Në rrjetet sociale doli një foto e cila paraqiste një makinë të policisë në Shkodër që e shtynin disa të rinj. Fap e kapi Berisha këtë foto, për të cilën bëri edhe një tekst, duke e postuar në Facebook. Dhe për veç asaj që dukej, bëri një përshkrim të situatës.
Për imagjinatë nuk ia kalon dot njeri. Sipas tij, këtë makinë e shtyjnë disa të burgosur pasi ka defekt. Por edhe kjo ka ngjallur debat mes komentuesve duke e akuzuar edhe atë për situatën në të cilën ndodhet Policia e Shtetit sot. Shumë syresh i kërkonin llogari dhe i kujtonin kohën kur kjo polici mbushte sarbatorin me shishe sepse nuk kishte naftë mjaftueshëm.
Sipas komentuesve, Berisha edhe me një gjë kaq të thjeshtë ka qejf ta ndryshojë realitetin. “Është e vërtetë që policia ka plot kusure dhe probleme, por jo t’ia veshim të gjitha.
Nga foto duket qartë që personat që e shtyjnë nuk janë të burgosur sepse veshja e tyre nuk përkon me veshjen që mbajnë të burgosurit, dhe tjetra që është më e rëndësishme, është fakti se kemi të bëjmë me një makinë të policisë së shtetit dhe jo nga ato që transportojnë të burgosurit”- i shkruan një “mik” në profilin e tij. Po me që doktori është mësuar të thotë ç’të dojë dhe askush të mos e kundërshtojë, ai vazhdon…
