Policia arreston të “fortin e Lazaratit”, Drini Aliko

Dita

Policia e Gjirokastrës ka vënë  në pranga Drini Alikon në Lazarat.

Arrestimi u bë në vijim të punës  për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga specialistët e Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Policia tha se Aliko, në momentin e kapjes nuk ka bërë rezistencë.

“Ndalimi i tij u bë për arsye se ky shtetas ishte person i shpallur ne kërkim, pasi  më datë 21 qershor2014,  në karburantin e tij “IP”, si dhe mbrapa karburantit që është një sipërfaqe toke e blerë nga Drini Aliko, në rrugën Kordhocë- Lazarat, mbi ish ndërtesat e  Pularisë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armë luftarake të kalibrit të ndryshëm, granata dhe municione të ndryshme, tritol, e lëndë narkotike, tre automjete, nëntë gëzhoja arme zjarri luftarake, armë dhe mjete të cilat dyshohet se janë përdorur nga ky shtetas e persona të tjerë  për të kundërshtuar me armë forcat e policisë gjatë zhvillimit të aksionit kundër kultivimit të Cannabis Sattiva në fshatin Lazarat”, – tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

Ndalimi Alikos u bë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë e mbetur në tentativ e kryer në bashkëpunim”, ”Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *