intereson a e publikoni apo jo. Por per mua eshte e rendesishme qe kjo kritike te lexohet patjeter nga Ermir Hoxha dhe nga kryeredaktori juaj qe i le kaq shume hapesire ketij gazetari.
Bravo
Per A Thanon,
mos lejoni shkrime te tilla raciste ne faqet e Dita-s.
Ne lexuesit e rregullt te Dita-s (qytetare apo fshatare) meritojme me shume
Une mendoj se shkrimi duhet vleresuar me shume seriozitet nga organet shteterore e shoqerore.Artikull shkruesi eshte treguar shume i mprehte me fenomenin e ulet qe ndodh ne shoqerinet tone ende tejet te prapambetur dhe ku ne vend qe te merren ne mbrojtje viktimat behet e kunderta.Ne se permendet krahina kjo eshte vetem rastesi e ngjarjes kohet e fundit dhe ne se krahinoret kerkojne me shume respekt me pare duhet te jene te drejt,te ndershem e me trima ndaj fenomeneve jo normale qe ndodhin ne krahinen apo ne fshatin tuaj.
Nenshtrimi ndaj se keqes eshte prezent ne Skiperi…..qe nga politika deri ne qelizen me te fundit..
Ka te drejt Kaltra me lart . Shume pa lidhje dhe historia e vajzes me piano persa i perket ngjarjes ne fjale . Ky artikull me shume me kujton antenen e gazetes tema . I sygjeroje autorit te kerkoje pune tek gazeta tema per antenen , do jete me i dobishem dhe i besueshem, do ti bente mire dhe gazetes tuaj , si vetpastrim nga idiotet
Ju lumte Kaltra keni ber nje koment te persosur ku te gjith gazetaret do ta kene zili ku nuk lidhen me realitetin por me fantazi
Përgëzime Kaltra – besoj shumë se jeni femër (zonjë a zonjushë) sepse keni shkruar me zemër në dorë e mendje në kokë. Ky shkrimi i E. H. është tallës e denigrues. Në qoftë se kjo histori është e vërtetë (fejesa e tyre pra), duket se kemi të bëjmë me një rast të pastër të Sindromit të Stokholmit, kur viktima dashuron dhunuesin. Dhe një zazetar serioz do ta shihte kështu këtë ndodhi e do të kërkonte të zbulonte motivet e vërteta e të ndihmonte në qartësimin e tyre. Do të ishte një “shans” i mirë edhe për gazetarin (atë që është gazetar) për të bërë një shkrim me vlerë e për të rritur figurën e tij. Por E. H. – në e ka tërhequr së tepërmi batuta banale “të dua moj qëne” sesa serioziteti i temës dhe ka rënë në vulgaitete edhe vetë. Pak më pare I lavdërova një shkrim për Kavajën, po ky shkoi dhe e prishi prapë CV-në me këtë palo shkrim.
Nuk e di se si ke arritur te behesh gazetar shoku ermir !!!?. Me cuditi me shum teksti se sa lajmi
Romeo e Zhlieta ne version lab
Bella, bravo.
o tema nuk thuhet keshtu : TE DUA MOJ QENE , EDHE UN MO ZAGAR
Histori e vjeter,kjo vajza ka ngel me cen,dhe nuk e merr mè askush sipas llogjikes fshatareske,kane detyruar kete budallin qe mendonte se ishte nè oldwest ta marri per grua tani
e po te trashègohen e tu shtohet kopeja