NYT: Shqipëria, ndër 5 vendet ish-komuniste që krijoi një ekonomi kapitaliste të suksesshme

redaktor

25 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, gazeta prestigjoze “The New York Times”  sjell një analizë të detajuar të gjendjes aktuale ekonomike të vendeve ish-komuniste në Europë.

Opinionisti David Brooks, e mbështet shkrimin e tij për vendet e ish-bllokut lindor në  analizat e Branko Milanovic, ekonomist në Universitetin e Nju Jorkut, i cili i ndan vendet ish-komuniste në katër kategori.

Në vend të fundit janë vendet, për të cilat Milanoviç thotë se do u duhen edhe  50 ose 60 vjet të tjera të arrijnë një rritje ekonomike, që të kapërcejë shifrat e viteve kur ishin ekonomi nën komunizëm, Sipas tij këtyre vendeve do u duhet më shumë kohë sesa vitet e komunizmit për të kapërcyer “varfërinë”. Në këtë grup gjendet Serbia, Ukraina, Gjeorgjia dhe  Bosnja, të cilat nuk kanë shënuar rritje në nivelin e të ardhurave  me atë që kanë pasur para vitit 1990. Në këtë gjendje ndodhet 20%  e  popullsisë së vendeve ish-komuniste.

Grupi tjetër përfshin ato  vende që kanë thjesht dështime të moderuara, me ritmet e rritjes ekonomike për frymë nën 1.7 për qind në vit. Këtu hyjnë vendet si Rusia dhe Hungaria që vazhdojnë të bien në mënyrë konstante në krahasim me  Perëndimin.  Në këto vende jeton rreth 40 për qind e  popullsisë së botës post-komuniste.

Grupi i tretë përfshin ato vendet  që e kanë rritjen ekonomike midis 1.7 për qind dhe 1.9 për qind.  Këto vende, si Republika Çeke dhe Sllovenia, po mbajnë një rritje të qëndrueshme me pjesën tjetër të botës kapitaliste.

Në fund radhitet grupi i vendeve, të cilat ia kanë dalë të zhvillojnë një ekonomi të suksesshme pas rënies së komunizmit. Në këtë grup hyjnë Polonia, Azerbajxhani dhe Kazakistani. Por Milanovic thekson se shumë prej këtyre kombeve  janë në  fazën e rritjes ekonomike për shkak të burimeve të tyre natyrore, sidomos të naftës.

Vetëm pesë vende ia kanë dalë të krijojnë ekonomi të suksesshme kapitaliste  pas shëmbjes së komunizmit, sipas analizës së botuar në New York Times dhe këto vende janë  Shqipëria, Polonia, Bjellorusia, Armenia dhe Estonia.

Për ta thënë në mënyrë më të thjeshtë, vetëm 10% e njerëzve që jetojnë në vendet ish-komuniste janë duke jetuar në vende që e kanë kaluar në mënyrë të suksseshme periudhën e tranzicionit nga komunizmi në kapitalizëm.  90% e njerëzve jetojnë në vende, të cilat kanë dështuar përgjatë tranzicionit të kalimit të ekonomive të tyre nga komunizmi në kapitalizëm për arsye të ndryshme. Ky fakt tashmë  duket edhe në politikën agresive që po zhvillojnë vende si Rusia apo Hungaria, të cilat po formësojnë shekullin e 21.

Sipas analizës, komunizmi ka lënë plagë të rënda në  vendet ish-komuniste dhe ka dëmtuar psikologjikisht  viktimat e tij, ndaj shërimi nga këto plagë është gradual dhe progresi nuk është i garantuar./Tema

Share This Article
4 Comments
  • Studimi I Z.Milanovic , ka disa mangesi te rendesishme , per situaten postkomuniste shqiptare . Emigracion 30 % nuk ka pasur asnje vend ishkomunist . Remishencat nga emigracioni vene deri 20 % te buxhetit .
    Komunizmi shqiptar , kishte investuar shume ne ekonomi , sepse fondi I konsumit te popullit ka qene shume I ulet , rogat mizerabel , vecanerisht ne fshat . Pasuria e investuar , u be baza e bizneseve .
    Bujqesia postkomuniste , varej totalisht nga qeverrite e tranzicionit . Bujqesia ne Shqiperine e sotme eshte 3 here me e vogel se ne ne 1990 . Le t’i perfshije keta faktore dhe atehere , studimi merr vlere , per Shqiperine . Illo Foto

    • .. si dhe te shtoje kurvat, drogen, dhe emigrimin ilegal me skaf e dalim te paret e botes perndimore e jo te Lindjes !

    • Ky “studim” eshte nje varian i librit “Liza ne boten e cidirave” me autor anti shqiptarin me te rrezikshem ne te gjithe shekujt,Sali Ram Berisha!!
      Ne se quhet Shqiperia e ketyre 24 vjeteve si ekonomi e SUKSESESHME Kapitaliste,atehere KAPITALIZMI ESHTE NJE SISTEM,sic ka thene ENVER HOXHA para 35 vjeteve,NE FUNDIN E TMERRSHEM TE TIJ!!
      Eshte turp ta quash ekonomine shqiptare si te sukseseshme,kur shikon se gjithcka e NDERTUAR ME DJERSE GJATE 50 VJETEVE SOCIALIZEM NGA POPULLI,eshte eSHKATERRUAR OSE GRABITUR!!!
      Ne vitin 1997 SHTETI SHQIPTAR I SHKATERRUA per 24 ore sepse PIRAMIDAT MASHTRUESE FINANCIARE kishin grabitur 90 % te pasurive te shqiptareve!!
      ARSIMI,SHENDETESIA,MINIERAT,INDUSTRIA E LEHTE,USHQIMORE etj,BREGDETI,PYJET,AMBIENTI,MJEDISI etj jane ne nivele MESJETARE!!!
      Populli jeton me 100 euro ne muaj dhe cmimet ne Shqiperi jane me te larta ne Europe!!
      80 % e shqiptareve punojne vetem sa per te siguruar BUKEN E GOJES se per te tjerat nuk kane mundesi!
      80 % e shqiptareve,qe frekuentojne plazhet e vendit marrin BUKE ME DJATHE,GJIZE,DOMATE E KASTAVECA ME VETE DHE I HANE NE BREG TE DETIT!!!
      Pensionistet marrin pension 100 euro ne muaj,qe nuk u dalin per te pire as nje kafe me shoket ose nuk mund t’u japin nje akullore niperve e mbesave!!!
      Ne familjet shqiptare SHERRI ME I PERHAPUR ESHTE : KU I SHPENZOVE KAQ SHPEJT LEKET E MUAJIT???
      Pasurite e medha te SOCIALIZMIT U GRABITEN dhe ne buxhetin e shtetit NUK U FUT ASNJE LEK NGA SHITJA E 150 MILIARD EUROVE ARMATIME E MUNICIONE TE USHTRISE!!!
      U GRABIT BANKA E SHQIPERISE ME 7 MILION EURO dhe GUVERNATORI JETON I QETE NE SHTEPINE E TIJ!!!
      POPULLI ESHTE I PERCARE DHE URREJTJA NDAJ NJERI TJETRIT KA ARRITUR KULMIN E CMENDURISE!!!
      A mund te jete e SUKSESESHME NJE EKONOMI KUR NE KRYE TE SHTETIT KA QENE NE SHUMICEN E KOHES NJE NJERI SI SaLI BERISHA,QE KA SHKATERRUAR CDO GJE NE KETE VEND???

  • Kjo eshte si vendi i pare ne bote per ushqimin qe na u dha kur u vendosen tallonat.keto jane sukseset e panjohura te Saliut se Rama po behet udheheqes rajonal,me falni boteror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *