Për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, Kombëtarja jonë është bllokuar në aeroport.
Ekipi ynë pritej të niseshin drejt Italisë në orën 11:00 nga aeroporti i Rennes, por aty janë informuar se për shkak të furtunës në Genova ka qenë e pamundur ulja e avionit në aeroport, informon SuperSport.
Në këtë mënyrë, pas disa minuta pritjeje kuqezinjtë janë detyruar të kthehen në hotelin e Rennes për t’u qetësuar në pritje të një riprogramimi të udhëtimit drejt Italisë,
Opsionet e parashtruara fillimisht kanë qenë dy: i pari që skuadra të nisej për në Nice pasdite dhe prej aty të udhëtonte me autobus drejt Genovas ndërsa alternativa e dytë ishte qëndrimi në hotel deri në darkë në pritje të përmirësimit të kushteve atmosferike në qytetin italian.
Pas informacioneve të fundit të parashikimit meterologjik aeroportual kuqezinjtë kanë mësuar se nisja drejt Genovas do të mund të realizohet më avion në orët e pasditës.

