Shqipëri-Maqedoni, mbledhje e përbashkët e dy Qeverive brenda vitit

Dita

Shqipëria dhe Maqedonia parashikojnë do tw zhvillojnë një mbledhje të përbashkët qeverie. Dy ministrat Edmond Panariti dhe Mihail Cvetkov, gjatë një takimi që patën në Tiranë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e bujqësinë, konfirmuan edhe projektin  e dy qeverive.

 “Qeveria e Maqedonisë praktikon mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta me vendet fqinje, por kuptohet që për këtë gjë të dy kryeministrat duhet të bien dakord, pasi nuk jemi ne si ministra kompetentë. Pra për momentin nuk mund t’ju them se kur do të mbahet, por ka shumë gjasa që ajo do të mbahet,” tha ministri i Maqedonisë, Mihail Cvetkov.

Ministri Panariti theksoi se mbledhjet e përbashkëta të qeverive e forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin rajonal. “Bashkëpunimi rajonal është element thelbësor i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe natyrisht bashkëpunimi me fqinjët është parësor”, tha Panariti.

Ideja e zhvillimit të një mbledhjeje të përbashkët mes Qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase u hodh pas mbledhjes së përbashkët të zhvilluar në Prizren mes Qeverisë “Rama” dhe asaj të Kosovës së drejtuar nga Kryeministri Thaçi.

Share This Article
1 Comment
  • ORE KETU DO JEMI POR DUHET TE PUBLIKONI EDHE NDONJE REZULTAT NGA KETO MBLEDHJE TE PERBASHKETA, SE NUK KEMI NEVOJE PER SHOW.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *