Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi, “kërkesat e grupeve nismëtare, për fillimin e procedurave, për zhvillimin e një referendumi vendor në 135 komuna ose bashki”. Në fillim të mbledhjes, përfaqësuesi i Partisë Socialiste, kërkoi pezullimin e vendimmarrjes së KQZ me arsyetimin se çështja po gjykohet në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e mori në konsideratë këtë kërkesë për shkak se nuk ishte e mbështetur në ligj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro, vendosi miratimin e kërkesës së nismëtarëve për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor për çështjen e qeverisjes vendore të 129 komuna apo bashki dhe modelin e fletës tip.
KQZ gjithashtu vendosi të mos miratojë kërkesën e grupeve nismëtare për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum vendor për 6 komuna të cilat nuk kishin plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.
Debati në KQZ
Gjonçaj PS: Këtu duhet të ishin prezentë edhe grupet nismëtare që kanë kërkuar referendumin. Më së paku një përfaqësues i nismëtarëve të lexonte kërkesën. Këtu po flitet për një çështje shume serioze. Thirrja e një referendumi është një përgjegjësi shumë e madhe e institucioneve. Ju e dini që në Gjykatën Kushtetuese është paraqitur një kërkesë nga PD për të shpallur antikushtetues hartën e re territoriale. Ne kërkojmë pezullimin e vendimmarrjes së KQZ-së.
Kosovrasti PD: Kemi dy pretendime nga Gjonçaj. Lidhur me pretendimin që kërkuesi duhet te jete prezent në sallë kjo është e drejtë e tyre dhe nuk ka detyrim që ata duhet të jenë këtu. Sa i takon çështjes se Kushtetueses, PD ka ankimuar tjetër gjë, ka kërkuar shfuqizimin e një ligji i cili është antikushtetues. Ndërsa në kërkesën e tyre qytetarët nuk flasin për ligjin, por për shkrirjen e bashkive të tyre.
Gjonçaj: Merrni në referencë kërkesën e PD drejtuar Kushtetueses dhe kërkesën për referendum që keni përpara. Te gjithë kundërshtitë në dy materialet janë të njëjta.
Shtjefni: Nuk duhet të konfondohen kërkesat që janë çuar në Gjykatë Kushtetuese me kërkesat për referendum që vijnë këtu.
Kosovrasti: Mendoj të vazhdojmë me rendin e ditës. Sot rendi i ditës është ky që të vazhdojmë me materialet që qytetarët kanë paraqitur për referendumet vendore.

Shkrirja e ketij ”qenefi” qe quhet KQZ , Kosovrastarin do ta shendoshe gjendjen ne Shqiperi !
Kjo bande duhet zhdukur nga faqja e dheut sepse pergjate 23 vjeteve mafia berishiane dhe
kosovrastaret i kane sjelle shume fatkeqesi popullit shqiptar dhe e keqja eshte se vazhdojne
harbuterisht te bejne karshillek sikur te ishin ne pushtet duke perbuzur keshtu voten e 1 milion
shqiptareve qe iu dha shkelmin bytheve qe mos ta shikojne me karrigen sa te jene gjalle …..
Ky qen me emrin Kosovrastari e ka pak plumbin ne koke me poshtersite qe i ka bere popullit
shqiptare gjate ketyre viteve sidomos popullit tiranas…. !!