Stokholm, Rama: Kam dashur të sjell bashkë politikën dhe artin

Dita

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës përshëndetëse në Samitin “Creative Time”, ndau me ndjekësit e samitit në Stokholm pasionin e tij për artin dhe pikturën, që e shoqëron edhe në detyrën e tij të kryeministrit.

Rama shprehet se vizioni i tij për Shqipërinë e që synon ta bëjë realitet është krijimi i hapësirës për prosperitet të vendit, për ta bërë pjesë të BE-së. Ai e quajti këtë një bashkëveprim mes pikturës e politikës dhe kështu nisën edhe ndryshimet duke ndërthurur ndërtesat e vendit, pikturuar e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme.

“Njëherë dikush në zyre u ofendua se unë ndërkohë që ai fliste, unë po vizatoja dhe ai mendoi se unë nuk isha i interesuar për atë që ai thoshte. Unë arrita t’ia shpjegoja që ky jam unë, që edhe pse jam duke bërë diçka tjetër siç është piktura, po e dëgjoja mjaft mirë se çfarë po thoni”, tha Rama.

Kam pasur probleme në përzgjedhjen e ngjyrave, por kjo ka qenë ajo që unë kam dashur, të përzgjedh ngjyrat e dekorimit të vendit tim. Ajo që kam dashur unë të bëj, dekorimi që unë preferoja ishte e ndryshme nga ajo në kohën e komunizmit,  ndaj dhe ngjyrat ishin të ndryshme. Ngjyrat tregojnë shumë. Kam kaluar një kohë të gjatë në Paris duke u marrë me pikturë, por më pas iu futa politikës në të cilën u angazhova në pjesën më të madhe të kohës e gjithnjë kam dashur të sjell bashkë politikën e artin”, tha Rama.

“Çfarë është një pikturë e madhe? Është vizioni që kemi për botën, e cila ka të bëjë me ndryshimin që ne kemi nevojë në botë. Sot si lider i Shqipërisë kam një vizion për vendin tim, që njerëzit të kenë prosperitet, ku të ketë hapësira publike dhe kjo të bëhet e zakonshme, dhe këtë dua ta kthej në realitet. Vjen një moment kur puna përfundon, por për politikën dhe pikturën nuk përfundon asnjëherë. Asnjëherë nuk i dihet kur mund të përfundojë peneli në një pikturë. Nëpërmjet politikës ne mund të arrijmë ndryshim. Politika mund të sjellë paqe mes njerëzve dhe të shmangë konfliktet”, përfundoi Rama.

Share This Article
9 Comments
  • Fakti qe e lexojme DITA-n tregon qe kemi respekt, por a nuk po ju duket sikur po e teproni me keto bemat e Rames qe po behet fener ndricues ne mbare Europen?

    Nuk ka me keq se deliri !

  • Fat i madh per Shqiperine dhe gjithe shqipfolsit qe te kemi! Pac jete qe te kryejsh te gjitha ato ide te mrekullueshme qe ke! U duk qarte ne Beograd se sa lart qendron ndaj konkuruesve perkates ne Ballkan. Ishe si dielli me erresiren. Xhelozia e te tjereve do te shoqeroj tashme jo vetem tek ne por dhe me tej. Nuk ke ci ben, eshte tipar njerezor kudo.

  • ”Z. Prudentino” , Edi nuk ka thene gje te vecante qe Ty te paskish bere shume pershtypje ?!
    Ka folur per pikturen dhe se ai si piktor qe eshte shpreh ide permes piktures . Keto ide mund
    te jene te realizueshme ne praktike ose jo . Ne rastin konkret Edi mendon se mund t’i realizo-
    je keto ide per nje vend si i yni te dale nga nje varferi e tejskajshme ku e coi Vicidolasi ,ku
    afro gjysmen e popullsise e degdisi si muhaxhir ne dhe te huaj , ku vajzat shqiptare i shndrro-
    je ne prostituta ne rruget e Europes….! Vicidolasi prodhoi vetem fatkeqesi keto 23 vjet te te
    ashtuquajtures demokraci alla bajraktarizem te nakatosur me nje diktature te eger vrastare,
    mafioze ….!!!!

  • Të fliste Sala në aktivitete ndërkombëtare për ndryshimet dhe vizionin duke shfrytëzuar edhe profesionin e tij si mjek? Të tregonte se nëpërmjet politikës së tij, ndryshoi shëndetësinë për interesat e popullit, e bëri shëndetësinë nga falas që ishte ku s’pagohej kokërr leku dhe kur për 750 banorë kishe një mjek, në dicka më të mirë. Por edhe në atë fushë ai dështoi, jo dështoi e masakroi atë mjekësi që kishim, mjekët më të njohur që nuk i përshtateshin frymës së kthyerit të mjekut në tregtar dhe pacientit në klient, ikën dhe bënë karrierë nëpër botë. Ata që ngelën u bënë bashkëpunëtorë me krimin dhe funeralin (jo të gjithë) dhe ku betimi i Hipokratit as që u bën përshtypje. Nga 1 mjek për 750 banorë, tani ke 1 mjek për 50000 banorë dhe ka zona që detyrohen të shkojnë nga një qytet në tj për të bërë një vizitë të tjeshtë. Pra o Mark Uk sikur 1 gjë përsë mbari të kish bërë ai daja yt, Sala, në fushën e tij, do kishim fjalë të kritikonim Edin. Ty dhe për të folur e shkruar s’të ka mësuar…

  • Shenim : Ai qe ka mbaruar per Histori Arti e kupton fare mire ato qe thote Edi . Por fatkeqesia
    qendron tek njerezit tane qe shume pak njerez e njohin Artin dhe idete qe shprehen permes
    tij :
    Piktoret e medhenj qe mesohen sot ne Historine e Artit jane shume por une po permend vetem
    disa : Pikaso, Dali, Goja, Velazquez, Van Ghok , Rembrand, Lam , Kley , Renua, Tamanjo, Orozko,
    Siqueiro Rivera, muralistet meksikane keta 3 te fundit , etj.etj……
    Pra, ky eshte kontigjenti qe i drejtohet Edi dhe jam i bindur se nuk i drejtohet vicidolasve qe s’e
    kane haberin fare se cfare eshte piktura, arkitektura dhe linjat e tyre , stilin etj.etj.
    O tempora , o mores !!! Vaj medet kur injorantet mundohen te vleresojne nje artist apo piktor
    duke i etiketuar ”piktor deshtak” . Po ku merrni vesht ju more mjerane ! Ju as qe dini c’jane
    ”rrymet dhe linjat ne art” dhe flasin si kopetente ?! Pika qe s’ju bie ….!!!!

  • tani ne historine e artit do te jete pjese dhe Edvini.Ne universitetin e bathores per studentet e artit do te futet si lende dhe Edvinizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *