Teatri i Beogradit

redaktor

Ishte shfaqje teatrale, jo thjesht një ritakim pas 68 viteve. Si prelud pati Edi Ramën e Berlinit si kryesues dhe kjo nuk po kapërdihej lehtë nga politikanët serbë. Si prolog, para aktit të parë u shfaq edhe piktura shqiptare para miletit krenar serb. Për pikturën serbët zgjodhën si autor kryesor vëllanë e Ramës. Ky skenar u pëlqye shumë nga politikanët serbë dhe shpresuan ta dëmtojnë Edi Ramën dhe paraqesin para bote si një rrugaç, që dërgon të vëllanë me një dron në Beograd. Pas atij përjetimi në stadium dhe tundja e fluturakes, pasoi psikoza kolektive dhe premtimi kolektiv se do të bëjnë çdo gjë për ta penguar Shqipërinë e Madhe. Thua se dikush i pyet, thua se dikush i pyeti a të shpallet Kosova e pavarur.

Në këtë çast m’ u kujtua mendimi i Fatos Lubonjës, që krahasonte fjalimin e Edi Ramës me atë të Hitlerit. Ky ishte budallallëku i tretë i madh që kam lexuar qysh nga ndërrimi i rendeve. Ai që mund të krahasojë Edi Ramën me Hitlerin, ai nuk ka fare idenë se çfarë ishte nazizmi e çfarë është demokracia. Kush ishte Hitleri, e kush është Edi Rama.

Takimi nuk ishte vetëm historik, por edhe histerik, edhe euro-forik dhe natyrisht dramatik. Dekori dhe figurantët i ngjanin një funerali: dy protagonistët nga dy shkolla të ndryshme, qysh nga zanafilla, po kacafyteshin për të Vërtetën si në Greqinë e lashtë. Ata nuk do t’ ishin takuar me njëri tjetrin, sikur të mos kishte qenë trysnia nga jashtë.

Sidoqoftë takimi prodhoi edhe histori: humbjen e vetëkontrollit, reagim impulsiv dhe shpërthim infantil, tekanjoz. Shkulja instiktive dhe teatrale e dëgjueses nga veshi i majtë i Serbisë, rrumbullakonte dhe zbulonte një mori paragjykimesh primitive. Shfaqja teatrale po luhej para një publiku shumë të madh. Përveç agjencive të huaja, po e përcillnin drejtpërdrejt edhe dy kombet, skuadrat e të cilëve, nuk arritën ta përfundojnë një ndeshje të futbollit. (Shkaqet dihen: publiku serb u hakmor dhe mori pjesë në rrahjen masive të lojtarëve shqiptarë, edhe pse lojtarët nuk drejtonin fluturaken.)

Njëri protagonist vjen nga shkolla europiane, adhurues i Perëndimit, anëtar i NATO-s, tjetri vjen nga shkolla ekstreme nacionaliste, megalomane, naziste, me dëshirë për t’ iu bashkangjitur Europës, duke poshtëruar, urryer shqiptarët dhe duke u përkundur në prehrin e Rusisë, por edhe duke u krekosur si fashistët apo diktaturat me parakalimin e forcave të armatosura. E qartë, dy protagonistët nuk ndryshojnë vetëm nga përkatësia nacionale, por edhe nga njohja e botës. Rama është një shqiptar kozmopolit. Vuçiçi është një nacionalist serb në konvertim e sipër. Jo nga dëshira, por nga zori. Jo nga bindjet, por nga interesi. Edhe atë, i kapur si vogëlush i trishtuar për këmbën e Putinit.

Kryeministri i Serbisë pati shumë probleme. Arsyeja? Ai kishte plot paragjykime. Ai urrente. Ai nuk dëshironte që Rama të braktisë Beogradin kryelart, por kokulur. Urrejtja i dhunonte lirinë për të qenë politikan i nivelit europian. Ai urren shqiptarët, por ekonomia e detyron ta ftojë Ramën në Beograd. Europa nuk urren, ajo krijon ura. Ajo nuk përçan, ajo bashkon diversitetet dhe nuk u beson teorive raciste. Serbia që urren shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët dhe që beson se Kosova është pjesë e saj, nuk mund të bëhet pjesë e Europës. Ajo ka probleme serioze me perceptimin real dhe objektiv. Ajo jeton në iluzione.

Edi Rama ishte sovran, dinjitoz dhe me qëndrim prej burrështetasi të stërvitur. Kjo edhe pritej. Ai që ka mbijetuar djallëzitë e Sali Berishës, ai mund të mbijetojë edhe Dreqin personalisht. Vuçiçi u shfaq sedër-hollë, si gjatë kaosit hormonal: si një zonjë delikate gjatë menstruacioneve. Duke mos i dhënë dorën Edi Ramës, ai nënvizoi primitivizmin, arrogancën dhe paragjykimet që ka ai ndaj shqiptarëve. Atë po e dërmonte epërsia e Kryeministrit shqiptar dhe këtë nuk mund ta fshihte. Nënqeshjet dhe vështrimet e Ramës. Vuçiçi ishte në gazep para një publik shumë më të madh, se sa të një teatri, ku shfaqet “Jul Qesari” i Shekspirit.

Shfaqja i ngjante teatrit antik sepse fjalimi i Ramës krijonte asociacione me fjalimin e Mark Antonit. Bruti është njeri i mirë, por e kanë mashtruar shokët. Aleksandër, do të thoshte Edi Rama: Kosova është e pavarur, ky akt është i pakthyeshëm, por ti je njeri i mirë dhe ke të drejtë të shprehësh mendimin tënd, edhe në Tiranë. Ky fragment ishte shekspirian. Dhe pasi shkuli nga veshi dëgjuesen Kryeministri serb, aty mund edhe të piskatej: “Kafshatë që nuk kapërdihet është or mik mjerimi”. Nuk u piskat, sepse ambienti me heshtjen po krijonte oshtimë më të madhe.

Edi Rama goditi siç godiste Mark Antoni Brutin para popullit romak në dramën e Shekspirit. Besimi se Kosova është e Serbisë, por me ushtri kosovare, me polici kosovare dhe NATO brenda, nuk ishte serioze ka menduar Rama, madje gati gati, po e pyeste, në cilin filxhan të kafesë paska lexuar ai këtë lajm. Ai ishte ky qëndrim i drejtë? Po, përndryshe do ta quanin hipokrit.

Edi Rama veproi si burrështetas i madh dhe i tha: Eja në Albanopolis dhe shpreh besimin tënd për Kosovën, duke shtuar, pa dyshim, ai nuk do të jetë objektiv dhe real. Me një fjalë, Edi na transmetonte se ndoshta i biri jonë ishte i mirë, por e kishin gënjyer, e kishin manipuluar Nikoliçi, Millosheviçi dhe Daçiçi, ndoshta edhe ky bir i jonë sepse ka mbiemrin Daci. Si edhe ministri i mbrojtjes Gashiç, që është mbiemër Gashi, apo Dreçun e kështu me radhë, nga të cilët edhe sikur ta pranonin origjinën, nuk mund të pritet diçka e mirë sepse janë si vezirët shqiptarë. (Budallallëku i dytë që kam lexuar pas ardhjes së demokracisë është kërkesa për t’ u krenuar me Perandorinë Osmane, ku qenë ndaluar shkollat shqipe dhe gjuha amtare e vezirëve shqiptarë…).

Rama u nis drejt Preshevës, u tregoi shqiptarëve se tani e tutje nuk do të jenë më bonjakë, siç ishin në të kaluarën dhe nxitoi drejt Dheut të Bardhë për t’ u futur në tokën e kosovarëve. Pas çdo hapi që bënte, shihej dhe konstatohej zhbërja, tretja e formave dhe strukturave të kombit kosovar. Ato po brohorisnin Ramën më shumë se politikanët e vet dhe në Prizren, u takuan në mes vete vetëm shqiptarët. Në këtë çast m’ u kujtua ligjërimi i Nexhmedin Spahiut dhe Halit Matoshit mbi kombin kosovar. (Nga ardhja e demokracisë e deri më sot, ky është budallallëku më i madh që kam lexuar nga publicistë shqiptarë).

P.S.: Pas ndeshjes së futbollit kam lexuar shumë shtypin serb, gjë që nuk e kisha bërë ndoshta dhjetë vite. Kam lexuar qindra komente të lexuesve dhe dhjetëra artikuj të publicistëve. Më erdhi shumë keq. Më erdhi shumë keq sepse Serbia ishte e zhytur më keq dhe më thellë se sa në vitet ‘80. Serbia po pëlciste nga injoranca. Serbia nuk kishte ndryshuar. Ajo po përkundej dhe lëpinte plagët në rolin e viktimës. Populli serb ishte manipuluar keq. Ishte tepër vështirë të gjeje një koment pa urrejtje dhe pa paragjykime. Ky konstatim më dëshpëroi shumë. Nuk është aspak mirë të kesh fqinjin në këtë derexhe, në këtë gjendje psikike dhe me këto patologji. Edi Rama u takua me pasuesit e Millosheviçit, Sheshelit, Rankoviçit dhe Çubrilloviçit. Vuçiçi, Daçiçi dhe Nikoliçi, që qeverisin sot Serbinë janë si kabineti i Hitleri pa Hitlerin, por me Joachim von Ribbenthropin, me Heinrich Himmlerin dhe me Joseph Goebbelsin.

Lubonja paska thënë se qenka i vërtetë edhe mendimi i Vuçiçit, sepse Kosovën nuk e kanë njohur shumë shtete, në mesin e tyre edhe Kina dhe Rusia. Në atë vend që nuk qenka shtet, qytetarëve serb, qeveritarëve serbë dhe çdo qytetari të botës i nevojitet pasaportë për të hyrë brenda. Në Planetin Tokë, aty ku nevojitet pasaportë, quhet akoma shtet. Sa i përket qortimit të tij se Rama paska provokuar dhe ka të drejtë ai që ka pësuar, dmth. i provokuari, ky besim është tejkaluar në Perëndim qysh në shek. XX dhe i provokuari nuk është asgjë tjetër, pos një njeri i kompleksuar, që nuk mund të kontrollojë veten. Nëse i provokuari paska të drejtë pse mund të ndërsehet, atëherë edhe gratë me fustan të shkurtër mund të dhunohen, se kanë provokuar, apo jo zoti Lubonja?

Po pse ky ekzaltim? Ishte hera e parë që po përjetonim një politikan shqiptar të këtij niveli dhe dinjitoz. Nuk ishin mbështetjet e Radio Tiranës të shekullit të kaluar, por ishte kryeministri shqiptar aty. Natyrisht se ai nuk mund të shpëtojë krejt shqiptarët, por ai u ka dhënë shpresën se nuk do të harrohen si në të kaluarën dhe se ata do ta kenë një njeri që do të kujdeset edhe për mjerimin e tyre jashtë shteteve shqiptare, prandaj Edi Rama, mund lirisht të citojë Julius Gaius Caesarin: “Veni, vidi, vici,” dhe Kryeministri do të ndikojë në ndryshimin e imazhit të njollosur shqiptar…

Share This Article
14 Comments
  • Naser ziu i bie fyellit bukur. Shqipteret nuk kane nevoj te degjojne akoma mburje te teperta
    per vehten dhe sharje te pa mbarura per te tjeret. Nuk kane nevoj te degjojne mburje per
    burre shteti e burre leshi,se eshte i ngopur deri ne gryke,me ata qe kaluan dje dhe pardje.
    Naser vlera qendron tek detyra e bene. Detyres karshi atdheut nuk i behet mburje,por
    sa me shum kritika ,qe detyra karshi popullit te behet sa me e perkryer.

  • Kosova ka nevoje per paqe dhe bisedime me Serbine. Me shkeputjen de fakto Kosova fitoi. Sot per sot pak kush mendon se de jure Serbia mund dhe duhet ta njoh Kosoven. Nuk eshte kush as per hapjen e bisedimeve per antaresimin ne BE. Menyra si u tha nga Rama nuk ishte menyra me e mire per t’u thene.kete e kupton cdo njeri i pjekur. Detyra e Rames dhe ajo qe Priste Merkel ishte dicka tjeter dhe jo ajo qe ngjau. Shpresojme qe Rames te mos t’i vene vize edh diplomacia gjermane ashtu si diplomacia amerikane se eshet ne dem te Shqiperise. Ballkani nuk ka nevoje per figura nacionaliste te forta por pe rbashkebisedues te arsyeshem. Per nacionalist te fuqishem kishin Berishen. Te presim edhe pak por shanset se Rama e humbi davan jane te qarta. Udha bute zoti Rama

  • Nuk po ju kuptoj o komentues “kasandra” !!!! Mos vall jeni pjes e familjes dhe asaj opozite te shkerdhyer vrastare!!! Po cuditem ! Rama tha te verteta qe per fat te mir pati rastin ter bota ti shoh ti ndegjoj e te gjykoj realitetin e blinduar shekullor ne “rifuxhot ” e propagandes armiqesore te brendeshme e te zemres se jashteme te saj ! Te thuash ato te verteta perse na qenkan nacionalizem !!!!Ky popull i shperndar neper troje qe flet shqip mos vall nje kryeminister shqiptar kur per her te par ju flet e kerkon trajtim barazie ,mos doni tu flas ne serbisht se mos “humbas shanset” ! Mos doni nje kryeminister brekdhjer qe tju bjer ne gjunj e tju lutet me lot ne sy ???? Ky popull ka mbijetuar historikisht me “shanse te humbura” sepse e kan trajtuar “te voglin “e shoqeris e ky kryeminister,aspak nacionalist, tregoi zemren e kurajon e madhe te nje populli me zemer , kurajo , e deshira te medha bashkjetese paqesore ….

    • Rama tha te vertat e tij ashtu si Vucic tha te tijat. Tek e fundit edhe njohja e Kosoves nga vetem disa vende nuk i jepte Rames te drejte ne pohimin e tij. Nuk ishte nje takim per te vendosur se cila e vertete fitonte por nje takim per te gjetur nje rruge mirekuptimi. Ne kete pike vizita e Rames deshtoi. Klithmat dhe ekzaltimet nacionaliste si keto te Naser Aliut qe pak ndryshojne nga pozitat e shtypit serb me kah te kundert, na largojne nga rruga e marreveshjeve dhe na shtyjne drejt humneres se percarjeve.
      Rezultat i menjehershem i sjelljes se Rames ishte acarimi i marredhenieve midis te dy shteteve gje qe u vur re edhe ne arenen nderkombetare ku kemi pasur takime bilaterale.
      Nuk ia ka fajin Lubonja nese Rama eshte me i prirur drejt provokimeve dhe batutave sesa drejt rruges se diplomacise. Interesant fakti se Rama, ne arrogancen e tij karaketristike, ishte i bindur se shkonte ne Serbi per te ndihmuar serbet te kuptonin.
      Fjalimi i tij ekzaltoi vetem ekstremistet ndersa zhgenjeu te gjithe ata qe prisnin dicka pozitive nga ai takim.
      Nga pikepamja pragmatike cfare fituan shqiptaret dhe kosovaret nga takimet e Rames ne Serbi perveç acarimit te gjakrave?!

      Kur Rama flet per besen ben nje gabim trashanik dhe aspak diplomatik te diktuar nga njeanshmeria,arroganca dhe mosnjohja: Unë di që besa është një institucion shqiptar, nuk e di që e kanë edhe serbët (http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/11/14/te-ishte-prerje-bese-nese-nuk-te-flisja-per-kosoven-ne-beograd/)
      Keshilltaret kosovare duhet t’i kishin shpjeguar kryeministrit tone se koncepti i beses nuk eshte ekskluziv shqiptar. Ata mund ti kishin shpjeguar Rames konceptin e fjales “vjera” ne boten serbe.
      Perqasja qe pati Rama ne takimin ne Serbi ishte ajo qe ka ai sa here perballet me opoziten apo me kundershtite ndaj tij.

    • Nuk diskutohet se tha apo jo te verteten Edi Rama, por ai bashke me Vucicin bene teater dhe, mesa duket jane marre vesh per ate skenar qe, qe te dy te shpalleshin heronj te patrotizmave perkatese. Edi Rama tha ate qe vete politikanet serbe e pranojne ne takimet nderkombetare dhe asgje me shume. Nese edi Rama do te ishte patriot apo nacionalist do kish kerkuar bashkimin e Kosoves me Shqiperine dhe te Presheves e Kosoven, por tha ate qe shqiptaret t` rrine te ndare sikunder jane. Prandaj zoti Naser analizoje mire veprimin e Rames se eshte thjeshte kozmopolitizem europian dhe aspak patriotizem. Mos u ngopni me luge zbrazur o etusiaste te idolatrise.

  • Kosova me 20.000 gra të dhunuara, 13.000 të vrarë dhe 100.000 shtëpi të djeguara apo rrënuara, gati një milion të dëbuar dhe sipas Tradiat, Rama duhej të heshtte…Perëndimi ka mbështetur qëndrimin e Ramës…Disa shqiptarë të mësuar mirë me nënshtrimin serb, qëndrimi i Ramës nuk u pëlqeu, ata dhsirojnë respekt për eliten fashiste serbe…dhe thonë, mos iua thuaj të vërteten…

  • Vjera nuk eshte Bese, por besim, religjion…Rama ka nënshkruar çdo gjë që qe parapare për marrëveshje…para se ta qani hallin serb, kujtoni pak se ata nuk pranojnë kosovën duke shpresuar se Rusia rrit ndikimin dhe ajo pushton Kosovën…shtetet perëdnimore mbështesin Ramën…

  • Drita, ai qe permend ti eshte vetem nje nder kuptimet e fjales “vjera”. Po te informohesh me tej do te zbulosh se ka edhe kuptime te tjera pak a shume si “besim” ne shqip. Gazetat perendimore e kane pare ate takim si kacafytje per Kosoven.

  • “Besa” nuk ekziston në gjuhët sllave, por Fjala e Nderit…”vjera” ka kuptimin e besimit, “verujem jednom coveku”, besoj një njeriu apo “verujem boga”, besoj zotin, “VJera”, feja, fund për këtë.
    Analitike, cili politikan perëndimor kritikoi qëndrimine Rames apo je duke folur për qëndrimin Rus? Pörmend njE poltikan perendimor qE krtitikoi Ramen!

  • Vizita e rames ne serbi kish karakter ekonomik ne radh te pare e pastaj atij politik e shtyre me shum nen trysnin europiane, per te konsoliduar perpjekjet per ne bashkimin europian, se pa pasur mardhenje te mira mes fqinjsise, nuk mundet te flasim per nje europ te bashkuar!
    Rezoluta 1244 e okb lejon kosoven si nje shtet te ashtuquajtur nga ne shqiptaret e shum shtete qe e kan njohur ate ne shkembim te mardhenjeve ekonomike, por nuk lejon qe kosova te ket monedhen e saj ekonomike, ushtri, pjesmarjen e saj ne aktivitete nderkombetare, natyrisht qe statusi perfundimtar i saj i duhet kerkuar serbise, si e vetmja mendesi per shkeputje te territorit te saj, te tjerat jan vetem se si te perfitojm ne mardhenjet ekonomike!
    Tajvani pesoj te njejten ashtu si po veprohet me kosoven, pra pa status ne okb po qendron ,republik kina-tajvan!

  • info analitike,

    kërkova politikan perëndimor, jo gazeta…

    rezoluta 1244 ka vdekur me pavarësinë…kjo rezolutë ekziston për serb dhe miq të serbisë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *