A e mbani mend një foto të publikuar nga Lorik Cana në faqen e vet fb, ku shoku i tij serbo-boshnjak tek Lazio, Luliç, mbante gjatë udhëtimit në avion librin e Blendi Fevziut për Enver Hoxhën dhe bënte sikur e lexonte, edhe pse nuk dinte asnjë fjalë shqip?
U zbërthye edhe sekreti i këtij misteri. Luliçit i kishte pëlqyer lidhja luksoze e librit, dhe si djalë me gusto ja kërkoi Lorikut për ta vënë në raftin e librave, se i shkonte me perdet. Problemi është se ky marifet është bërë modë kudo. Edhe dje në panairin e librit, shumë nikoqire shtëpie u dyndën të marrin librin e ri të Fevzos për Ahmet Zogun.
Cilësia e botimit ishte gjithashtu e mirë, dhe ngjan shumë bukur në bibliotekat personale. Kur e pyetëm një djalosh që po dilte me librin e Fevzos në dorë, a do ta lexonte së shpejti, ja si u përgjigj ai: “Unë? Jo xhan, e bleva se ma la porosi mamaja. Mos harro librin e ri të Fevziut, tha, bukë dhe ca vezë tek dyqani i lagjes. Nuk kam nge për Zogun e Fevzos, më mjafton zogu i Tunës!”
