11 lojtarët që do të luajnë kundër Francës

Dita

Trajneri i kombëtares Xhani de Biasi e ka vendosur se cilët do të jenë 11 lojtarët që do të zbresë në fushë kundër Francës mbrëmjen e së premtes. Italiani duhet të bëjë pa Taulant Xhakën, Valdet Ramën dhe Ergys Kaçen që nuk janë fizikisht të disponueshëm. Përfaqësuesja do të zbresë në fushë e rreshtuar me modulin 4-5-1.

Në portë do të jetë padyshim Etrit Berisha.

Në  mbrojtje do të luajnë Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Lorik Cana dhe Elseid Hysaj.

Në mesfushë do të vendosen Lenjani nga e majta, Memushaj, Kukeli, Abrashi dhe i rikthyeri Roshi nga e djathta.

Në sulm mund të aktivizohet njëri mes Bekim Balajt dhe Sokol Cikallleshit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *