Moska dyshon se Shqipëria kontrabandon frutat

Dita

Moska dyshon se frutat shqiptare që eksportohen në Rusi, janë të kontrabanduara. Sipas gazetës “Koha Ditore”, është konstatuar shtimi i eksporteve të qershisë, kajsisë dhe pjeshkëve nga Shqipëria në Rusi.

Gazeta shkruan sot për disa bisedime që po mbahen në Moskë mes Shërbimit rus të Mbikëqyrjes Veterinare dhe Fitosanitar, e ambasadës shqiptare. Bisedimet po zhvillohen për arsye të hetimit të eksporteve shqiptare drejt Rusisë, një vend që ndodhet nën embargon e Bashkimit Europian.

Njoftimi përkatës për këto negoiciata me ambasadën shqiptare në Moskë, në fakt është vënë që në datën 13 nëntor edhe në faqen zyrtare të Shërbimit rus të Veterinarisë, por nuk ka asgjë të re për përmbajtjen e tyre.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *