Pas suksesit të Majlinda Kelmendit në Abu Dhabi dhe atyre të Daniel Godellit e Romela Begaj në Botërorin e peshëngritjes në Kazakistan edhe xhudistja Nora Gjakova ka ngritur lart emrin e shqiptarëve.
Albeu shkruan se ajo është kampionia e re e Evropës për moshat nën 23, duke mundur në finale rusen Anastasia Konkina.
