Është gjendur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Ali Demi” në Tiranës, gjyqtari Bardhyl Dhamo.
Nga hetimet paraprake të policise, 48-vjeçari, i cili ushtronte profesionin e tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka gjetur vdekjen nga shkaqe natyrale.
Ka qenë një telefonatë në Komisariatin numër një të policisë së Tiranës, ajo që njoftuar për ngjarjen.
Pas kësaj në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe grupi hetimor, i cili kreu të gjitha veprimet hetimore.
Nga këto veprime paraprake dyshohet se vdekja ka qenë natyrale, por pa e specifikuar shkakun.

Kujdes o redaktore te gazetes se nuk shkruhet “policies” por “policise” dhe ky nuk eshte rasti i pare.
si mund te quhet natyrale vdekja e nje 48-vjecari?
“offsite”… Mund te jete po aq natyrale sa edhe vdekja e futbollisteve ne fushen e blerete…ende pa i mbushur te 30-tat!
Ka raste te shumta.
Sa me siper pa permendur, semundje te rezikshme qe nuk njohin moshe si: Semundjet Kardiake (te zemres), Diabeti, Kancer ne moshe te re…etj etj
Zoteri. me lejoni te mos jem dakort me ju megjithese me duhet tju falenderoj per mundimin qe bete per te me sqaruar.
Te vdese nje futbollist 30-vjecar ne fushe te gjithe e dime qe nuk eshte aspak e natyrshme por ka nje shkak(aresye)dhe nuk do tju analizoj kete shkak ose shkaqe te ndryshme sepse nuk jam mjek.
Edhe vdekja nga nje semundje nuk eshte e natyrshme.Ju permendni canser,
diabet etj por te gjitha keto jane shkaku i vdekjes.
Vdekja natyrale sipas meje eshte vdekja qe vjen per aresye te moshes se madhe(plakjes)dhe ne moshen 48 vjec njeriu nuk eshte aspak plak.
Pershendetje!
Per nje gje cuditem me kete polici leshi,si more me njehere del ne konkluzion se vdekja eshte natyrale?????po prisni o te uruar ekspektimin mjeko ligjor qe do kohe te behet…..Por vetem sa e plasni shashken.Kujtoj nje rast ketu ne Prrenjas vite me pare kur u gjet nje shtetas i vdekur tek rezervuari ne te dal te qytetit,u nxitua nga policia ca te pa afte se personi ishte vete mbytur pasi vuante nga leucemija,kete konkluzion e dha dhe nje gjasme ekspert mjeko ligjor nga Librazhdi.Por me kembenguljen e te vellait u dergua trupi ne Tirane per ekspertim te metejshem,dhe erdhi pergjigjja se ishte vrasje shkaktuar me leve ne koke….edhe tani qe po shkruaj,ngjarja eshte ende pa autor,por cfare ndodhi u zhduken provat dhe u tjetersuan ato(u fol se u gjeten lulet e nje gome makineje)…….
Mos ka qene per gjahe katrani?