Rrësheni, Pak dritë o shok, o vëlla…

Dita

Ju kujtohet filmi “Gjeneral Gramafoni”, kur Halit Berati përshëndet zotërinë e moshuar, i cili kujdesej për ndriçimin e qytetit (kandillanaft, quhej qëmoti), ndizte poçat ndanë urës së Goricës, të cilët punonin me vajguri?!

Ne po ju sjellim një variant më të moderuar të ndriçimit të një qyteti, por këtë herë jo në Berat, por në Rrëshen. Këto foto janë bërë dy ditë më parë në një në rrugët e qytetit të vogël verior. Nëse shihni pamjet me vëmendje, është interesante mënyra se si është ndërtuar shtylla, për mos të folur pastaj për pjesën ndriçuese.

Aty nuk kemi të bëjmë me poça normalë, por me kavanoz, që karakterizohen nga një qelq i trashë, dhe me siguri llampa e ka të vështirë të japë maksimumin e dritës. Megjithatë, më mirë kështu, se sa errësirë fare. Duket që personeli i bashkisë e ka vënë trurin në punë që t’u ndrijë udhë banorëve të qytetit. Kush e ka bërë këtë meriton një… kafe! E shikoni, po e vrave mendjen e gjen një zgjidhje; thënë ndryshe, presioni zien edhe groshën J !

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *