Trafik armësh për në Siri, 8 të arrestuar

Dita

Tetë persona kanë rënë në pranga, nën akuzën e trafikut të armëve dhe municioneve, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë: Sami Mema, 44 vjeç, me banim në Shijak; Artan Aruci, 42 vjeç, banues në Shijak, Durrës; Alban Mancja, 29 vjeç, banues në Durrës; Hergi Buli, 18 vjeç, banues në Shijak; Festim Mema, 19 vjeç, banues në Shijak; Shkëlqim Varaku, 44 vjeç, banues në Shijak; Çlirim Xhaja, 39 vjeç, banues në Tiranë; Ervin Xhaja, 28 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë këtij operacioni, efektivët e policisë kanë mundur të sekuestrojnë në banesën e Sami Memës, në qendër të Shijakut, 6 armë zjarri tip Kallashnikov, 1 pistoletë TT, 5 pistoleta “minibloë”, 1 automatik “skorpions” me silenciator, 5 granata, 2 armë gjahu tip “Shotgun” si dhe sasi e konsiderueshme fitilash zjarrpërcjellës dhe municioni.

Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, ky grup kriminal dyshohet se mund të këtë trafikuar armë dhe municione luftarake me destinacion edhe Sirinë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *